Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janka Rupkina: “Kënga e malit Stranxha për mua është jetë, shpëtim, Bullgari”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Zëri i këngëtares Janka Rupkina është ndër shenjet më të dalluara të lavdisë folklorike të Bullgarisë. Tashmë 55 vite me radhë koncertet e saj në mbarë botën dhe tek ne përbëjnë një përjetim të paharrueshëm emocional për publikun. Nuk është e rastit, që muzikanti i njohur Xhorxh Harisën i dhuroi këngëtares së famshme një pllakë të tij të gramafonit me mbishkrimin: “Këngëtares më të madhe të Planetit”. Ndërsa Kejt Bush për albumin “Këpuca e kuqe” incizoi improvizimet vokale të trios me famë botërore “Bëllgarka” në përbërje: Janka Rupkina, Eva Georgieva, Stojanka Boneva.

Janka Rupkina lindi në fshatin Bogdanovo, rajoni i qytetit bregdetar Burgas. Rriti në një familje, në të cilën kënga e malit Stranxha ishte pjesë e ditës së përditshme, kur punuan dhe kur pushuan e kënduan. Kështu papritmas dhe padashje ajo përvetësoi veçoritë e mënyrës së këndimit, karakteristik për krahinën folklorike të Stranxhës. Me çmimin e parë nga Tubimi Folklorik në fshatin Gramatikovo në vitin 1960 erdhi edhe njohja e parë e specialistëve për talentin e saj muzikor dhe vlerësimi për pastërtinë e stilit të saj unik folklorik.

Në vitin 1961, pas një konkursi të suksesshëm Janka Rupkina u bë pjesë e Korit të Ansamblit të Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, i cili më vonë u quajt “Misteri i Zërave Bullgarë”. Nën këtë emër është i njohur edhe vargu i albumeve të producentit zviceran Marsell Selie, suksesi i të cilit më i madh ishte çmimi prestigjioz amerikan “Grami” në vitin 1990. Një meritë të jashtëzakonshme për të kanë këngët korale me soliste Janka Rupkina. Për njërën prej tyre – këngën e famshme “Kalimanku, Denku, moj” autori i partiturës korale Krasimir Kjurkçijski për solon u shpreh ashtu: “Një zë i jashtëzakonshëm. I pastër si përrua. Një këngëtare e tillë nuk lindet çdo ditë.” Ndërsa akademiku Nikollaj Kaufman shtoi: “Edhe vetëm “Kalimanku, Denku, moj” të ishte kënduar, kjo mjaftonte...”

Në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluar Janka Rupkina, bashkë me këngëtaret Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva formuan Trion “Bëllgarka”. Fati i dha këngëtares së njohur mundësi më të mëdha për shfaqje dhe turne të përbashkëta të korit “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe Trios “Bëllgarka” në gjithë rruzullin.

Dihen takimet e këngëtares Janka Rupkina me muzikantët e njohur Xhorxh Harisën, Kejt Bush dhe shumë të tjerë, për të cilët vet këngëtarja rrëfen:

“Kam edhe takime me kolegë të tjerë të mëdhenj, kompozitorë dhe këngëtarë si Linda Ronshtad nga Shën Francisko të SHBA-së. Për mua ishte një nder, se Dejvid Baui, kur martohej, në vend të Mendelsonit, lëshoi këngën time “Kalimanku, Denku, moj”. Kështu që nuk mund të mos jam e lumtur. Edhe me rastin e përvjetorit të 25-të të martesës, prapë e lëshoi këtë këngë. I dërgova një falënderim për këtë se e vlerësoi zërin tim. Kjo është një këngë e madhe, e cila më solli lavdi jo vetëm mua, por edhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski dhe Bullgarisë. Kam edhe kolegë të tjerë, si për shembull orkestra e muzikantit Simon Loenbah nga Danimarka. Me të bëmë incizime për një disk. Kam incizime edhe me francezin Denis Prikent, kur ishte 15 vjeçar. Ishim në një festival bashkë, në të cilin ishte edhe muzikanti i shquar Zhan-Mishell Zhar, me të cilin u njoha. Punova me një kor australian. Me korin e muzikantes Marta Forsajt nga Bostoni dhe me fyelltarin Stojan Veliçkov dhamë koncerte të mëdha. Mirëpo, për mua i paharrueshëm mbetet takimi me këngëtaren Kejt Bush dhe me muzikantin Xhorxh Harisën, i cili na pranoi në shtëpinë e tij që të mbajmë një koncert. Kishim ide të bëjmë edhe incizime, por për fat të keq ai u nda nga jeta tepër i ri. Rruga ime krijuese është e gjatë dhe jo e lehtë. Sukseset i detyrohen punës sime të lodhshme dhe këmbënguljes sime. Jam e kënaqur se edhe në këtë moshë kam forcë dhe vazhdoj të punoj. Tani formuam një grup me Motrat Axhovi, Kuartetin “Sllavej”, këngëtarët Daniell Spasov dhe Milen Ivanov. Organizator është këngëtari Vlladisllav Sllavov. Japim koncerte në Bullgari. Vet unë kam recitale me orkestra xhaz, ndërsa me grupin “Ëndërgraund trans globëll” kishim koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe në Irlandë. Kemi në plan të realizojmë një turne në Kanada dhe në SHBA-në.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD