Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një i ri nga Plovdivi na fton në shëtitje virtuale në Muzeun e Bashkimit

БНР Новини
Foto: plovdivbg.info

Gjatë këtij maji Simeon Marllokov prezantoi projektin “Shëtitje virtuale” në ekspozitën “Bashkimi i Bullgarisë i vitit 1885” të Muzeut Rajonal Historik të Plovdivit. I riu ka përfunduar gjimnazin matematik të qytetit dhe tani është student në filialin e Universitetit Teknik të Sofjes në Plovdiv. Ai shpjegoi se realizimi i idesë ka qenë një sfidë e vërtetë:

“Historia e projektit filloi akoma kur isha nxënës. Gjithmonë kam pasur interes për institucionet kulturore. Dëshiroja të prezantoja një prej tyre. Kështu informacioni dhe eksponatet ruhen sa më mirë për brezat pas nesh. E realizova atë vetë. Në shpalljen e projektit ishim e një ekip, mirëpo mbi pjesën teknike punova vetëm unë. Për të krijuar këtë shëtitje virtuale kishte nevojë për shumë punë. Zakonisht projekte të tilla zbatohen nga ekipe të mëdha dhe kur njeriu punon vetë koha për përgatitjen është e gjatë. Ekzekutimi më kushtoi tri vjet.”

Përveç një kopjeje të ekspozitës për Bashkimin e Bullgarisë, projekti i Simeon Marllokovit është një platformë, e cila mund të plotësohet me të dhëna të reja. Ideja fillestare e autorit ishte që ajo të mbulojë tërë Plovdivin:

“Nuk doja të kufizohesha vetëm brenda muzeut, mirëpo pjesëmarrja ime në këtë projekt tashmë përfundoi. Këtej e tutje do të jem i lumtur, kur ndonjë entuziast tjetër vazhdon punën. Për fat të keq unë tashmë s’kam kohë për të dhe nuk mund ta zhvillojë projektin aktivisht.”

СнимкаShëtitjet e tilla virtuale janë një mundësi e arritshme për njeriun modern, i cili përdor pajisje të ndryshme interaktive. Secili mund të “vizitojë” muzeun në çdo një kohë dhe nga çdo pikë e botës. Vetëm ka nevojë për qasje në internet. Mirëpo a mund të kemi një efekt të kundërt – gjëja e arritshme të bëhet më pak interesante dhe lidhja midis njerëzve dhe historisë të hollohet?

“Sipas meje ka njerëz, të cilët vazhdojnë të besojnë në shpirtin bullgar, të interesohen për historinë dhe të krenohen me të. Me siguri ka edhe të tillë, për të cilët Dita e Bashkimit (më 6 shtator) është vetëm një ditë pushimi. Por gjithmonë do të ketë njerëz, të cilët dinë se kjo është një datë e posaçme. Më e rëndësishme sipas meje është vetëm Dita e Çlirimit të shtetit tonë nga pushteti osman – 3 mars.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD