Rreth 10 ditë përpara se Frank Rose të vizitojë Bullgarinë, më 5 dhe 6 maj në Sofje qe dhe Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Antëni Blinken. Bisedat e tij me qeverinë prekën një spektër të gjerë çështjesh, por përfshinë dhe elemente nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, të cilat janë nga sfera e Frank Rosit. U konstatua, se veprimtaritë ushtarake bullgare-amerikane gjatë viteve të fundit janë rritur me 400% dhe janë përqendruar kryesisht në rritjen e kapacitetit të përbashkët dhe pajtueshmërisë operative. Shpeshtësia e sovajkave të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA në regjion me siguri i detyrohet përgatitjes së takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë, të thirrur më 8 dhe 9 qershor. Para pak kohe para ushtarakëve të lartë të shteteve ballkanike Presidenti Turk Rexhep Erdogan deklaroi, se Deti i Zi është kthyer në “liqenin rus” dhe se në Varshavë do të shtrojë çështjen për forcimin e pranisë së Aleancës në Detin e Zi në përgjigje të pranisë ushtarake ruse. Bullgaria është pjesë e falangës jugore të NATO-s dhe kjo çështjet është me rëndësi për të. A do të bëhet fjalë për këtë gjatë vizitës së Frank Rose së shpejti do të kuptohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..