Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Serbia po i rrit sanksionet për një kalim të paligjshëm të kufirit
Foto: EPA/BGNESQeveria e Serbisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal, që parashikon dënime më të ashpra për kalimin në mënyrë të paligjshëm të kufirit dhe për futjen e emigrantëve të paligjshëm në vend. Për veprime të ngjashme projektligji parashikon nga 1 deri më 5 vjet burg, kurse në qoftë se këto kryhen gjatë një shpërdorimi me pozicionin zyrtar ose një grup njerëzish, dënimi do të jetë nga 2 deri më 12 vjet burg. Në qoftë se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminel, parashikohen nga 3 deri më 15 vjet privim nga liria.

Erdogani kërkon nga Bashkimi Evropian një vendim të shpejt dhe përfundimtar për Turqinë

Foto: EPA/BGNESPresidenti i Turqisë Rexhep Erdogane nënshtroi Bashkimin Evropian në kritika të ashpra dhe këmbënguli për një pozitë të shpejtë dhe përfundimtare për anëtarësinë e vendit në bashkim. Në një forum ndërkombëtar në Stamboll presidenti i përcaktoi këmbënguljet për rishikimin e procesit të bisedimeve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian si një standard të dyfishtë dhe e akuzoi Bashkimin Evropian, se nga njëra anë e akuzon PKK si një organizatë terroriste, kurse nga ana tjetër, hap dyert e parlamentit Evropian për bashkëpunues të terroristëve.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç porositi krijimin e qeverisë së re

Foto: rs.n1info.comIsh shefi i zbulimit Dushko Markoviç qe i ngarkuar zyrtarisht të krijojë qeverinë e re e malit të zi pas zgjedhjeve të tendosura gjatë muajit të kaluar, pas të cilave do të duhet të kërkohet një koalicion me parti të tjera më të vogla. Partitë opozitare nuk i njohin rezultatet nga zgjedhjet dhe deklaruan , se ka pasur shkelje.

Greqia është optimiste për arritjen e marrëveshjes për borxhin e saj të jashtëm

Foto: abc.net.auGreqia do që të lidh marrëveshje me partnerët e saj një hartë rrugore, e cila të çojë deri në dalje nga kriza dhe kthim të tregjeve, shkruajnë botimet e shtypura greke. Sipas tyre rruga për dalje nga kriza kalon përmes finalizimittë vlerësimit të dytë të programit shpëtimtar në një nivel teknik, pjesëmarrje të fondit Ndërkombëtar Monetar në programin grek, anulim të ndalimit për lëvizjen e kapitaleve, dalje në tregjet ndërkombëtare dhe ndërprerjen e programit shpëtimtar gjatë vitit 2018. Sipas shtypit grek, pavarësisht nga disa mosmarrëveshjeve në radhët e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Ndërkombëtar Monetar, ka dëshirë për gjetjen e vendimit.

Përmbytje në Ballkan

Foto: BGNESNë Bullgari, lumi Gllazne mbuloi pjesë në rajonin e vendpushimit dimëror Bansko në malin Pirin dhe u shpall një gjendje fatkeqësie. Ka ura të rrëmbyera, është e shkatërruar rruga e skive, uji ka marrë me vete dhe një lokal për ngrënie, një lokal tjetër është i mbushur me ujë.Në Serbipas shirave të rënda, situata pak nga pak po stabilizohet. Në rajonet e prekura nga shirat e stuhishme nga kjo javëjanë dërguar ekipe shpëtimtare. Njoftohet për 39 të evakuuar. Në Vranja dhe Kopaonik , ku sasia e reshjeve arriti deri më 80 litra në metër katror, ka dhe rrëshqitje të dheut.Në Shqipërishirat e rënda morën dy viktima njerëzore.

Prostitutat në Turqi luftuan për pensione

Foto: true-news.infoMbi 500 prostituta , të cilat punojnë në Izmir tanimë do të mundin qetësisht të dalin në pension. Instituti për një mbrojtje sociale ka vendosur se, punonjëset, mes të cilave dhe jo pak të tilla në një moshë pensioni, nuk mund të largohen për një pushim të merituar , sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë qenë të përpiktë në pagimin e sigurimeve të tyre. Pas sanksionimeve përkatëse, shkelësit i kanë bërë investimet e duhura, kurse prostitutat kanë marrë të drejtën për pension. Vendimi është marrë përmes ndihmës së Qendrës për mbrojtje të të drejtave të grave në Izmir. Në Turqi prostitucioni është legal. Që të mund të marrin të drejtë përdhënien e shërbimeve intime, kandidatet duhet të kenë një kartë identifikimi me të dhëna për statusin e vet shëndetësor dhe rregullishttë kalojnë në vizita për sëmundje venerike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD