Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamelia Todorova me koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës – disa ditë para festës së shkrimit dhe kulturës bullgare

Foto: BGNES

Këngëtarja e madhe bullgare xhaz dhe pop Kamelia Todorova do ta gëzojë publikun bullgar me koncertin “Net në saten të bardhë”, i cili do të zhvillohet në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 18 maj. Partnerë të saj do të jenë Filarmonia e Sofjes, Kori Kombëtar i Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” me dirigjent Sllavill Dimitrov dhe Asociacioni Bras “Kombo” (Brazz Association Combo), si dhe grupi vokal New Camellettes.

“Net në saten të bardhë” është një retrospekcion ndaj krijimtarisë së Kamelia Todorovës, me theks mbi këngët e saj bullgare – emblemë nga fillimi i viteve 80, ndër të cilat janë “Ëndrrat e pëshpëritura”, “Mos më shiko kështu, o çun”, “Le të jetë e dashuruar kjo botë”, si dhe disa kompozime botërore xhaz dhe soul. Një vend të posaçëm në program do të zërë edhe paraqitja e kompozimeve të reja, ndër të cilat është kënga “Një kujtim i bukur”, e kompozuar për këngëtaren nga vajza e saj Rejchël Rou. Projekti realizohet me bashkëpunimin e grupit Brazz Association Combo, ku bëjnë pjesë disa prej muzikantëve më të talentuar të stilit xhaz – Mihaill Josifov – trumpet, Velisllav Stojanov – trombon, Milen Markov – bateri, si dhe të grupit vokal New Camelletes. Atje marrin pjesë katër interpretues të rinj dhe të talentuar – Katja Krësteva, Elena Sirakova, Martin Kostadinov dhe Kalin Zheçev, studentë të Kamelia Todorovës në Universitetin e Ri Bullgar. Në vitin 2003 këngëtarja shënoi jubileun e saj të 25-të krijues në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës. Sivjet ajo organizon përsëri një aktivitet të tillë. Gjatë muajit maj të vitit 2011 ylli bullgar mori çmimin “Shekulli i Artë” nga Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e artit bullgar. Ja se çfarë tha ajo posaçërisht për Radio Bullgarinë për projektin e madh:

Më interesantja është se po bashkëpunoj me kaq shumë njerëz. Koncerti do të jetë shumë romantik. Repertori i këngëve është nga vitet 80 dhe 90. Stilet janë të ndryshme dhe atmosfera do të jetë shumë e këndshme. Disa prej orkestrimeve janë të Misho Josifovit, por rolin kryesor e luan Sllavill Dimitrov. Vokalet e grupit “Camelletes” janë studentë të mi. Koncerti im i fundit në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës ishte në vitin 2002 dhe nga atëherë kaluan shumë vite.

Si ndihet Kamelia Todorova si pedagoge dhe çfarë mësojnë studentët e saj në Universitetin e Ri Bullgar, ku ajo jep mësime të këndimit dhe të mjeshtërisë vokale:

Unë e dua këtë profesion dhe gëzohem se Zoti më ka dhuruar këtë talent – t’i vlerësojë zërat e këngëtarëve. I mësoj studentët të kenë dhurim, sepse kjo është diçka shumë e rëndësishme për këtë profesion. Ky është një profesion, i cili kërkon përkushtim të madh dhe në qoftë se nuk keni dhurim, është më mirë të mos merreni me muzikë, sepse këndimi është i vështirë dhe kërkon shumë punë. Do të këndoj disa këngë të kompozuara nga vajza ime. Kënga ime e parë e ka titullin “Një kujtim i bukur” dhe tregon për një moment të bukur nga jeta ime. Në skenë do të tregoj për veten, për atë që ndiej, që e dua, për atë që më zemëron dhe për atë që më bën të jem e mirë.

Ja se çfarë na tregoi këngëtarja për humbjen e kompozitorit të madh bullgar Aleksandër Brëzicov, i cili ka kompozuar këngët - emblemë në repertorin e saj, si dhe për punën e saj gjatë të gjitha këtyre viteve:

Ai më mungon shumë dhe do t’ia kushtoj atij koncertin tim, sepse do të interpretoj pothuaj të gjitha këngët e kompozuara nga ai. Për mua kjo është një humbje e madhe. Sikurse e kam humbur babanë tim. Mendoj se ai nuk u vlerësua mjaftë. Ai meritonte më shumë respekt.

Si i përballon Kamelia Todorova vështirësitë në jetë:

Këto vështirësi janë diçka e zakonshme. Duhet të ecim gjithmonë përpara. Nuk ka shpëtim tjetër, sepse puna të angazhon, ndihesh i kënaqur. Mua më pëlqen të ëndërroj dhe të shpresojë se gjithçka do të jetë në rregull. Në koncert do të interpretoj kënga “Net në saten të bardhë” të Mudi Blusit, por do të ketë akoma një befasim, i cili tani për tani është sekret.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD