Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjallërim në marrëdhëniet bullgaro-greke pas vizitës së Ciprasit në Sofje

БНР Новини
Foto: BTA

Në mes të verës, gjatë kësaj jave Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras vizitoi Sofjen. Vizita pritej në qershor, por për arsye të panjohura ajo u realizua tani. Mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe të Greqisë, që u mbajt gjatë vizitës, shkaktoi një gjallërim në marrëdhëniet e dyanshme pas një amullie prej katër vjetësh.

Mbledhja e parë ishte në vitin 2010, e dyta – në 2012. Është fakt interesant, se edhe në tre mbledhjet e zhvilluara deri tani Bullgaria ishte përfaqësuar nga i njëjti kryeministër – Bojko Borisov, ndërsa Greqia –nga tre kryeministra me radhë – Georgios Papandreu, Andonis Samaras dhe Aleksis Cipras.

Amullia prej katër vjetësh pas dy mbledhjeve të fundit  i detyrohet kryesisht krizës ekonomike. Siç shënoi vetë Aleksis Cipras, ajo preku më tepër Greqinë, se sa Bullgarinë. Gjatë këtyre viteve te dy shtetet u prekën edhe nga kriza me refugjatët. Në bisedimet në Sofje kryeministrat shprehën kënaqësi, se për fat të mirë kriza e tretë lidhur me sigurinë e cila ka pushtuar botën, nuk e ka prekur Greqinë dhe Bullgarinë.

Shkaku për amullinë relative katërvjeçare në dialogun e dyanshëm është dallimi në orientimin politik të qeverive në Sofje dhe Athinë – ajo bullgare përkufizohet si e djathë konservatore, ndërsa qeveria greke si e majtë radikale. Sipas Kryeministrit Borisov, me gjithë përkatësinë e tyre në familje të ndryshme politike, qeveritarët në Sofje dhe Athinë “ndajnë unanimitet në të gjitha sferat kritike” dhe në kushtet e krizës gjithmonë e kanë përkrahur njeri tjetrit.

Siç pritej, vëmendja kryesore në bisedimet në Sofje iu kushtua çështjeve ekonomike dhe konkretisht bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. U diskutua projekti për transport të gazit natyror drejt Bullgarisë nga porti grek Aleksandrupolis, ku do të ndërtohet terminal për gaz të lëngshëm. Pala bullgare, e cila ka dëshirë të marrë pjesë në ndërtimin e terminalit, e konsideron projektin si i lidhur me interkonektorin midis dy shteteve dhe është e mendimit, se ai duhet të jetë në afërsi me të. Këto synime nuk janë të reja, por u bënë sidomos aktuale pasi testimet e interkonektorit bullgaro-grek në treg treguan, se kërkesat për përdorimin e tij tejkalojnë kapacitetet e projektimit.

Me siguri, përshtypje më të fortë shkaktoi synimi i deklaruar për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore midis portit bullgar Burgas dhe portit grek Aleksandrupolis. Kjo ide nuk është e re, por gjatë vizitës së Ciprasit u zhvillua më tej dhe u plotësua me projekte për ndërtimin e dy qendrave të mëdha logjistike. Projekti për linjën hekurudhore midis Detit të Zi dhe Detit Egje është premtues për shkak të faktit, se pala greke tashmë punon mbi trasenë e vet midis Selanikut dhe Aleksandrupolisit, ndërsa për palën bullgare – tashmë ka pajtueshmëri operative me hekurudhat greke. Në pjesë prej trasesë greke lidhja tashmë është e realizuar. Idetë do të konkretizohen në shtator në nivel të Ministrive të Transportit dhe të Administratave Detare dhe Hekurudhore me qëllim që projekti të aplikohet për financim në kuadrin e planit “Junker”. Në vjeshtë do të zgjidhet edhe problemi me bllokadat kronike të kufirit nga fermerët protestues grekë. Çështja është me rëndësi, sepse gjatë dimrit shkaktoi tension midis Sofjes dhe Athinës. Zgjidhja e çështjes pritet  në muajin shtator, pas takimeve të autioriteteve greke me fermerët dhe sindikatat. Pala bullgare nga ana e saj dha premtim, që në lidhje me përmbytjet në Greqi, të shkaktuara nga lumi Marica, liqenet artificiale në territorin bullgare të jenë të plota deri në 80%. Ndërkohë Bullgaria do të punojë suplementarisht mbi sistemet e lajmërimit të hershëm.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD