“Zoti është një, por është me emra të ndryshëm”, thotë poetesha Ivelina Nikova, e cila ka një sërë dekoratash letrare dhe është autore e përmbledhjeve të vjershave “Bullgaria në zemrën time”, “Fijet e arta”, “Një joshje pas diellit” dhe “Unë do të mbetem tek ti”. Ajo ka lindur gjatë vitit 1977 në qytetin e vogël Provadia, kurse krijimet e saj janë të frymëzuara nga Bullgaria nga dashuria midis njerëzve. Shkrimi i poezisë është forca e madhe e Ivelinës, por tani ajo na befason këndshëm me librin e saj të ri – romanin e shkurtër “Alltëna”. Veprimi zhvillohet në malet Rodope dhe e ve aksentin mbi forcën e gruas bullgare dhe mundësinë të ketë një mirëkuptim dhe dashuri midis njerëzve nga fetë e ndryshme – të krishterë dhe myslimanë.
“Alltëna” është një mesazh, i cili është kripa në plagë dhe mjalti në gjuhë, ajo është një sekret i zbuluar dhe shpresë për diçka më të mirë në ditët tona – tregon Ivelina për krijimin e vet. – Ky është një libër për forcën e shpirtit dhe për dashurinë, për të drejtën dhe për mirësinë, për bukurinë bullgare dhe për unitetin e zotit, për bashkimin e feve. Heroi kryesor – Alltëna është një vajzë e bukur nga krahina e Rodopeve me një shenjë në ballë dhe me një zë, për të cilin i kanë zili dhe bilbilat. Ajo është një grua shumë e fortë e cila gjunjëzon përpara një fëmije, burimi ose lule, por përpara njerëzve brutal asnjëherë. Alltëna është e krishterë, e cila lind me një shenjë të errët në ballë, e cila bëhet shkak që ajo të jetë e braktisur nga prindërit e vet në qytezën e afërt. Ajo është e gjetur prej një myslimani, i cili e adapton dhe në një etapë më të vonë nga jeta, i tregon të vërtetën. Vajza takohet me nënën e saj të vërtetë, dhe po kështu dhe vëllanë e saj dhe me motrën . Më vonë njihet dhe me dashurinë e saj të madhe dhe lind një vajzë me të njëjtën shenjë në ballë. Fundin e kam lënë të hapur. Lexuesit shpresojnë që libri të ketë zgjatje.”
E quajnë Rodope “malin me shpirt”, kurse “Alltëna” po kështu është një libër me shpirt, i cili ka forcën të transportojë njeriun në rrëzat e malit, t’i këndojë nën tingujve të kambanave dhe këmborëve, t’i ofrojë qumësht të thartuar me yje, t’i tregojë shenjtërinë e bukës dhe të dëshmojë, se duhet të drejtohemi në vend të parë nga e mira dhe nga dashuria, pavarësisht se çfarë feje predikojmë. Emri Alltëna është simbol i dritës dhe i ndriçimit, vjen nga emërtimi për një monedhë të artë turke, të cilën heroina kryesore e mban në qafën e vet. Veprimi në libër zhvillohet gjatë vitit 1935, por vlerat e parashtruara në historikun e tij janë të vlefshme me një forcë të plotë dhe në këtë moment. Libri i shkurtër është i frymëzuar nga vjersha e Ivelina Nikovës “Alltëna tregon”, që është përfshirë në përmbledhjen e vjershave – “Bullgaria në zemrën time”.
“Unë jam e bindur se, pjesa më e madhe e njerëzve në Bullgari, në një nivel të pastër jetik, nuk bëjnë dallim se kush është i krishterë dhe kush myslimanë, për ta është me një rëndësi më të madhe nëse njeriu është i mirë dhe kjo përcakton çdo gjë tjetër në jetë – pohon autorja. – Bashkërisht festojmë festat tona fetare, bashkë dëfrejmë nëpër dasma dhe për lindjen e fëmijëve tanë, bashkë përcjellim të afërmit tanë në momentet e tyre të fundit. Kur na udhëheqin fjala e mirë dhe zemra e mirë, nuk ka rëndësi sesi quhet ajo forcë, e cila na shikon nga qielli. “Alltëna” është e krijuar të na bashkojë, duke tronditur dhe zemrat prej guri. Shpresoj se pas leximit të librit njerëzit do të bëhen të paktën pak më të mirë.”
“Alltëna” u prezantua për herë të parë në Sofje më 10 dhjetor. Redaktore është Sonja Përvanova, kurse piktor – Maria Ilieva. Mendimet e lexuesve të romanit të saj të shkurtër janë jashtëzakonisht pozitive, me të cilën ajo bën hapat e veta të para drejt prozës. Shkrimtarja drejton këtë mesazh ndaj njerëzve:
“Unë besoj se çdo një ka talent. Nëse ai do të gatuajë bukë ose do të qepë rroba, nëse do të shkruajë libra, do të këndojë ose do të pikturojë, çdo një ka ardhur në këtë botë me dhuntinë e tij dhe duhet të lërë diçka të mirë pas vetes së vet. Kështu që-krijoni, shkruani, kompozoni këngë dhe mundohuni të jeni njerëz të mirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..