Erdogani kërkon nga Bashkimi Evropian një vendim të shpejt dhe përfundimtar për Turqinë
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogane nënshtroi Bashkimin Evropian në kritika të ashpra dhe këmbënguli për një pozitë të shpejtë dhe përfundimtare për anëtarësinë e vendit në bashkim. Në një forum ndërkombëtar në Stamboll presidenti i përcaktoi këmbënguljet për rishikimin e procesit të bisedimeve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian si një standard të dyfishtë dhe e akuzoi Bashkimin Evropian, se nga njëra anë e akuzon PKK si një organizatë terroriste, kurse nga ana tjetër, hap dyert e parlamentit Evropian për bashkëpunues të terroristëve.
Ish shefi i zbulimit Dushko Markoviç qe i ngarkuar zyrtarisht të krijojë qeverinë e re e malit të zi pas zgjedhjeve të tendosura gjatë muajit të kaluar, pas të cilave do të duhet të kërkohet një koalicion me parti të tjera më të vogla. Partitë opozitare nuk i njohin rezultatet nga zgjedhjet dhe deklaruan , se ka pasur shkelje.
Greqia është optimiste për arritjen e marrëveshjes për borxhin e saj të jashtëm
Greqia do që të lidh marrëveshje me partnerët e saj një hartë rrugore, e cila të çojë deri në dalje nga kriza dhe kthim të tregjeve, shkruajnë botimet e shtypura greke. Sipas tyre rruga për dalje nga kriza kalon përmes finalizimittë vlerësimit të dytë të programit shpëtimtar në një nivel teknik, pjesëmarrje të fondit Ndërkombëtar Monetar në programin grek, anulim të ndalimit për lëvizjen e kapitaleve, dalje në tregjet ndërkombëtare dhe ndërprerjen e programit shpëtimtar gjatë vitit 2018. Sipas shtypit grek, pavarësisht nga disa mosmarrëveshjeve në radhët e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Ndërkombëtar Monetar, ka dëshirë për gjetjen e vendimit.
Përmbytje në Ballkan
Në Bullgari, lumi Gllazne mbuloi pjesë në rajonin e vendpushimit dimëror Bansko në malin Pirin dhe u shpall një gjendje fatkeqësie. Ka ura të rrëmbyera, është e shkatërruar rruga e skive, uji ka marrë me vete dhe një lokal për ngrënie, një lokal tjetër është i mbushur me ujë.Në Serbipas shirave të rënda, situata pak nga pak po stabilizohet. Në rajonet e prekura nga shirat e stuhishme nga kjo javëjanë dërguar ekipe shpëtimtare. Njoftohet për 39 të evakuuar. Në Vranja dhe Kopaonik , ku sasia e reshjeve arriti deri më 80 litra në metër katror, ka dhe rrëshqitje të dheut.Në Shqipërishirat e rënda morën dy viktima njerëzore.
Prostitutat në Turqi luftuan për pensione
Mbi 500 prostituta , të cilat punojnë në Izmir tanimë do të mundin qetësisht të dalin në pension. Instituti për një mbrojtje sociale ka vendosur se, punonjëset, mes të cilave dhe jo pak të tilla në një moshë pensioni, nuk mund të largohen për një pushim të merituar , sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë qenë të përpiktë në pagimin e sigurimeve të tyre. Pas sanksionimeve përkatëse, shkelësit i kanë bërë investimet e duhura, kurse prostitutat kanë marrë të drejtën për pension. Vendimi është marrë përmes ndihmës së Qendrës për mbrojtje të të drejtave të grave në Izmir. Në Turqi prostitucioni është legal. Që të mund të marrin të drejtë përdhënien e shërbimeve intime, kandidatet duhet të kenë një kartë identifikimi me të dhëna për statusin e vet shëndetësor dhe rregullishttë kalojnë në vizita për sëmundje venerike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..