Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Kostenec – një copë bukurie nga Bullgaria

БНР Новини

Nja 80 kilometra në juglindje të Sofjes shtrihet fshati Kostenec. Pasi zbritet nga autostrada para syve hapet një pamje e pabesueshme drejt majave të malit Rilla, Ravni Çall dhe Belmeken, akoma të mbuluar në pelerinën e bardhë të mjegullës mëngjesore. Rajoni i fshatit Kostenec ka një histori të pasur mijëvjeçare.

Kërkuam kryetaren e bashkisë së fshatit Ljubka Kacarova, që të na tregojë më shumë hollësi për këtë rajon piktoresk. Ajo e zë këtë post që nga viti 2015, para kësaj ishte mësuese dhe pas kësaj punonte si sekretare në bashki. Zonja Kacarova na sjell hollësi për këtë, çfarë e bënë fshatin Kostenec, një destinacion interesant turistik:

“Ka çfarë të shihet në rajonin tonë: historia, mënyra e jetesës, kultura, veçoritë natyrore. Që nga koha më e lasht në këtë rajon ekzistonte një vendbanim trak. Po bëjmë hapat e parë që të gërmojmë rajonin aty ku supozohet se ishte ai. Në pjesën lindore të fshatit është rajoni “Krëstite” – pylli i dikurshëm me pemë të vjetra dushku. Gjatë gërmimeve arkeologjike të kodrinës “Gorna Çerkva” në perëndim të fshatit u zbuluan rrënojat e një kështjelle të lashtë dhe muret e një bazilike nga epoka e hershme e krishtere, e cila datohet te shekulli i V – VI. Një legjendë e vjetër tregon, se pikërisht këtu u pagëzuan banorët e fshatit në fenë e krishtere. Ka të dhëna, se në kodrinën mbi fshatin ngrihej kisha e vjetër “Fjetja e Hyjlindëses” dhe aty kishte një gur në formë kryqi me mbishkrim “1253”. Një legjendë tregon një histori për pushtimin e kishës dhe të fshatit gjatë kohës së robërisë turke. Bullgarët fshiheshin në kishë dhe arritën të përballojnë sulmet e turqve. Por turqit shfrytëzuan një dinakëri. Ata morën një gomar i cili nuk kishte pirë ujë disa ditë me radhë. Dëshira e tij për të pirë ujë çoi turqit në vendin nga ku bullgarët e mbyllur në kishë furnizoheshin me ujë. Kështu ata arritën të pushtojnë kishën dhe vranë të gjithë që ishin brenda. Në vitin 1997 në këtë vend u ndërtua kisha e re në të cilën ka një vend special, ku ruhen eshtrat e të vrarëve në ato vite të errëta për Bullgarinë.

СнимкаNjë fenomen tjetër historik dhe fetar është kisha “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Ajo daton nga viti 1854 dhe është monument i kulturës. Kjo është një bazilikë me tri anijata me afreske të mrekullueshme mbi mur, që nga ato vite të lashta. Në rajonin “Bunara” ka një bunar të lashtë të ruajtur shumë mirë. Patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazov disa herë ka ardhur në këtë vendbanim piktoresk dhe disa prej veprave të tij përshkruajnë bukuritë e këtushme. Në mbledhjen e vjershave “Çfarë këndon mali” ai me fjalë të sakta rikrijon buçima e Ujëvarës Kostenski, rrjedha e ujit e së cilës bie nga një lartësi nga më se 10 metra.”

СнимкаBanorët e fshatit Kostenec numërojnë 3700 veta. Popullsia është e përzier. 18 për qind prej saj janë romë. Përqindja e të papunëve është e lartë. Shumë prej banorëve të fshatit nxjerrin bukën e gojës në kryeqytet dhe në qytetin Pllovdiv. Kjo për arsye të distancave jo aq të mëdha. Karakteristike për këtë rajon janë burimet termale me ujë mineral me temperaturë mbi 40 gradë celsius dhe me debit përafërsisht 12 litra për sekondë. Uji është pak radioaktiv dhe përmban natrium, fluor, hidrokarbure dhe sulfate. Ato veçori të ujit mineral në të kaluarën u bënë premisë për krijimin e pushimores prestigjioze “Vili Kostenec”. Në vitin 1960 u ndërtua një sanatorium modern balnear këtu. Më shumë hollësi prapë sjell zonja Ljubka Kacarova:

Снимка“Uji mineral është një pasuri por për fat të keq sanatoriumi është pothuajse i shkatërruar. Po flas për banjën dhe për godinën e sanatoriumit, e cila në të kaluarën shfrytëzohej për profilaktiken dhe mjekimin sepse dispononte një aparaturë tepër moderne. Tani ato shërbime ofrohen në disa hotele spa... Pishina me përmasa olimpike, e cila në të kaluarën frekuentohej nga mijëra turistë tani gjithashtu është e shkatërruar. Pronari i tij – një shoqatë aksionare me pjesëmarrje shtetërore nuk kujdeset për këtë impiant. Nga viti 2011 shteti i dha bashkisë për shfrytëzim falas 30 vjeçar ujin mineral për. Mirëpo, që të arrijmë të realizojmë projekte evropiane për zhvillimin dhe shfrytëzimin e kësaj pasurie pronësia duhet të jetë e bashkisë.”

СнимкаLubka Kacarova na tregoi edhe për zanatet, të cilët u transmetohen brez pas brezi si për shembull punimi i thikave dhe gdhendja në dru. Ajo rrëfen, se nga gjyshja mësoi teknikën specifike të kësaj krahine të pikturimit të vezëve të Pashkës me dyllë. Tani ajo ka ndërmend të popullarizojë këtë krijimtari. “Synojmë që të ruajmë mënyrën e jetesës, kulturën” thekson bashkëbiseduesja. Ajo dëshiron që të zhvillohet turizmi vendor i cili mund t’u sigurojë bukën e gojës shumë njerëzve të rinj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Bllagorodna Georgieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD