Më 6 mars Bullgaria përulet në shenjë nderi para sakrificës së Pllamen Goranovit, vdekja e të cilit u bë simbol i protestave kundër elitave politike, korrupsionit në qeverisjen dhe varfërisë.
Alpinisti dhe piktor 36 vjeç, i cili vdiq në prag të Festës Kombëtare më 3 mars, u vetëdogj me benzinë në orët e herëta të 20 shkurtit përpara godinës së Bashkisë në qytetin Varna. Protesta e burrit të ri ishte kundër kryetarit të baskisë së Varnës, Kirill Jordanov, i përkrahur nga partia drejtuese GERB dhe Këshilli Bashkiak, i dominuar nga anëtarët e të njëjtës parti. Pllameni kërkoi konkretisht dorëheqjen e kryetarit të baskisë, të cilin e akuzonte në korrupsion për të gjithë periudhën e drejtimit të tij 14 vjeçar. Varna, porti kryesor bullgar në Detin e Zi është qyteti, nga i cili filluan protestat kundër korrupsionit dhe varfërisë te ne dhe aty ku kotë anë më masive. Nga dita e vetëdjegies së Pllamenit, protestuesit mbajnë stemë në formën e flakës.
Çfarë e shtyu këtë bullgar të ri deri në këtë veprim të mjerë? Para së gjithësh mungesa e besimit në dëshirën e klasës sonë politike të japë një mundësi reale për kontroll, transparencë dhe llogaridhënie të të gjitha veprimeve të veta nga ana e shoqërisë civile. Që këtu dhe pasurimi jo i drejtë përmes skemave të korrupsionit dhe varfërimi përkatës i bullgarëve të zakonshëm, të cilët u çuan deri në dëshpërim nga pamundësia të mbulojnë bile nevojat e veta më të ngutshme. Duke shtuar dhe ekzistencën e monopoleve në sektorët më të rëndësishëm të energjetikës dhe të ekonomisë, situata bëhet fare e mjerë. E gjithë kjo çojë deri në protestat spontane në 35 qytete bullgare, në të cilat në rrugë dolën qindra mijë protestues. Në fund të fundit qeveria dha dorëheqje, por protestat po vazhdojnë. Sepse, e thënë me fjalë të thjeshta, populli “u zgjua” pas një kalimi demokratik 23 vjeçar, dhe kërkoi një prani më të madhe në qeverisjen e shtetit, që duhet të kalojë përmes ndryshimeve në sistemin politik.
Gabojnë ata të cilët mendojnë se, sakrifica e Pllamen Goranovit është një akt i pamenduar. Si dhe ata, të cilët e frymëzojnë dhe e krahasojnë me Jan Palach, studenti çek, i cili u vetëdogj në Pragë gjatë vitit 1969 si protestë kundër okupacionit të Çekisë nga ushtritë sovjetike pas Pranverës së Pragës. Nuk mungojnë dhe krahasime me të riun nga Tunizia Mohamed Bouazizi, i cili gjatë muajit dhjetor të 2010-ës u vetëdogj si shenjë proteste, se e ka humbur punën.
Çdo një akt i ngjashëm është personal dhe është një emanim të indinjatës së grumbulluar, të padrejtësisë dhe të mungesës së perspektivës për gjetjen e një vendimi adekuat. Prandaj duhet të përulemi përpara kujtimit të Pllamenit dhe të bashkohemi ndaj fjalëve, të shkruara nga një dorë e panjohur në vendin, ku ai u kthye në një pishtar të gjallë: “Ti ndez guximin tonë dhe dashurinë drejt lirisë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Dimitër Ushev
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!