Rexhep Erdogani i kërkoi falje Vlladimir Putinit për avionin Su-24 të rrëzuar
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan i kërkoi falje udhëheqësit rus të shtetit Vlladimir Putin për rrëzimin e avionit rus Su-24 në fund të muajit nëntor 2015 në rajonin e kufirit turko-sirian. Atëherë komandanti i ekuipazhit të bombarduesit Oleg Peshkov qe i qëlluar nga toka, pasi katapultoi. Incidenti i keqësoi shumë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë. “Presidenti po kështu apeloi ndaj kolegut të tij rus të rivendosin marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis Turqisë dhe Rusisë, të punojnë bashkërisht mbi rregullimin krizave regjionale dhe bashkërisht të luftojnë me terrorizmin”, vuri në dukje zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kallën. Kryeministri Binali Jëlldërëm bile vuri në dukje se, Ankaraja është gati ti paguaj Rusisë një kompensim për incidentin. Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtullmush deklaroi nga ana e tij se ka një përparim në rregullimin e marrëdhënieve me Rusinë. Kurse ndërkohë gjykata në Izmir filloi të shikojë gjyqin kundra Allparsllan Çelik, i akuzuar në shkeljen e ligjit për mbajtjen dhe pronësinë e armës. Përpara ca kohe mediet turke shpërndanë një pohim të Çelikut se, ka shtënë kundra një piloti rus i cili është lëshuar me parashutë.
25990 ndërmarrje janë të mbyllura në Greqi që nga muaji qershor i vitit 2015
Sot 28 qershor mbushet 1 vit , qëkurse gjatë muajit qershor në Greqi qe vendosur kontrolli i kapitaleve. Gjatë kësaj periudhe në vend janë mbyllur 25 990 ndërmarrje, kurse që nga fillimi i këtij viti kanë mbyllur dyert 15 409 ndërmarrje. Këtë e tregon bilanci nga aplikimi i kontrollit të kapitaleve në Greqi, të bërë nga botimi grek “Imerisija”. Gazeta saktëson se, humbjet për ekonominë greke shprehen po kështu në një aftësi të pakësuar konkurruese, një ulje në eksportin dhe derdhjen e kapitaleve nga investimet bankare, që i tejkalon 12,5 miliard euro.
Tifozët e futbollit tanimë janë në listën kroate të kërcënimeve për siguri
Agjencia kroate për siguri dhe hetim botoi një raport zyrtar për punën e vet gjatë vitit 2015, në të cilin për herë të parë i tregon fansat e futbollit si një kërcënim për sigurinë. Në kapitullin i cili i përkushtohet ekstremizmit, tifozët e futbollit janë treguar krahas me ekstremistët nga blloku i majtë dhe i djathtë. “Dhuna, retorika ekstremiste dhe simbolika mes disa grupe tifozësh të futbollit, ekzistojnë prej viteve dhe janë kërcënim për sigurinë e Kroacisë dhe të autoritetit të saj ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Në qoftë se doni të blini ishull, tani është momenti
Kroacia shet 10 ishuj me çmime nga 130 mijë deri më disa milionë euro, njofton portali kroat Telegram. Në vend ka përgjithësisht 1185 ishuj, nga të cilët vetëm 66 janë të populluara. Të gjithë ishujt e shpallur për tu shitur janë të pabanueshëm. Aty mungojnë ndërtesa ose ka vetëm rrënoje. Prandaj pjesa më e madhe e pronarëve të tyre pohojnë se, pikërisht ishujt e tyre janë një investim ideal për ndonjë, i cili mund ti lejojë vetes të ndërtojë aty ndonjë vilë private ose dhe ndonjë vend pushim luksi.
Qytetarët e huaj-viktimë të mafies rrugore në Serbi
Kohët e fundit auto-moto bashkimet evropiane i paralajmërojnë udhëtarët, të cilët kalojnë përmes Serbisë, për zyra të falsifikuara për ndihmë rrugore. Drejtori i bashkimit auto-moto serb Mirko Butulijae tha përpara televizionit kombëtar serb RTC, se viktimë të këtyre mashtrimeve janë zakonisht qytetarë të huaj. Kur automobilat e tyre shkatërrohen në rrugë, tek ta vjen një makinë me logon e bashkimit gjerman auto-moto, i cili duket krejtësisht si ai në Gjermani, në ndryshim nga makinat e ndihmës rrugore serbe. Tërheqësja e cila ka mbërritur premton një remont të lirë të automobilit, pas së cilës i huaji ndodhet në një serviz shërbimi të paregjistruar dhe zakonisht detyrohet të paguaj një çmim shumë herë më të lartë nga çmime real i remontit , pasi të jetë i frikësuar se nuk do ta marrë më makinën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..