Në se para kohe ishin të domosdoshme vite që të vëmë në jetë ndonjë ndryshim të dukshëm, sot teknologjitë e larta ndihmojnë për realizimin e shpejtë të ideve tona. Jetojmë në kushte dinamike, që ndryshohen shumë shpejtë dhe shpesh duhet t’u reagojmë vetëtimthi sfidave të ndryshme. Për përballimin e tyre janë të domosdoshme qëndrim jo standard dhe prej novatori, guxim dhe besim në suksesin. Novatorët nuk frikësohen të mendojnë ndryshe nga të tjerët, të jenë kureshtar dhe të kërkojnë zgjidhje. Pikërisht këtë e provokoi “Kampi për inovacione” në qytetin Gabrovo. Kjo ishte një nga veprimtaritë kryesore në qytet gjatë këtij muaji.
Më shumë hollësi sjell Tanja Hristova, kryetare e Bashkisë së qytetit Gabrovo:
“Gjatë pranverës presidenti i Komitetit të Regjioneve të BE-së Marku Markula u takua me presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev. Vizita iu kushtua inovacioneve, të rinjve dhe zhvillimit të shteteve evropiane në kontekstin e të gjitha politikave aktuale. Atëherë lindi edhe ideja për zhvillimin e projektit në Bullgari. “Kampi i inovacioneve” është një nismë jashtëzakonisht e suksesshme. Ai përbën një platformë, e cila mbledh njerëz me profesione dhe interesa të ndryshme, të cilët kanë ide frymëzuese. Kështu jepet mundësi për gjetjen e zgjidhjeve konkrete me aplikim praktik.”
Njëra prej tyre iu drejtua kapërcimit të dallimeve në zhvillimin dhe aplikimin e inovacioneve në rajonet e ndryshme të Evropës. Për fat të keq në Bullgari ky proces nuk është i lehtë. Ky është shkaku, që të kërkohet lidhja me shtetet e tjera dhe kështu bashkë të orientohemi te një formë e qëndrueshme e zhvillimit. Krahas kësaj të gjithë e kanë të qartë, se format tradicionale të arsimit e kanë humbur aktualitetin e tyre dhe duhet të kërkohen mënyra jo standarde dhe të zhdërvjellëta për shfaqjen e talentit dhe potencialit krijuese të çdo personaliteti. Prandaj tema tjetër kishte të bëjë me mënyrat që arsimi të bëhet më tërheqës dhe interesant. Sfida e tjerë gjithashtu ishte aktuale. Ajo kërkonte përgjigjen e pyetjes si të jemi shtetas të shekullit të XXI-rë?
Më se 120 veta morën pjesë në forum. Kishte pjesëmarrës nga Belgjika, Franca, Spanja, Holanda dhe Finlanda. Për palën bullgare morën pjesë përfaqësues të 18 qyteteve. U formuan 8 grupe të punës të cilët kërkuan zgjidhje të problemeve. Zonja Hristova sjell më shumë hollësi për idetë më interesante dhe më të mira.
“Nuk mund të them se disa janë më të mira se sa të tjerët. Të gjithë idetë janë origjinale. Dhe më e rëndësishmja është, se ato mund të aplikohen. Për disa prej koncepteve është e domosdoshme vetëm energji, motivacion dhe angazhim i njerëzve, që të realizohen. Që këtu e tutje së bashku duhet të gjejmë variante për financimin dhe aplikimin e tyre.”
Një projekt tjetër interesant “digibaba” u mirëprit nga publiku. Qëllimi i tij është të gjejë zgjidhje të problemit me integrimin e të moshuarve, nëpërmjet krijimit të kushteve për qasjen e tyre digjitale në forma të ndryshme sociale. Zonja Hristova shtoi, se si një shoqëri jemi të detyruar të gjejmë mënyra për përfshirjen e të moshuarve, sepse e përditshmja e tyre është tepër e izoluar dhe monotone.
Svetllozar Andreev, administrator në Komitetin e Regjioneve në Bruksel u tërhoq nga një ide, për të cilën flet:
“Më bëri përshtypje një ide, e cila lindi midis nxënësve të qytetit Gabrovo, të Gjimnazit Matematikor në qytetin Varnë dhe studentëve të universiteteve teknike në Sofje dhe në Gabrovo. Ata propozuan të krijohen hapësira “hubs”, në të cilat rregullisht të takohen përfaqësues të pushtetit vendor dhe nxënësit të regjionit. Në ato takime ideja është të propozohen zgjidhje të problemeve konkrete të lidhura me qytetin dhe mjedisin, në të cilën jetojnë.”
Vlerësimi i të gjitha pjesëmarrësve është, se kjo energji duhet të investohet për krijimin e efekteve pozitive. Qëllimi i organizatorëve është, që vitin e ardhshëm veprimtaria të jetë më e specializuar dhe në këtë mënyrë të shndërrohet në një model i cili do të sigurojë rezultate edhe më të mira.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..