Një studim shkencor i kodit gjenetik të bullgarëve ndoshta do të fshijë besimin e ngulur thellë në ndërgjegjen për prejardhjen tonë turanike-altaike. Kohët e fundit shkencëtarë bullgarë dhe italianë realizuan një studim të gjeneve të bullgarëve të sotëm. Ata zbuluan fakte tepër interesante. Krahas kësaj lindën pyetje retorike si në ç’shkallë gjenetika me të dhënat e saj të sakta do të arrijë të kapërcejë mbetjet ideologjike në histori.
Për krijimin e hartës gjenetike, sipas së cilës jemi trashëgimtarë të trakëve dhe protobullgarëve, shkencëtarë kthehen 5 mijë vjeçare prapa. Më parë ata morën eshtra dhe dhembë të gjetura në nekropolet e trakëve. Nga shekujt VIII – X daton materiali i analizuar gjenetik i protobullgarëve. Pasi krahasuan materialet nga e kaluara me 900 bullgarë të sotëm, rezultati tregoi, se jemi një popull evropian, më i afërt hungarezëve, kroatëve dhe italianëve.
Në studimin e prejardhjes së bullgarëve morën pjesë Katedra e Gjenetikës Mjekësore të Universitetit të Mjekësisë në Sofje, Instituti i Mikrobiologjisë, Instituti i Antropologjisë, Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Universiteti i Firences, laboratori i të cilit studionte materialin gjenetik.
Lidhur me studimin specialistja e gjenetikës në Katedrën e Mjekësisë Gjenetike të Universitetit të Mjekësisë në Sofje Desisllava Nesheva shpjegon:
“Në se do të shikojmë hartën gjenetike, do të zbulojmë, se trakët ndodhen larg bullgarëve të sotëm dhe protobullgarëve, përderisa protobullgarët dhje bullgarët e sotëm ndodhen më afër. Kjo shpjegohet me distancën e madhe të kohës në materialin e studiuar. Trakët jetuan gjatë mijëvjeçarit të parë para Krishtit dhe në erën e re të dhënat për ta bëhen gjithnjë e më pak. Megjithëkëtë shihet se ata i qëndrojnë afër bullgarëve të sotëm dhe protobullgarëve.”
Dhe diçka tjetër shton zonja Nesheva:
“U zbulua, se nuk kemi lidhje gjenetike me popujt turanik dhe altaik. Nuk kemi lidhje gjenetike edhe me turqit e sotëm, megjithëqë konsiderohej, se për shkak të robërisë turke kishte një përzierje e materialit gjenetik. Edhe protobullgarët nuk kanë lidhje gjenetike me turqit, si dhe me popullatat turanike dhe altaike. Për fat të keq nuk arritëm të analizojmë sllavët e vjetër, sepse nuk disponuam material gjenetik. Në fakt ata digjeshin kufomat e të vdekurve. Duke krahasuar sllavët e sotëm në përmasë botërore, shihet, se nuk i kemi asgjë e përbashkët me ta.”
Teoria, se jemi sllavë, çfarë i detyrohej? Ishte fryt i koniunkturës politike ose rezultat i mungesës së mundësive shkencore?
“Mendoj, se në të dy drejtimet ka diçka e vërtetë – thekson zonja Desisllava Nesheva. – E keni të qartë, se historia rishkruhet në varësi të interesave. Nga ana tjetër, dekadat e fundit gjenetika avancoi shumë. Shfrytëzojmë metodologjinë më të mirë dhe ajo jep rezultate të mira. Kështu që mund të thuhet, se historia disi ishte e manipuluar dhe shtrembëruar, përderisa gjenetika është një shkencë e saktë dhe ajo jep informacion të përpiktë.”
Dhe pasi u vërtetua, se në vet veten mbajmë diçka nga trakët, është mirë, që të dimë cilat ishin ata – një qytetërim i vjetër, i cili lëri pas vetes një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike në Ballkan.
Pritet, që rezultatet e studimit gjenetik të botohen së shpejti edhe në revistat shkencore. Tani për tani shkencëtarët ëndërrojnë të gjejnë para, që të rikthehen kësaj here në mijëvjeçarin e tetë para Krishtit dhe të studiojnë fiset më të lashta, të cilët e populluan trojet tona.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..