Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shikim në të ardhmen nëpërmjet inovacioneve

БНР Новини

Në se para kohe ishin të domosdoshme vite që të vëmë në jetë ndonjë ndryshim të dukshëm, sot teknologjitë e larta ndihmojnë për realizimin e shpejtë të ideve tona. Jetojmë në kushte dinamike, që ndryshohen shumë shpejtë dhe shpesh duhet t’u reagojmë vetëtimthi sfidave të ndryshme. Për përballimin e tyre janë të domosdoshme qëndrim jo standard dhe prej novatori, guxim dhe besim në suksesin. Novatorët nuk frikësohen të mendojnë ndryshe nga të tjerët, të jenë kureshtar dhe të kërkojnë zgjidhje. Pikërisht këtë e provokoi “Kampi për inovacione” në qytetin Gabrovo. Kjo ishte një nga veprimtaritë kryesore në qytet gjatë këtij muaji.

Më shumë hollësi sjell Tanja Hristova, kryetare e Bashkisë së qytetit Gabrovo:

Gjatë pranverës presidenti i Komitetit të Regjioneve të BE-së Marku Markula u takua me presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev. Vizita iu kushtua inovacioneve, të rinjve dhe zhvillimit të shteteve evropiane në kontekstin e të gjitha politikave aktuale. Atëherë lindi edhe ideja për zhvillimin e projektit në Bullgari. “Kampi i inovacioneve” është një nismë jashtëzakonisht e suksesshme. Ai përbën një platformë, e cila mbledh njerëz me profesione dhe interesa të ndryshme, të cilët kanë ide frymëzuese. Kështu jepet mundësi për gjetjen e zgjidhjeve konkrete me aplikim praktik.

Njëra prej tyre iu drejtua kapërcimit të dallimeve në zhvillimin dhe aplikimin e inovacioneve në rajonet e ndryshme të Evropës. Për fat të keq në Bullgari ky proces nuk është i lehtë. Ky është shkaku, që të kërkohet lidhja me shtetet e tjera dhe kështu bashkë të orientohemi te një formë e qëndrueshme e zhvillimit. Krahas kësaj të gjithë e kanë të qartë, se format tradicionale të arsimit e kanë humbur aktualitetin e tyre dhe duhet të kërkohen mënyra jo standarde dhe të zhdërvjellëta për shfaqjen e talentit dhe potencialit krijuese të çdo personaliteti. Prandaj tema tjetër kishte të bëjë me mënyrat që arsimi të bëhet më tërheqës dhe interesant. Sfida e tjerë gjithashtu ishte aktuale. Ajo kërkonte përgjigjen e pyetjes si të jemi shtetas të shekullit të XXI-rë?

СнимкаMë se 120 veta morën pjesë në forum. Kishte pjesëmarrës nga Belgjika, Franca, Spanja, Holanda dhe Finlanda. Për palën bullgare morën pjesë përfaqësues të 18 qyteteve. U formuan 8 grupe të punës të cilët kërkuan zgjidhje të problemeve. Zonja Hristova sjell më shumë hollësi për idetë më interesante dhe më të mira.

Nuk mund të them se disa janë më të mira se sa të tjerët. Të gjithë idetë janë origjinale. Dhe më e rëndësishmja është, se ato mund të aplikohen. Për disa prej koncepteve është e domosdoshme vetëm energji, motivacion dhe angazhim i njerëzve, që të realizohen. Që këtu e tutje së bashku duhet të gjejmë variante për financimin dhe aplikimin e tyre.”

Një projekt tjetër interesant “digibaba” u mirëprit nga publiku. Qëllimi i tij është të gjejë zgjidhje të problemit me integrimin e të moshuarve, nëpërmjet krijimit të kushteve për qasjen e tyre digjitale në forma të ndryshme sociale. Zonja Hristova shtoi, se si një shoqëri jemi të detyruar të gjejmë mënyra për përfshirjen e të moshuarve, sepse e përditshmja e tyre është tepër e izoluar dhe monotone.

Svetllozar Andreev, administrator në Komitetin e Regjioneve në Bruksel u tërhoq nga një ide, për të cilën flet:

Më bëri përshtypje një ide, e cila lindi midis nxënësve të qytetit Gabrovo, të Gjimnazit Matematikor në qytetin Varnë dhe studentëve të universiteteve teknike në Sofje dhe në Gabrovo. Ata propozuan të krijohen hapësira “hubs”, në të cilat rregullisht të takohen përfaqësues të pushtetit vendor dhe nxënësit të regjionit. Në ato takime ideja është të propozohen zgjidhje të problemeve konkrete të lidhura me qytetin dhe mjedisin, në të cilën jetojnë.

Vlerësimi i të gjitha pjesëmarrësve është, se kjo energji duhet të investohet për krijimin e efekteve pozitive. Qëllimi i organizatorëve është, që vitin e ardhshëm veprimtaria të jetë më e specializuar dhe në këtë mënyrë të shndërrohet në një model i cili do të sigurojë rezultate edhe më të mira.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD