Nja 80 kilometra në juglindje të Sofjes shtrihet fshati Kostenec. Pasi zbritet nga autostrada para syve hapet një pamje e pabesueshme drejt majave të malit Rilla, Ravni Çall dhe Belmeken, akoma të mbuluar në pelerinën e bardhë të mjegullës mëngjesore. Rajoni i fshatit Kostenec ka një histori të pasur mijëvjeçare.
Kërkuam kryetaren e bashkisë së fshatit Ljubka Kacarova, që të na tregojë më shumë hollësi për këtë rajon piktoresk. Ajo e zë këtë post që nga viti 2015, para kësaj ishte mësuese dhe pas kësaj punonte si sekretare në bashki. Zonja Kacarova na sjell hollësi për këtë, çfarë e bënë fshatin Kostenec, një destinacion interesant turistik:
“Ka çfarë të shihet në rajonin tonë: historia, mënyra e jetesës, kultura, veçoritë natyrore. Që nga koha më e lasht në këtë rajon ekzistonte një vendbanim trak. Po bëjmë hapat e parë që të gërmojmë rajonin aty ku supozohet se ishte ai. Në pjesën lindore të fshatit është rajoni “Krëstite” – pylli i dikurshëm me pemë të vjetra dushku. Gjatë gërmimeve arkeologjike të kodrinës “Gorna Çerkva” në perëndim të fshatit u zbuluan rrënojat e një kështjelle të lashtë dhe muret e një bazilike nga epoka e hershme e krishtere, e cila datohet te shekulli i V – VI. Një legjendë e vjetër tregon, se pikërisht këtu u pagëzuan banorët e fshatit në fenë e krishtere. Ka të dhëna, se në kodrinën mbi fshatin ngrihej kisha e vjetër “Fjetja e Hyjlindëses” dhe aty kishte një gur në formë kryqi me mbishkrim “1253”. Një legjendë tregon një histori për pushtimin e kishës dhe të fshatit gjatë kohës së robërisë turke. Bullgarët fshiheshin në kishë dhe arritën të përballojnë sulmet e turqve. Por turqit shfrytëzuan një dinakëri. Ata morën një gomar i cili nuk kishte pirë ujë disa ditë me radhë. Dëshira e tij për të pirë ujë çoi turqit në vendin nga ku bullgarët e mbyllur në kishë furnizoheshin me ujë. Kështu ata arritën të pushtojnë kishën dhe vranë të gjithë që ishin brenda. Në vitin 1997 në këtë vend u ndërtua kisha e re në të cilën ka një vend special, ku ruhen eshtrat e të vrarëve në ato vite të errëta për Bullgarinë.
Një fenomen tjetër historik dhe fetar është kisha “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Ajo daton nga viti 1854 dhe është monument i kulturës. Kjo është një bazilikë me tri anijata me afreske të mrekullueshme mbi mur, që nga ato vite të lashta. Në rajonin “Bunara” ka një bunar të lashtë të ruajtur shumë mirë. Patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazov disa herë ka ardhur në këtë vendbanim piktoresk dhe disa prej veprave të tij përshkruajnë bukuritë e këtushme. Në mbledhjen e vjershave “Çfarë këndon mali” ai me fjalë të sakta rikrijon buçima e Ujëvarës Kostenski, rrjedha e ujit e së cilës bie nga një lartësi nga më se 10 metra.”
Banorët e fshatit Kostenec numërojnë 3700 veta. Popullsia është e përzier. 18 për qind prej saj janë romë. Përqindja e të papunëve është e lartë. Shumë prej banorëve të fshatit nxjerrin bukën e gojës në kryeqytet dhe në qytetin Pllovdiv. Kjo për arsye të distancave jo aq të mëdha. Karakteristike për këtë rajon janë burimet termale me ujë mineral me temperaturë mbi 40 gradë celsius dhe me debit përafërsisht 12 litra për sekondë. Uji është pak radioaktiv dhe përmban natrium, fluor, hidrokarbure dhe sulfate. Ato veçori të ujit mineral në të kaluarën u bënë premisë për krijimin e pushimores prestigjioze “Vili Kostenec”. Në vitin 1960 u ndërtua një sanatorium modern balnear këtu. Më shumë hollësi prapë sjell zonja Ljubka Kacarova:
“Uji mineral është një pasuri por për fat të keq sanatoriumi është pothuajse i shkatërruar. Po flas për banjën dhe për godinën e sanatoriumit, e cila në të kaluarën shfrytëzohej për profilaktiken dhe mjekimin sepse dispononte një aparaturë tepër moderne. Tani ato shërbime ofrohen në disa hotele spa... Pishina me përmasa olimpike, e cila në të kaluarën frekuentohej nga mijëra turistë tani gjithashtu është e shkatërruar. Pronari i tij – një shoqatë aksionare me pjesëmarrje shtetërore nuk kujdeset për këtë impiant. Nga viti 2011 shteti i dha bashkisë për shfrytëzim falas 30 vjeçar ujin mineral për. Mirëpo, që të arrijmë të realizojmë projekte evropiane për zhvillimin dhe shfrytëzimin e kësaj pasurie pronësia duhet të jetë e bashkisë.”
Lubka Kacarova na tregoi edhe për zanatet, të cilët u transmetohen brez pas brezi si për shembull punimi i thikave dhe gdhendja në dru. Ajo rrëfen, se nga gjyshja mësoi teknikën specifike të kësaj krahine të pikturimit të vezëve të Pashkës me dyllë. Tani ajo ka ndërmend të popullarizojë këtë krijimtari. “Synojmë që të ruajmë mënyrën e jetesës, kulturën” thekson bashkëbiseduesja. Ajo dëshiron që të zhvillohet turizmi vendor i cili mund t’u sigurojë bukën e gojës shumë njerëzve të rinj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Bllagorodna Georgieva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..