Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Georgiev – Shifura: Brejku jep liri

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Një nga veprimtaritë më të mëdha në brejk “Ndeshja e vitit”, e cila është edhe me rangun e një kampionati botëror, mblodhi në qytetin gjerman Esen, kërcimtarë nga mbarë bota në këtë stil. Qëllimi ishte që të caktohen më të mirat. Me titull botëror u kthye bullgari Stefan Georgiev – Shifura, ndërkaq ky ishte një dallim fituar pa pritur.

Formati i veprimtarisë është i tillë, se u jep mundësi për shfaqje të të gjitha talenteve. Në këtë konkurrim marrin pjesë ekipe nga mbarë bota, të cilat prezantojnë programet e përgatitura paraprakisht. Klasa e mjeshtërve organizojnë edhe kërcimtarët më të mëdhenj brejk. Gjatë kësaj vere bullgari fitoi çmimin e madh të Festivalit Rinor “Fën Siti” në Varnë. Lidhur me këtë Shifura shpjegon:

СнимкаÇmimi ishte të shkoj dhe të shikoj garën në qytetin Esen. Mbërritëm një ditë para fillimit dhe frekuentuam festën përgatitore. Sivjet ajo u organizua sipas një koncepti të ri. Kishte 8 rrethe, në të cilët vallëzuan. Nga çdo rrethi zgjidheshin valltarët më të mirë. Pa ditur se veprimtaria ka karakter konkurrues edhe unë fillova të vallëzoj. Më zgjodhën në top 8 të kërcimtarëve më të mirë. Isha me një djalë nga Gjermania, i cili vallëzonte shumë mirë. Me të bashkë arritëm deri te final. Isha i befasuar shumë, sepse pjesëmarrësit ishin në një nivel shumë të mirë. Por e fitova konkurrimin në final me 10 kundrejt 0 vota.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i tij i parë. Në Bullgari ai ka fituar shumë çmime. Krahas kësaj është mbajtës i një sërë dallimesh ndërkombëtare nga Rumania dhe Serbia. E quajnë shifura nga “shifu”, siç quhen mësuesit në kung fu. Në botën e brejkut e shtie një shok të tij të klasës. Që atëherë tashmë 8 vite me radhë, ai çdo ditë bënë trajnime, duke dhënë gjithçka nga vete në vallëzimin e dashur.

Brejku është pjesë e kulturës hiphop, e cila është shumë interesante. Hip-hopi përmbahet nga katër elemente: rapër, artistët e grafiteve, brejku dhe dixhej” – shpjegon Shifura.

СнимкаKjo kulturë lindi në SHBA-në në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Në Bullgari ajo u transferua në vitet 90-të. Stefan Georgievi ishte i tërhequr prej saj për shkak të ndjenjës së lirisë, në gërshetim me figurat ekstreme. Nuk është e rastit se është student në Akademinë Kombëtare Sportive specialitetin “Trajner i snoubordit”. Përveç kësaj për të brejku është një mundësi të zhvillojë aftësitë në fushën e akrobatikës, me të cilën merrej kur ishte i vogël. “Që të jesh një bi boj i suksesshëm, duhet të dëgjosh dhe të kuptosh muzikën, sepse ajo është kryesorja. Kultura fizike gjithashtu duhet të jetë në një nivel të lartë, sepse ka elemente të ndërlikuara, edhe të rrezikshme. Kërcimtari duhet të jetë dinamik dhe të investojë shumë energji dhe forcë. Ato janë gjërat, të cilat unë i trajnoj”, shpjegon Shifura. Doemos nuk është në vend të fundit imagjinata:

Brejku është një vallëzim i lirë. Mirëpo, ka edhe një bazë, të cilën secili duhet të marrë në konsideratë kur vallëzon. Nuk mund të lexosh pa ditur shkronjat. Ashtu është edhe në brejk. Mirëpo, kur e mëson kryesoren, mund të bësh atë të cilën të diktojë imagjinata.

СнимкаStefan Georgievi ka mësuar shumë gjëra nga brezat e mëparshme të cilët vallëzuan brejk:

Tani niveli tek ne nuk është aq i lartë. Nuk janë shumë kërcimtarët. I ndihmojmë njeri tjetrit me sa kemi mundësi. Të gjitha ekipet mblidhemi në një sallë dhe së bashku bëjmë trajnimet. Para kohe nuk ishte ashtu, sepse vallëzimi brejk përbën në vet veten një konkurrim. Ndërsa qëllimi i një konkurrimi është që të tregosh me vallëzimin se je më i miri.

Sipas tij do të jetë mirë që të stimulohet zhvillimi i kulturës rinore në Bullgari. Lidhur me këtë shpjegon:

Aktualisht tek ne konkurse të brejkut nuk organizohen aq shpesh. Në se ka të tilla ato janë të vogla dhe nuk japin stimul. Në shtetet e tjera organizohen veprimtari të mëdha çdo vit. Kështu ky lloj vallëzimi zhvillohet. Para kohe tek ne kishte një konkurs, i cili zhvillohej në vazhdim të 10 viteve. Ai ishte në një nivel shumë të mirë dhe vinin edhe përfaqësues nga mbarë bota. Kishte një përparim. Tani kultura dhe vallëzimi sikur po vdesin.

Aktualisht Stefan Georgievi po përgatitet për konkurrimin e radhës, kësaj here në Spanjë muajin e ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD
Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD