“Kënga e saj tingëllon në Kozmosin e pafundmë, ndërsa këtu në Tokë përhapet mbi fushat e gjera dhe në sallat e koncerteve që nga Stokholmi deri te Madridi, nga Nju Jorku deri te Los Angjelis, nga Londra deri te Tokio. Të gjithë ngrihen më këmbë të mahnitur nga zëri i saj magjepsës, i cili arrin thellësitë më të mëdha të shpirtit njerëzor. Kënga e saj është simbol i dashurisë dhe i përjetshmërisë.” Këtë e shkruan profesoresha doktore Dora Hristova, dirigjente e Korit “Misteri i Zërave Bullgarë” për këngëtaren Nadezhda Hvojneva. Këndimi i saj prek çdo zemër. E caktojnë si “një yll i ndritshëm i krijimtarisë folklorike”, zëri i saj është “një dhuratë, një mrekulli hyjnore”. Në vitin 1988 kritika muzikore amerikane e shpalli “Altin më të mëdhenj të Planetit”.
E bija e këngëtares Eliçka Krëstanova, e cila këndonte bashkë me nënën në korin “Misteri i Zërave Bullgarë”, në lidhje me përvjetorin e 80-të të lindjes të së ëmës rrëfen:
“Në radhë të parë dëshiroj të them atë, që ajo është njeriu me më shumë rëndësi në jetën time, se ajo ishte një nënë e mrekullueshme dhe vetëmohuese. Dhe kjo megjithëqë kishte shumë angazhime si këngëtare me koncerte kudo në vend dhe në botë. Amaneti i saj ishte që të dua familjen, farefisin, miqtë, të jam mirëbërëse. Në plan profesional të sillem me respekt ndaj profesionit, ndaj kolegëve. Të pranoj sukseset e tyre dhe të gëzohem për ta. Të gjithë në farefisin tonë këndojnë ose i bien ndonjë vegël muzikore. Daja e saj Asparuh ishte gajdexhi, kushëriri i saj Todor Borisov i binte fizarmonikës, Todor Hvojnev, i cili është djali i dajës Asparuh gjithashtu i binte fizarmonikës. Të gjithë në malin Rodopa këndojnë, zemrat e tyre janë në këngët. Për mua ishte një përjetim i paharrueshëm, kur me korin “Misteri i Zërave Bullgarë” interpretuam këngën “Ngrihu, o moj nënë”, soliste e së cilës ishte ajo. Nëna ime bënte dy-tre hapa përpara, heshte për një çast dhe sikur në këtë mënyrë vendoste një lidhje shpirtërore me publikun. Të gjithë e mbanin frymën dhe kur ajo niste të këndojë, ata mbyllnin sytë kështu sikur deshën të dëgjojnë më mirë interpretimin e saj. Kur kënga përfundonte për disa sekonda mbizotëronte një heshtje dhe papritmas publiku shpërthente në duartrokitje.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..