Evllogij dhe Hristo Georgievi, njerëzit më të pasur në Ballkan në fund të shekullit të XIX-të, janë bamirësit më të mëdhenj në historinë e Bullgarisë. Me mjetet e tyre janë krijuar Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, universiteti më i vjetër dhe më i madh në Bullgari, disa spitale, ata kanë dhuruar mjete financiare për zhvillimin e kulturës dhe kanë financuar studentë jashtë shtetit... Evllogij Georgiev ia ka dhuruar qytetit të tij të lindjes Karllovo fabrikën e tekstilit të ndërtuar me mjete të tij. Veprimet e dy vëllezërve i kanë stimuluar edhe patriotë të tjerë bullgarë që jetojnë jashtë Bullgarisë për të bërë dhurime.
Me çmimet që mbajnë emrin e vëllezërve do të dekorohen personalitete të shquara – bullgarë, të cilët me veprat e tyre ecin në rrugën e dy vëllezërve në lëmin e arsimit, bamirësisë dhe biznesit. Hristo Tuçev – kryetar i Komitetit Organizativ të Çmimeve “Evllogij dhe Hristo Georgievi”, e shpjegon nevojën për iniciativa të tilla kështu:
“Ia vlen të flitet për këto gjëra. Gjatë tërë procesit të nominimit më vështirë është që t’i bëjmë këta njerëz t’i pranojnë dekoratat, sepse siç të gjithë thanë: “Gjithçka që bëjmë nuk është për çmimin”. Këta janë njerëz, të cilët besojnë në ideal. Këta janë njerëz që janë shumë larg kotësisë.”
A është lehtë të gjesh në kohën e sotme bullgarë të tillë, veprat e të cilëve mund të krahasohen me ato të vëllezërve Georgievi?
“Nuk është lehtë, por megjithatë ka njerëz të tillë, kurse ne, shoqëria, nuk jemi mjaftë të ndjeshëm dhe shumë shpesh nuk u kushtojmë mjaftë vëmendje veprave të mira. Kështu nuk na bëjnë përshtypje veprat e njerëzve të mëdhenj, të cilët janë rreth nesh sot. Dhe pikërisht këta njerëz janë të nominuarit tanë. Në kategorinë “Arsimi” është përmendur emri i prof. Minko Ballkanski, i cili është një prej fizikëve më të theksuar në botë, Kavalier i Urdhrit të Legjionit të Nderit. Ai ka gjithashtu urdhrin “Stara Pllanina”, shkalla I, është pedagog në 34 universitete, është profesor nderi i Sorbonës, është themelues i Akademisë së Shkencave të Indisë. Në saje të një fondacioni të krijuar nga ai laureatë nga gara ndërkombëtare të matematikës, informatikës dhe fizikës dërgohen në shkollën më prestigjioze franceze Ecole Normale Superieure dhe bëhen shkencëtarë. Prof. Grigor Gorçev gjithashtu është ndër të nominuarit. Ai themeloi kirurgjinë e robotizuar te ne dhe krijoi një qendër arsimore në Bullgari. Prof. Hristo Gllushkov gjithashtu është nga të nominuarit. Ai është studiues i jetës dhe veprës së vëllezërve Georgievi. Në lëmin “”Bamirësia” u nominua Ivan Stançov, i cili është diplomat dhe mecenat. Ai dhuroi pronësinë e tij familjare, që të themelohet “Shtëpia Karin” në Varna – një qendër ku sigurohet kujdes për fëmijët e braktisur. Ivan Anev është dhuruesi më i madh i Kryqit të Kuq Bullgar. Shoqëria nuk e njeh, por ai është një njeri, i cili ua dhuroi pronësinë e tij familjare dhe trashëgiminë e së shoqes, që është mbi gjysmë mln leva, nëntë spitaleve, që të blihet pajisje speciale. Janë nominuar gjithashtu familja Zhelevi nga Dobriç – Sofka dhe Zhelju Zhelevi, vajza e të cilëve vdiq gjatë incidentin në trenin Sofja-Kardam-Çerven Brjag në vitin 2008. Ata ia dhuruan tërë shumën e paguar për vdekjen e saj Universitetit të Sofjes, shkollave dhe kopshteve, ku është arsimuar vajza e tyre. Në fushën “Biznesi” u nominua Hristo Tençev dhe Svetlin Nakov – njerëzit, të cilët krijuan Universitetin e Softueërit, ku kanë bërë studime 22 000 veta, të cilët kontribuojnë për zhvillimin e industrisë bullgare të softuerit. Ata krijuan një model të ri bullgar të biznesit në fushën e mësimdhënies në iniversitete. Vasill Terziev është një prej themeluesve të kompanisë më të suksesshme bullgare, e cila u shit për 260 mln dollarë vitin e kaluar dhe tani është duke u zhvilluar shumë mirë. Të gjithë këta njerëz janë shembull, për të cilin të gjithë bullgarët duhet të jenë në dijeni dhe të cilin të gjithë ne duhet ta ndjekim.”
Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet më 24 maj në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..