Një nga veprimtaritë më të mëdha në brejk “Ndeshja e vitit”, e cila është edhe me rangun e një kampionati botëror, mblodhi në qytetin gjerman Esen, kërcimtarë nga mbarë bota në këtë stil. Qëllimi ishte që të caktohen më të mirat. Me titull botëror u kthye bullgari Stefan Georgiev – Shifura, ndërkaq ky ishte një dallim fituar pa pritur.
Formati i veprimtarisë është i tillë, se u jep mundësi për shfaqje të të gjitha talenteve. Në këtë konkurrim marrin pjesë ekipe nga mbarë bota, të cilat prezantojnë programet e përgatitura paraprakisht. Klasa e mjeshtërve organizojnë edhe kërcimtarët më të mëdhenj brejk. Gjatë kësaj vere bullgari fitoi çmimin e madh të Festivalit Rinor “Fën Siti” në Varnë. Lidhur me këtë Shifura shpjegon:
“Çmimi ishte të shkoj dhe të shikoj garën në qytetin Esen. Mbërritëm një ditë para fillimit dhe frekuentuam festën përgatitore. Sivjet ajo u organizua sipas një koncepti të ri. Kishte 8 rrethe, në të cilët vallëzuan. Nga çdo rrethi zgjidheshin valltarët më të mirë. Pa ditur se veprimtaria ka karakter konkurrues edhe unë fillova të vallëzoj. Më zgjodhën në top 8 të kërcimtarëve më të mirë. Isha me një djalë nga Gjermania, i cili vallëzonte shumë mirë. Me të bashkë arritëm deri te final. Isha i befasuar shumë, sepse pjesëmarrësit ishin në një nivel shumë të mirë. Por e fitova konkurrimin në final me 10 kundrejt 0 vota.”
Mirëpo, ky nuk është suksesi i tij i parë. Në Bullgari ai ka fituar shumë çmime. Krahas kësaj është mbajtës i një sërë dallimesh ndërkombëtare nga Rumania dhe Serbia. E quajnë shifura nga “shifu”, siç quhen mësuesit në kung fu. Në botën e brejkut e shtie një shok të tij të klasës. Që atëherë tashmë 8 vite me radhë, ai çdo ditë bënë trajnime, duke dhënë gjithçka nga vete në vallëzimin e dashur.
“Brejku është pjesë e kulturës hiphop, e cila është shumë interesante. Hip-hopi përmbahet nga katër elemente: rapër, artistët e grafiteve, brejku dhe dixhej” – shpjegon Shifura.
Kjo kulturë lindi në SHBA-në në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Në Bullgari ajo u transferua në vitet 90-të. Stefan Georgievi ishte i tërhequr prej saj për shkak të ndjenjës së lirisë, në gërshetim me figurat ekstreme. Nuk është e rastit se është student në Akademinë Kombëtare Sportive specialitetin “Trajner i snoubordit”. Përveç kësaj për të brejku është një mundësi të zhvillojë aftësitë në fushën e akrobatikës, me të cilën merrej kur ishte i vogël. “Që të jesh një bi boj i suksesshëm, duhet të dëgjosh dhe të kuptosh muzikën, sepse ajo është kryesorja. Kultura fizike gjithashtu duhet të jetë në një nivel të lartë, sepse ka elemente të ndërlikuara, edhe të rrezikshme. Kërcimtari duhet të jetë dinamik dhe të investojë shumë energji dhe forcë. Ato janë gjërat, të cilat unë i trajnoj”, shpjegon Shifura. Doemos nuk është në vend të fundit imagjinata:
“Brejku është një vallëzim i lirë. Mirëpo, ka edhe një bazë, të cilën secili duhet të marrë në konsideratë kur vallëzon. Nuk mund të lexosh pa ditur shkronjat. Ashtu është edhe në brejk. Mirëpo, kur e mëson kryesoren, mund të bësh atë të cilën të diktojë imagjinata.”
Stefan Georgievi ka mësuar shumë gjëra nga brezat e mëparshme të cilët vallëzuan brejk:
“Tani niveli tek ne nuk është aq i lartë. Nuk janë shumë kërcimtarët. I ndihmojmë njeri tjetrit me sa kemi mundësi. Të gjitha ekipet mblidhemi në një sallë dhe së bashku bëjmë trajnimet. Para kohe nuk ishte ashtu, sepse vallëzimi brejk përbën në vet veten një konkurrim. Ndërsa qëllimi i një konkurrimi është që të tregosh me vallëzimin se je më i miri.”
“Aktualisht tek ne konkurse të brejkut nuk organizohen aq shpesh. Në se ka të tilla ato janë të vogla dhe nuk japin stimul. Në shtetet e tjera organizohen veprimtari të mëdha çdo vit. Kështu ky lloj vallëzimi zhvillohet. Para kohe tek ne kishte një konkurs, i cili zhvillohej në vazhdim të 10 viteve. Ai ishte në një nivel shumë të mirë dhe vinin edhe përfaqësues nga mbarë bota. Kishte një përparim. Tani kultura dhe vallëzimi sikur po vdesin.”
Aktualisht Stefan Georgievi po përgatitet për konkurrimin e radhës, kësaj here në Spanjë muajin e ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..