Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime për arsim, bamirësi dhe biznes paraqitin bullgarët më të denjë

БНР Новини

Evllogij dhe Hristo Georgievi, njerëzit më të pasur në Ballkan në fund të shekullit të XIX-të, janë bamirësit më të mëdhenj në historinë e Bullgarisë. Me mjetet e tyre janë krijuar Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, universiteti më i vjetër dhe më i madh në Bullgari, disa spitale, ata kanë dhuruar mjete financiare për zhvillimin e kulturës dhe kanë financuar studentë jashtë shtetit... Evllogij Georgiev ia ka dhuruar qytetit të tij të lindjes Karllovo fabrikën e tekstilit të ndërtuar me mjete të tij. Veprimet e dy vëllezërve i kanë stimuluar edhe patriotë të tjerë bullgarë që jetojnë jashtë Bullgarisë për të bërë dhurime.

СнимкаMe çmimet që mbajnë emrin e vëllezërve do të dekorohen personalitete të shquara – bullgarë, të cilët me veprat e tyre ecin në rrugën e dy vëllezërve në lëmin e arsimit, bamirësisë dhe biznesit. Hristo Tuçev – kryetar i Komitetit Organizativ të Çmimeve “Evllogij dhe Hristo Georgievi”, e shpjegon nevojën për iniciativa të tilla kështu:

“Ia vlen të flitet për këto gjëra. Gjatë tërë procesit të nominimit më vështirë është që t’i bëjmë këta njerëz t’i pranojnë dekoratat, sepse siç të gjithë thanë: “Gjithçka që bëjmë nuk është për çmimin”. Këta janë njerëz, të cilët besojnë në ideal. Këta janë njerëz që janë shumë larg kotësisë.”

Снимка
A është lehtë të gjesh në kohën e sotme bullgarë të tillë, veprat e të cilëve mund të krahasohen me ato të vëllezërve Georgievi?

“Nuk është lehtë, por megjithatë ka njerëz të tillë, kurse ne, shoqëria, nuk jemi mjaftë të ndjeshëm dhe shumë shpesh nuk u kushtojmë mjaftë vëmendje veprave të mira. Kështu nuk na bëjnë përshtypje veprat e njerëzve të mëdhenj, të cilët janë rreth nesh sot. Dhe pikërisht këta njerëz janë të nominuarit tanë. Në kategorinë “Arsimi” është përmendur emri i prof. Minko Ballkanski, i cili është një prej fizikëve më të theksuar në botë, Kavalier i Urdhrit të Legjionit të Nderit. Ai ka gjithashtu urdhrin “Stara Pllanina”, shkalla I, është pedagog në 34 universitete, është profesor nderi i Sorbonës, është themelues i Akademisë së Shkencave të Indisë. Në saje të një fondacioni të krijuar nga ai laureatë nga gara ndërkombëtare të matematikës, informatikës dhe fizikës dërgohen në shkollën më prestigjioze franceze Ecole Normale Superieure dhe bëhen shkencëtarë. Prof. Grigor Gorçev gjithashtu është ndër të nominuarit. Ai themeloi kirurgjinë e robotizuar te ne dhe krijoi një qendër arsimore në Bullgari. Prof. Hristo Gllushkov gjithashtu është nga të nominuarit. Ai është studiues i jetës dhe veprës së vëllezërve Georgievi. Në lëmin “”Bamirësia” u nominua Ivan Stançov, i cili është diplomat dhe mecenat. Ai dhuroi pronësinë e tij familjare, që të themelohet “Shtëpia Karin” në Varna – një qendër ku sigurohet kujdes për fëmijët e braktisur. Ivan Anev është dhuruesi më i madh i Kryqit të Kuq Bullgar. Shoqëria nuk e njeh, por ai është një njeri, i cili ua dhuroi pronësinë e tij familjare dhe trashëgiminë e së shoqes, që është mbi gjysmë mln leva, nëntë spitaleve, që të blihet pajisje speciale. Janë nominuar gjithashtu familja Zhelevi nga Dobriç – Sofka dhe Zhelju Zhelevi, vajza e të cilëve vdiq gjatë incidentin në trenin Sofja-Kardam-Çerven Brjag në vitin 2008. Ata ia dhuruan tërë shumën e paguar për vdekjen e saj Universitetit të Sofjes, shkollave dhe kopshteve, ku është arsimuar vajza e tyre. Në fushën “Biznesi” u nominua Hristo Tençev dhe Svetlin Nakov – njerëzit, të cilët krijuan Universitetin e Softueërit, ku kanë bërë studime 22 000 veta, të cilët kontribuojnë për zhvillimin e industrisë bullgare të softuerit. Ata krijuan një model të ri bullgar të biznesit në fushën e mësimdhënies në iniversitete. Vasill Terziev është një prej themeluesve të kompanisë më të suksesshme bullgare, e cila u shit për 260 mln dollarë vitin e kaluar dhe tani është duke u zhvilluar shumë mirë. Të gjithë këta njerëz janë shembull, për të cilin të gjithë bullgarët duhet të jenë në dijeni dhe të cilin të gjithë ne duhet ta ndjekim.”

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet më 24 maj në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD