Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Pirin” në një turne në Francë

Foto: arkiv personal

Në fund të muajit korrik, deri në mesin e muajit gusht Ansambli “Pirin” do të jetë për vizitë në 3 skena folklorike. I krijuar përpara më shumë se 60 vjetëve në biografinë e vet krijuese dhe në repertor ai ka mbi 400 tituj të këngëve, të pjesëve orkestrale, muzikë për kor, solist dhe shfaqje vallëzimi. Ansambli “Pirin” ka zhvilluar mbi 7 000 koncerte përpara milionë spektatorëve dhe dëgjuesve në Bullgari dhe në 60 vende nëpër të gjitha kontinentet nëpër botë. Ky është një nga grupet më të njohura folklorike bullgare dhe ambasador i artit popullor bullgar. Për ftesën për të vizituar Francën, mësojmë hollësira nga zoti Denisllav Kehajov, drejtues i përgjithshëm artistik.

“Jam i lumtur se, Ansambli “Pirin” do të vizitojë Francën me ftesë të CIOFF-Francë dhe UNESCO – organizata e cila punon për studimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e vlerave tradicionale kombëtare dhe kulturore. Do të shkojmë për vizitë në tri festivale, fillojmë më 28 korrik deri më 31 korrik në qytetin Mentenon (Maintenon), vazhdojmë nga data 1 gusht deri më 8 gusht në qytetin Feleten (Felletin) dhe nga data 9 gusht deri më 15 gusht do të përfundojmë turneun tonë në qytetin Montoar (Montoire). Në programin tonë, krahas me pamjet emblematike nga regjioni i Pirinit (në Bullgarinë Jugperëndimore), do të ketë muzikë dhe valle nga krahinat e ndryshme dialektike muzikore – Shoplluka, Trakia, Srednogorie. Për të gjithë adhuruesit e Ansamblit “Pirin”, si dhe për ata të cilët duan të afrohen deri tek arti i tyre, ky do të jetë një program i bukur muzikor – një bukuri vallëzuese të cilën do ti ja ofrojmë publikut.”

Këngëtari popullor Denisllav Kehajov është një nga përfaqësuesit bashkëkohorë dhe i shquar i krahinës së Trakisë. Ai e drejton ansamblin “Pirin” prej dy vjetëve, kurse momentet e reja në punën e ansamblit paraqiten çdo ditë, sipas tij:

“Një nga këto momente të reja është se, ansambli “Pirin” përsëri i pushton skenat e mëdha botërore – vazhdon ai. – Zhvilluam turne në Francë. Në Paris, në sheshin përpara Luvrit, u paraqitëm përpara 10 000 parisienëve dhe turistëve nga e gjithë bota. Na duartrokitën në Sicili, Dubai, Rumani, Greqi. U tërhoqëm dhe vazhdojmë të plotësojmë radhët me interpretues nga brezi i ri. Ne jemi një kolektiv i madh krijues, i cili vazhdon të zhvillohet. Akoma është një sekret, por mund t’ju them vetëm se, po punojmë mbi dy projekte të reja për spektakle. Të shpresojmë se, në fillim të vitit të ardhshëm, do t’i gëzojmë adhuruesit tanë.”

“Çdo një interpretim i ansamblit “Pirin” është i bukur, por kartëvizita e tij padyshim që është “Zëri i Pirinit” – shton zoti Kehajov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD