Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Rexhep Erdogani i kërkoi falje Vlladimir Putinit për avionin Su-24 të rrëzuar

Снимка

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan i kërkoi falje udhëheqësit rus të shtetit Vlladimir Putin për rrëzimin e avionit rus Su-24 në fund të muajit nëntor 2015 në rajonin e kufirit turko-sirian. Atëherë komandanti i ekuipazhit të bombarduesit Oleg Peshkov qe i qëlluar nga toka, pasi katapultoi. Incidenti i keqësoi shumë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë. “Presidenti po kështu apeloi ndaj kolegut të tij rus të rivendosin marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis Turqisë dhe Rusisë, të punojnë bashkërisht mbi rregullimin krizave regjionale dhe bashkërisht të luftojnë me terrorizmin”, vuri në dukje zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kallën. Kryeministri Binali Jëlldërëm bile vuri në dukje se, Ankaraja është gati ti paguaj Rusisë një kompensim për incidentin. Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtullmush deklaroi nga ana e tij se ka një përparim në rregullimin e marrëdhënieve me Rusinë. Kurse ndërkohë gjykata në Izmir filloi të shikojë gjyqin kundra Allparsllan Çelik, i akuzuar në shkeljen e ligjit për mbajtjen dhe pronësinë e armës. Përpara ca kohe mediet turke shpërndanë një pohim të Çelikut se, ka shtënë kundra një piloti rus i cili është lëshuar me parashutë.

25990 ndërmarrje janë të mbyllura në Greqi që nga muaji qershor i vitit 2015

Снимка

Sot 28 qershor mbushet 1 vit , qëkurse gjatë muajit qershor në Greqi qe vendosur kontrolli i kapitaleve. Gjatë kësaj periudhe në vend janë mbyllur 25 990 ndërmarrje, kurse që nga fillimi i këtij viti kanë mbyllur dyert 15 409 ndërmarrje. Këtë e tregon bilanci nga aplikimi i kontrollit të kapitaleve në Greqi, të bërë nga botimi grek “Imerisija”. Gazeta saktëson se, humbjet për ekonominë greke shprehen po kështu në një aftësi të pakësuar konkurruese, një ulje në eksportin dhe derdhjen e kapitaleve nga investimet bankare, që i tejkalon 12,5 miliard euro.

Tifozët e futbollit tanimë janë në listën kroate të kërcënimeve për siguri

Снимка

Agjencia kroate për siguri dhe hetim botoi një raport zyrtar për punën e vet gjatë vitit 2015, në të cilin për herë të parë i tregon fansat e futbollit si një kërcënim për sigurinë. Në kapitullin i cili i përkushtohet ekstremizmit, tifozët e futbollit janë treguar krahas me ekstremistët nga blloku i majtë dhe i djathtë. “Dhuna, retorika ekstremiste dhe simbolika mes disa grupe tifozësh të futbollit, ekzistojnë prej viteve dhe janë kërcënim për sigurinë e Kroacisë dhe të autoritetit të saj ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Në qoftë se doni të blini ishull, tani është momenti

Foto: privateislandsonline.com
Kroacia shet 10 ishuj me çmime nga 130 mijë deri më disa milionë euro, njofton portali kroat Telegram. Në vend ka përgjithësisht 1185 ishuj, nga të cilët vetëm 66 janë të populluara. Të gjithë ishujt e shpallur për tu shitur janë të pabanueshëm. Aty mungojnë ndërtesa ose ka vetëm rrënoje. Prandaj pjesa më e madhe e pronarëve të tyre pohojnë se, pikërisht ishujt e tyre janë një investim ideal për ndonjë, i cili mund ti lejojë vetes të ndërtojë aty ndonjë vilë private ose dhe ndonjë vend pushim luksi.

Qytetarët e huaj-viktimë të mafies rrugore në Serbi

Снимка

Kohët e fundit auto-moto bashkimet evropiane i paralajmërojnë udhëtarët, të cilët kalojnë përmes Serbisë, për zyra të falsifikuara për ndihmë rrugore. Drejtori i bashkimit auto-moto serb Mirko Butulijae tha përpara televizionit kombëtar serb RTC, se viktimë të këtyre mashtrimeve janë zakonisht qytetarë të huaj. Kur automobilat e tyre shkatërrohen në rrugë, tek ta vjen një makinë me logon e bashkimit gjerman auto-moto, i cili duket krejtësisht si ai në Gjermani, në ndryshim nga makinat e ndihmës rrugore serbe. Tërheqësja e cila ka mbërritur premton një remont të lirë të automobilit, pas së cilës i huaji ndodhet në një serviz shërbimi të paregjistruar dhe zakonisht detyrohet të paguaj një çmim shumë herë më të lartë nga çmime real i remontit , pasi të jetë i frikësuar se nuk do ta marrë më makinën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD