Projekti “Trakët – gjeneza dhe zhvillimi i etnosit, identiteti kulturor, bashkëveprim ndërveprim civilizues dhe trashëgimia nga e kaluara” është aktiviteti i parë, i cili studion trashëgiminë trake në mënyrë të tërësishme dhe komplekse me pjesëmarrjen e 27 hallkave shkencore të Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të marrin pjesë shkencëtarë nga Kanadaja, Italia, Gjermania, Japonia dhe Zvicra. Projekti, motori kryesor i të cilit është kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademik Stefan Vodeniçarov deri tashti subvencionohet plotësisht nga njerëz atdhedashës, sepse shteti nuk shfaq interes. Shkencëtarët punojnë mbi tema të ndryshme si gjenofondi, studime akustike të objekteve sakrale trake, nxjerrja e mineraleve dhe metalurgjia, trashëgimia e vendeve të shenjta dhe praktika rituale, kafshë të egra dhe shtëpiake.
Sipas profesoreshës Valerija Foll nga Instituti i Ballkanistikës me Qendër të Trakologjisë trakët disponuan të paktën 4 raca kuaj të seleksionuar prej tyre. Aktualisht analizohen kockat e një luani ballkanik, pamja e të cilit ruhet në stemën dhe në ikonografinë mbretërore. Analizimi i gjenofondit përfshin jo vetëm materiale thjeshtë trake, por edhe periudha e neolitit deri te mesjeta e vonshme. Materiali u grumbullua nga nekropole, dolmenë, shenjtërore, ku mendohet, se eshtrat e mbetura njerëzore janë nga flijime. Qëllimi i këtij studimi është të ndiqet se si u ndryshua popullata e njerëzve, që popullojnë trojet e sotme bullgare. Dihet, se në territorin e Bullgarisë ka afro 60 mijë nekropole dhe shenjtërore. Mirëpo, mezi 1500 prej tyre janë të studiuara.
Para kohe në Muzeun Kombëtar Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u hap ekspozita “Kushtimore” e cila është rezultati i parë i punës së Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike mbi projektin. Terma “Kushtimore”, anglisht votive vjen nga fjala latine ex-voto dhe shqip do të thotë zotim, premtim. Fjala zotim shfrytëzohet si për aktin e vet kushtimit ose premtimit, ashtu edhe për sendin e betuar. Pothuajse gjithçka, pa marrë parasysh përmasën, peshën, formën, ngandonjëherë edhe funksionin, mund të shndërrohet në kushtim, në se i përkushtohet ndonjë hyjnie. Kjo praktikë e lashtë pagane më vonë u krishterizua, tregon kuratorja e ekspozitës doktoresha Iglika Mishkova dhe vazhdon:
“Shumë shenjtorë në fakt punohen mbi kushtimore të tilla. Më shpesh ata vihen para ikonës së Shën Hyjlindëses, e cila konsiderohet mbrojtëse e familjes, shtëpisë, amësisë. Ato kushtimore zakonisht janë të punuara si një lutje ose në shenje falënderimi për lindjen e foshnjës. Gjithnjë ato janë figura të grave me duar të kryqëzuar në barkë. Ka dëshmi se kjo praktikë edhe më sot është e gjallë. Në një fshat në Bullgarinë Qendrore akoma ekziston një djep kushtimor, punuar nga një argjendar nga qyteti Panagjurishte. Deri më sot ai u jepet grave, të cilat dëshirojnë të lindin foshnjë. Gratë e marrin dhe e lënë për një natë në shtëpinë, që të bëhen shtatzënë.”
Lutjet e ndryshe iu drejtohen ikonave të ndryshme. Po ky rregull ishte në fuqi edhe për kushtimoret. Në se kërkohet shëndet, kushtimoret vihen para ikonës së Shën Hyjlindëses. Në se një familje dëshiron fëmijë – atëherë vihen para ikonës së Shën Stilijanit. Në se nevojiten për ndihmë për kafshët shtëpiake – para ikonës së Shën Haralampijit.
Në rajonin e qytetit Haskovo shkencëtarët zbuluan një fshat, në të cilin njerëzit edhe më sot ruajnë kujtimin për zotimet, të cilët ata i quajtën “figurki” domethënë figura, tregon zonja Mishkova:
“Ato figura ruhen në kishë. Secili që ka ndonjë sëmundje, e merr figurën në shtëpi. E lidh mbi organin e sëmurë dhe kështu e kalon natën. Besohet, se në këtë mënyrë ai shërohet.”
Docentja Mishkova tregon, se gjatë gjurmimit të malit Stranxha, u zbuluan praktika interesante, në të cilët njerëzit e ngjiteshin kushtimoret mbi kësulat e fëmijëve që të tërheqin të mirën dhe kësmetin dhe mbrojtjen e shenjtorëve. Mirëpo, në të kaluarën kushtimoret nuk shfrytëzoheshin vetëm për shërim, ose shtatzëni, thekson doktoresha Mishkova dhe vazhdon:
“Kur një burrë ose një grua ka ndjenje ndaj ndonjërit të seksit të kundërt dhe dëshiron për të gjetur përgjigje kërkonte, që ndonjë mjeshtri argjendar të punojë figurën përkatëse. Pas kësaj kjo figurë u ruajte 40 ditë në kishë, gjë pas së cilës njeriu e mbante të veshur në një zinxhir në qafë. Besohej, se magjia imituese do të bëjë punën e saj.” Pas kësaj kushtimoret viheshin para ikonës shtëpiake.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Miglena Ivanova dhe Bulfoto
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë,..