Në mes të verës, gjatë kësaj jave Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras vizitoi Sofjen. Vizita pritej në qershor, por për arsye të panjohura ajo u realizua tani. Mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe të Greqisë, që u mbajt gjatë vizitës, shkaktoi një gjallërim në marrëdhëniet e dyanshme pas një amullie prej katër vjetësh.
Mbledhja e parë ishte në vitin 2010, e dyta – në 2012. Është fakt interesant, se edhe në tre mbledhjet e zhvilluara deri tani Bullgaria ishte përfaqësuar nga i njëjti kryeministër – Bojko Borisov, ndërsa Greqia –nga tre kryeministra me radhë – Georgios Papandreu, Andonis Samaras dhe Aleksis Cipras.
Amullia prej katër vjetësh pas dy mbledhjeve të fundit i detyrohet kryesisht krizës ekonomike. Siç shënoi vetë Aleksis Cipras, ajo preku më tepër Greqinë, se sa Bullgarinë. Gjatë këtyre viteve te dy shtetet u prekën edhe nga kriza me refugjatët. Në bisedimet në Sofje kryeministrat shprehën kënaqësi, se për fat të mirë kriza e tretë lidhur me sigurinë e cila ka pushtuar botën, nuk e ka prekur Greqinë dhe Bullgarinë.
Shkaku për amullinë relative katërvjeçare në dialogun e dyanshëm është dallimi në orientimin politik të qeverive në Sofje dhe Athinë – ajo bullgare përkufizohet si e djathë konservatore, ndërsa qeveria greke si e majtë radikale. Sipas Kryeministrit Borisov, me gjithë përkatësinë e tyre në familje të ndryshme politike, qeveritarët në Sofje dhe Athinë “ndajnë unanimitet në të gjitha sferat kritike” dhe në kushtet e krizës gjithmonë e kanë përkrahur njeri tjetrit.
Siç pritej, vëmendja kryesore në bisedimet në Sofje iu kushtua çështjeve ekonomike dhe konkretisht bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. U diskutua projekti për transport të gazit natyror drejt Bullgarisë nga porti grek Aleksandrupolis, ku do të ndërtohet terminal për gaz të lëngshëm. Pala bullgare, e cila ka dëshirë të marrë pjesë në ndërtimin e terminalit, e konsideron projektin si i lidhur me interkonektorin midis dy shteteve dhe është e mendimit, se ai duhet të jetë në afërsi me të. Këto synime nuk janë të reja, por u bënë sidomos aktuale pasi testimet e interkonektorit bullgaro-grek në treg treguan, se kërkesat për përdorimin e tij tejkalojnë kapacitetet e projektimit.
Me siguri, përshtypje më të fortë shkaktoi synimi i deklaruar për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore midis portit bullgar Burgas dhe portit grek Aleksandrupolis. Kjo ide nuk është e re, por gjatë vizitës së Ciprasit u zhvillua më tej dhe u plotësua me projekte për ndërtimin e dy qendrave të mëdha logjistike. Projekti për linjën hekurudhore midis Detit të Zi dhe Detit Egje është premtues për shkak të faktit, se pala greke tashmë punon mbi trasenë e vet midis Selanikut dhe Aleksandrupolisit, ndërsa për palën bullgare – tashmë ka pajtueshmëri operative me hekurudhat greke. Në pjesë prej trasesë greke lidhja tashmë është e realizuar. Idetë do të konkretizohen në shtator në nivel të Ministrive të Transportit dhe të Administratave Detare dhe Hekurudhore me qëllim që projekti të aplikohet për financim në kuadrin e planit “Junker”. Në vjeshtë do të zgjidhet edhe problemi me bllokadat kronike të kufirit nga fermerët protestues grekë. Çështja është me rëndësi, sepse gjatë dimrit shkaktoi tension midis Sofjes dhe Athinës. Zgjidhja e çështjes pritet në muajin shtator, pas takimeve të autioriteteve greke me fermerët dhe sindikatat. Pala bullgare nga ana e saj dha premtim, që në lidhje me përmbytjet në Greqi, të shkaktuara nga lumi Marica, liqenet artificiale në territorin bullgare të jenë të plota deri në 80%. Ndërkohë Bullgaria do të punojë suplementarisht mbi sistemet e lajmërimit të hershëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..