Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Hosen: “Muzika është jashtë kohës”

Foto: arkiv

Më 31 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës, si pjesë e programit të Javëve Muzikore të Sofjes, publiku bullgar do të ketë mundësi të dëgjojë vepra të kompozitorëve Bah, Mozart dhe Mendellson në ekzekutim të kuartetit me tela “Kamerata Orfika” të Universitetit të Ri Bullgar. Dirigjent dhe solist është flautisti francez Filip Bernolld. Bashkë me të në skenë do të dalin maestro Mario Hosen – violinë dhe Adrian Jotiker – piano.

Profesori Mario Hosen bëri debutimin si solist kur ishte 8 vjeçar. Bëri studime në Sofje, Vjenë, Paris. Është një solist me reputacion ndërkombëtar. Është profesor nderi i Universitetit të Ri Bullgar. Është mbajtës i një sërë dallimesh kombëtare dhe ndërkombëtare të konkurseve dhe festivaleve në Evropë dhe Azi. Ka dhënë koncerte me shumë orkestra si Orkestra Angleze e Muzikës së Dhomës, Orkestra Brukner Linç, Filarmonia Mbretërore, Orkestra Simfonike Çajkovski e Radios së Moskës, Orkestra e Skallës së Milanos. Ai është themelues dhe drejtor artistik i Akademisë Ndërkombëtare dhe Festivalit Muzikor “Orfeus”, i cili zhvillohet çdo vit në Vjenë. Profesori Mario Hosen i bie violinës “Guadanini” nga viti 1749 të siguruar nga Banka Kombëtare Austriake.

“Gëzohem se para publikut bullgar do të prezantojmë një program interesant – tregon profesori Hosen. – Koncerti është nga Cikli “Solistë – interpretues”, një program i përbashkët i Universitetit të Ri Bullgar dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Prezantojmë një kaleidoskop muzikor që nga Bahu, përmes klasikes së Mozartit deri te romantika e Mendellsonit. Miku ynë profesor Filip Bernolld është një nga figurat kryesore në shkollën franceze të flautit. Ai jo vetëm që jep shumë koncerte në të gjitha vendet e botës por realizon një veprimtari të pasur pedagogjike. Më sjell kënaqësi mundësia që bashkë me maestron Adrian Jotiker të ekzekutojmë koncertin e Mendellsonit, të cilin e incizuam para disa vitesh me kuartetin me tela “Kamerata Orfika” për kompaninë muzikore zvicerane “Doron”. Ai është një nga pianistët më të mëdhenj botëror, profesor në Akademinë e Lartë në Bazel dhe në Universitetin e Muzikës në Mënik.”

Për muzikantët, të cilët e përhapin emrin e Bullgarisë anë e mbanë botës profesori Hosen thekson: “Mendoj, se në Bullgari ka njerëz me shpirtra prej rilindësve. Dhe atë, që ka ndodhur në shekullin XIX, mund të përtëritet në fillim të shekullit XXI. Ka njerëz, të cilët e kanë të qartë vendin e artit në jetën njerëzore dhe që këtu edhe kontributin e Bullgarisë në këtë thesar. Jam i bindur se edhe në të ardhmen do të ketë njerëz të cilët do të zhvillojnë kulturën tonë, sepse nëpërmjet saj dhe iluminizmit, ne krijojmë pamjen e Bullgarisë. Mirëpo, vitet e fundit për shkak të mungesës së politikës në fushën e kulturës, shumë bullgarë të talentuar kërkojnë kësmetin jashtë shtetit. Më duket se 25 vitet e fundit sikur u zhdukën themelet e hedhura nga shkolla e vjetër bullgare e cila funksiononte shumë mirë dhe krijonte një plejadë prej muzikantëve të mrekullueshëm. Disa prej tyre mbetën këtu ndërsa të tjerë bënë një karrierë jashtë shtetit dhe kështu e ngritën renomenë e Bullgarisë si një shtet me tradita të mira muzikore. Një nga kauzat e mia është të kthehem në mëmëdhe dhe të ndihmojë për rimëkëmbjen e shkollës bullgare të violinës. Personalisht unë këtu kam studentë të talentuar dhe të motivuar, të cilët fitojnë konkurse jashtë shtetit. Përpiqemi që studentë dhe pedagogë të punojmë në një simbiozë që të realizojmë një kauzë të bukur dhe romantike – rimëkëmbjen e shkollës së violinës në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD