Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orlin Pavllov në një fluturim “Me një krahë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Këngëtari i dashur nga të gjithë Orlin Pavllov, përpara disa ditëve kishte premierë të videos së tij të re të këngës “Me një krahë”. Projekti është një veprimtari e përbashkët midis tij dhe Borisllav Bojaxhievit, si dhe e akoma dy muzikantëve bullgarë me emër. Kënga moderne ka një seksion klasik të interpretuar nga Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes” nën dirigjimin e Rumen Bojaxhiev-biri. Teksti është i Ljubo Kirovit dhe tregon një histori dashurie. Plot tensione dhe emocione, videoja duket si një film me metrazh të shkurtër. Kamera ndjek një çift të dashuruar në sfondin e Sofjes apokaliptike. Në ngjashmëri të shenjave, të cilat i lë dashuria, në universin paralel bashkëjetojnë shkatërrimi dhe bukuria, afërsia dhe brenga. Personazhet luhen nga Orlin Pavllov dhe Lina Roskin.

“Me një krahë”
Orlini i cili është njeri me shumë shtresa, gërsheton në vetvete të gjitha cilësitë e artistit modern: muzikant, aktor, vizionar. Le të rikujtojmë se ai ka lindur dhe është rritur në një familje të muzikantëve dhe për të është fare e natyrshme të pushtojë skenën e madhe shpejt, me bindje dhe në mënyrë profesionale. Ai është i njohur nga publiku si anëtar i grupit “Kaffe”. Gjatë vitit 2014 realizon turneun e vet të parë muzikor në ShBA bashkë me Borisllav Bojaxhievin, më i njohur si DJ Borche.

Paralelisht me karrierën e vet në muzikën pop Orlini paraqitet dhe në skenën e xhazit. Ka projekte të realizuara të suksesshme dhe afatgjata me Zhivko Petrovin, JP3 dhe Big Bendin “Bras Asociacion” dhe Angjell Zaberski-bir. Gjatë vitit 2015 në skenën e sallës “Bullgaria”, Pavllov realizoi një koncert vetjak bashkë me Big Bendin “Bras Asociacion” dhe Filarmoninë e Sofjes për nder të 100 vjetorit nga lindja e Frank Sinatrës, dhe këngë të tij prej autori, me një aranzhim të posaçëm për orkestër të dhomës.

Premiera zyrtare e projektit më të ri muzikor të artistit “Me një krahë” u zhvillua në Sofja Live Club dhe mblodhi ekipin, shokët dhe adhuruesit. Në fund të darkës Pavllov u dhuroi krahë prej argjendi të gjithë të pranishmëve.

Ja se çfarë na tregoi Orlini i cili gërsheton në mënyrë të shkëlqyer dy qeniet e veta, të një këngëtari dhe aktori: “Me Borisllav Bojaxhievin i cili është autor i muzikës dhe i aranzhimit po e përgatisnim këtë këngë prej kohe. Ideja është që përpara 2 vjetëve. Unë e mendova kanton, kurse ai formoi këngën. Mund ta përfundojmë në fund të muajit maj. Dhe që të mund të ketë një tingëllim më filmues u përfshi dhe Rumen Bojaxhiev-biri, i cili bërë orkestrimin për Ansamblin e Dhomës “Solistë të Sofjes”. Kënga në këtë variant të vet fitoi një tingëllim të ndryshëm dhe thellësi. Masterimi u bë në Amerikë, pikërisht për shkak të tingëllimit të cilin e kërkonim. I bëmë dhe video. Regjisor është Ljubomir Peçev. Të dy me të vendosim që videoja e këngës të mund të zgjidhet si film dhe jo në mënyrë statike të qëndrojë përpara kamerës. Filmimi u bë në qendrën kinematografike Bojana dhe në disa silose të braktisura rreth Sofjes. Bëmë dhe pak efekte virtuale dhe në fund të qershorit e përfunduam. E lëshuam tani vonë. Teksti i një kënge është shumë i rëndësishëm. Përse me një krahë? Sepse në jetë gjithmonë rastis kështu, që ndokush të na presë njërin krahë dhe të mbetemi vetëm me një. Nëse kjo është dashuri ose diçka tjetër, secili të bëj llogari vet për veten e vet dhe të verë në punë fantazinë e vet. Tani po xhirojmë filmin e tretë të Niki Ilievit dhe një serial por... do ta mbaj të fshehur tani për tani.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD