Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prifti Stojan Çilikov: Besimi fetar është dhuratë që njeriu e ka marrë, por nuk e ka zbuluar

БНР Новини
Foto: svgeorgi.com

Në kohën e tranzicionit tonë drejt demokracisë që vazhdon tashmë 26 vjet gjithnjë e më shpesh hyjmë në tempull: për të kërkuar shpesë, të lutemi për shëndet ose thjesht sepse të gjithë bëjnë kështu, por shumë rrallë për të kërkuar takim me Zotin. A nuk shkojmë sot në kishë siç kemi shkuar para vitesh në manifestim? Sa besimtarë janë bullgarët dhe a është feja çështje e modës? Me këto pyetje iu drejtuam priftit Stojan Çilikov nga kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi” në Sofjes.

“Më duket, se keni të drejtë, por në një farë kuptimi. Pas periudhës së komunizmit kisha në Bullgari filloi të punojë me të gjitha grupet e moshave, përfshi të rinjtë. Çështja është se nuk mund të kompensohen lehtë vitet e humbura. Prandaj sot njerëzit vijnë më shpesh tek ne jo vetëm në ditën e festave. Sipas meje, secili e mban besimin në shpirtin e vet. Ai është si dhuratë qe e ka marrë njeriu, por nuk e ka zbuluar. Duhet të ndërrohen disa breza që kisha të mund të fillojë të funksionojë normalisht.”

Për qëndrimin e sotëm të bullgarit ndaj fesë vështirë mund të fajësojmë vetëm socializmin. Besimi fetar është diçka që njeriu e mban në vetveten pavarësisht nga koniunktura. Gjatë 5 shekujve të pushtetit osman pikërisht krishterimi në ka mbështetur për të mbijetuar si popull.

“Pesë shekujt nën sundimin osman gjithashtu ushtroi ndikim. Gjatë kësaj periudhe kemi martirë të fesë, por edhe të tillë të cilët e ndërruan fenë e tyre, humbëm tradita dhe vetëdije kombëtare. Komunizmi suplementarisht me forcë më të madhe shkëputi lidhjen midis njeriut dhe kishës, sepse në ato vite nocionet “Zot”, “fe”, “kishë” ishin të ndaluar – pohon prifti Çilikov. Në fillim të periudhës socialiste shumë priftërinj ishin dërguar në kampe të përqendrimit. Njerëzit kishin frikë të shkonin në kishë dhe në këtë  mënyrë disa breza  u rritën pa Zotin.”

Besimi fetar i bullgarit në përgjithësi është më specifik. Në praktikë ai lëvizet midis besimit të krishterë, interpretimit të tij dhe paragjykimeve. Nga takimet e tij me njerëzit prifti Çilikov është bindur, se shumica prej tyre e mbajnë Zotin në vetveten dhe se shumë pak janë ateistët e vërtetë. Bullgari i sotëm sikur turpërohet  në drejtim të fesë, nuk mund të hapet drejt Zotit dhe të fillojë të lutet. Prifti është i bindur, se komunikimi me Zotin dhe kuptimi i thelbit të fjalëve të Jizu Krishtit e bën njërin të shenjtë, zhvillon tek ai virtytet e krishtere. “Njeriu bashkëkohës zakonisht ngre në piedestal egoizmin dhe sedrën e vet – thotë Stojan Çilikovi. – Ndërsa në fenë e krishtere ka një pikë tjetër mbështetëse – dashuria, të duash tjetrin,  të jesh i gatshëm të sakrifikohesh për të.” Këto virtyte mungojnë në shoqërinë e sotme bullgare. “Në Bullgari ka shumë njerëz, të cilët vijnë në kishe vetëm me rastin e festave të mëdha. Ata hyjnë për të ndezur një qiri. Tek ata nuk ka atë komunikim të thelle për të cilin bëhet fjala. Kur i pyes – “ju a jeni besimtarë”, ata u përgjigjen – “po, jemi besimtarë”. Kur u shtroj pyetjen tjetër – “a luteni”, përgjigja është – “jo, nuk lutemi”. Kjo do të thotë, se lutjet e njeriut besimtar, sipas tyre, janë shfaqje e fundamentalizmit. Mund të them, se bashkëkohësit tanë kanë qëndrim ndaj jetës, që nuk është i krishterë. Do më thënë ka ndryshim të vlerave të krishtere në shoqëri.

Çfarë është e nevojshme që të arrihet në ndryshim në mënyrën e të menduarit?

“Në vend të parë duhet të ndryshohemi vetë ne – klerikët – të jetojmë një jetë me Krishtin – është i bindur prifti Stojan Çilikov. – Duhet të punomë shumë për tërheqjen e njerëzve, të këmbëngulim për zbatimin e lëndës mësimore për fenë në shkollë. Duhet të kemi shkolla e së dielës pranë kishave, siç është në çdo shtet normal.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çezma Elia në Nikopoll është e mbuluar me vargje të buta dashurie

E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..

botuar më 25-02-02 9.45.PD

Mbetjet e instalimeve ushtarake romake nga shekulli I japin informacion të ri për jetën pranë qytetit danubian Llom

Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..

botuar më 25-01-26 6.45.PD

Në Vraca do të prezantohet një film dokumentar për zbulimin e relikteve të Joan Pagëzorit

Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të..

botuar më 25-01-24 8.20.PD