Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnofantazi 2016

БНР Новини
ETNOTIX
Foto: arkiv personal

Ndër befasitë më të mëdha në kufirin midis xhazit dhe folklorit gjatë vitit 2016 ishte albumi i bateristit Borisllav Petrov – autor dhe drejtues i vargut të transmetimeve “Xhazstori”. Doli që ai prej vitesh interesohet dhe studion folklorin bullgar. Rezultati ishte një koleksion i pjesëve prej autori me emrin “Xhazanica”. Ekzekutues janë Mitko Ljolev dhe Vlladimir Kërparov – saksofona, kitaristi Ljudmill Krumov, pianisti Ljubo Canev dhe basisti Boris Taslev.

Nxjerrim nga folklori autentik më interesanten dhe pas kësaj e përpunojmë sipas pikëpamjeve tona” – rrëfejnë muzikantët e grupit ETNOTIX. Muzika e tyre është një gërshetim nga folklori, muzika etno, pop dhe rok. Ideja për krijimin e grupit është i producentit Asen Pavllov dhe muzikantit Angell Dobrev – solist gadullar në Orkestrën e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai është edhe autor i pjesës së madhe të veprave në repertorin e grupit ETNOTIX. Formacioni përbëhet nga katër veglat popullore bullgare “gëdullka”, një këngëtare popullore, një kitarist dhe një perkusionist. Gjatë prillit ishte koncerti i tyre i parë me vete.

Gjatë vitit 2016 violinisti Najxhëll Kenedi gjithashtu hasi veglën popullore muzikore bullgare “gëdullka”. Ai realizoi një dialog interesant muzikor. Vegla tradicionale popullore ishte në duart e muzikantit të njohur, kompozitor, dirigjent i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” – Georgi Andreev. Në qytetet Sofja dhe Pllovdiv të dy mjeshtrit muzikorë ishin bashkë me Orkestrën “Sofija Simfoniks”, ndërsa në Londër – me Orkestrën e Filarmonisë së Londrës. Ideja e këtij projekti ishte i violinistit bullgar Ivo Stankov i cili i dhuroi Najxhëll Kenedit disqe me muzikën e Georgi Andreevit. Violinisti virtuoz jo vetëm që pëlqei pjesat, por edhe zgjodhi disa vepra të cilat të ekzekutojnë bashkë. Për  fat të keq nuk disponojmë incizime të përshtatshme nga koncertet e lartpërmendura.

Bateristja Bojana Trajanova zgjodhi të jetojë dhe të punojë në Nju Orlijns. Ajo lindi në Bullgari, por rriti në SHBA-në. Kohët e fundit ajo zbuloi edhe muzikën popullore bullgare. E magjepsur nga ritmet ajo krijoi një trio folklorike me fizarmonicistin Matju Shrajbër dhe kitaristin bullgar Georgi Petrov. Të tre ata incizuan një kompaktdisk, i cili shitet përtej oqeanit. Bojana Trajanova është pjesë e formacionit One Love Brass Band, i cili para disa muajsh paraqiti albumin e parë.

Ata, të cilët e njohin muzikën time, dinë, se përpiqem të afrojë dy botet e xhazit dhe atë të folklorit bullgar” – rrëfen muzikanti bullgar Vlladimir Kërparov. Në fund të vitit 2016 saksofonisti i njohur paraqiti albumin e tij më të ri “Antihipokrisill”. Ai u incizua me kuartetin e tij, në të cilin hyjnë Stojan Jankullov – Stunxhi – bateri, Petër Rallçev – fizarmonikë, këngëtari Neno Iliev dhe fyelltari Nedjallko Nedjallkov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD