“Shoqëria civile nuk do të thotë të dalësh në protestë një herë, bëhet fjalë për një organizëm, i cili është i aftë të zhvillojë dialog mes përfaqësuesve të shtetit. Shoqëria civile duhet të jetë një faktor, i cili është i gjallë dhe i zgjuar në rast të çdo një padrejtësie në shtet dhe duhet të reagojë menjëherë ndaj çdo një goditjeje dhe çdo një gabimi të pushtetarëve.” Fjalët janë të regjisorit dhe skenaristit Aleks Manuillov, i cili arrin të grumbullojë tërë paletën prej problemeve të një shoqërie bashkëkohore në tekst – performancën e tij “Shteti”.
Autori tashmë është i njohur ndër kritikën teatrale për dramaturgjinë e tij dhe mendimin e tij origjinal si regjisor, por me “Shtetin” arrin ta tërheqë vëmendjen e kritikëve më të shquar. Sipas vlerësimeve të tyre metoda e tij është e panjohur deri tani në artin teatral.
Është përkthyer në pesë gjuhë evropiane, teksti i Aleks Manuillovit në vazhdim të dy viteve “bisedon” me publikun e huaj shumëkombësh. Mirëpo kohët e fundit “Shteti” e ka mishërimin e vet bullgar. Në Sofje vepra moderne flet në emrin e Pllamen Goranovit, burri i ri, të cilin bullgarët e mbanë mend me aktin e vetëdjegies si shenjë mospranimi të padrejtësive konkrete në shtet.
“Mua personalisht më bëri një përshtypje shumë të madhe vetëdjegia e këtij njeriu për shkak të problemeve të shtetit. Kjo për mendimin tim ishte një vepër ekstreme, e cila tregon një dëshpërim të madh për shkak të situatës në Bullgari. Pllameni madje nuk ishte i vetmi, ai është një prej të gjithë 13, ose 14 njerëzish, të cilët u vetëdogjën. Shumica prej tyre ishin njerëz të rinj, të shëndoshë dhe me profesione të mira. Kështu qe trajtimi i kësaj teme nga unë ishte diçka krejt e natyrshme. Kjo ndodhi pikërisht në pjesën “Shteti”. Kjo metodë në teatër – të pakësohet roli i aktorëve dhe të rritet pjesëmarrja e publikut është diçka e re. “Kështu arrihet ndjenja se u jepet më shumë pushtet, më shumë hapësirë shikuesve, sesa krijuesit. Publiku gjithashtu e përkrah anën e krijuesit. Ai është pjesëmarrës në një proces shumë interesant” – thotë Aleks Manuillov dhe shton:
“Koncepti është lidhur me faktin se duhet të diskutojmë, të përpiqemi të themi se çfarë është demokracia për ne dhe si funksionon ajo. Dhe jo vetëm ta themi, por edhe ta tregojmë, ta përjetojmë nëpërmjet një modeli skenik, teatral – kjo ishte ideja ime.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..