Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kënga, muzika, mirësia me të vërtetë mund të shpëtojnë botën” – Ilina Todorova për 25 vjetorin e “Fëmijëve të Radios” dhe koncertin e ardhshëm

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Grupi më i ri i radios do të shënojë ditëlindjen e vet të 25 me një koncert të madh ditën e diel më 15 maj në Studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare, nga ora 17. Muzikantët e vegjël dhe Ilina Todorova – themeluese dhe dirigjente e grupit vokal të fëmijëve, kanë përgatitur për festën e vet 25 këngë – nga një për çdo vit nga jeta e “Fëmijëve të Radios”. Mbase nuk do të mund t’i këndojnë që të gjitha këngët gjatë koncertit, por gjatë muajve të fundit i incizuan për fondin e Radios Kombëtare Bullgare.




Si grup “Fëmijët e Radios” ata u paraqitën në eterin kombëtar me incizimet e veta të para, grupet muzikore të medies sonë tanimë kanë një histori të gjatë. “Fëmijët e Radios” është mes formacioneve, të cilët kanë vënë fillimin e grupeve “të ndryshme” vokale, të përbëra prej këngëtarëve të vegjël – tregon Ilina Todorova. – Kremtimi i festave të mëdha të krishtere supozonte që të ketë dhe muzikë dhe këngë të posaçme, kushtuar Pashkës dhe Krishtlindjes. Në fonotekën e radios sonë mungonin dhe shumë nga këngët e vjetra shkollore. U paraqit një nevojë prej një grupi vokal të fëmijëve, i cili ta incizojë këtë repertor. Kemi një repertor mjaft të madh, i cili përfshin krijime, të krijuar posaçërisht për “Fëmijët e Radios”. U kushtojmë vëmendje dhe këngëve të bukura shkollore për fëmijët nga e kaluara.” Ilina Todorova ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në degën e pianos, më vonë dhe Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje. Por puna e saj me “Fëmijët e Radios” i hap drejtime të reja.

“Me të vërtetë që u nevojit të mësoj gjëra të reja – tregon ajo. – Pasi përfundova degën e dirigjimit koral tek profesoresha Lilija Gjuleva, fillova punë në Radion Kombëtare Bullgare dhe qesh disa vjet mjeshtre e koreve në korin e Fëmijëve të Radios – kjo qe një përvojë shumë e dobishme. Kur krijuam “Fëmijët e Radios” duhej të zgjedh një mënyrë krejtësisht tjetër të punës. Tek ne ka fëmijë fare të vegjël në moshën 3-4 vjeç. Më të mëdhenjtë në këtë moment janë në moshë 12 vjeçe. Përpara disa vjetëve qemë për vizitë në Riga në Radion e tyre Kombëtare Zhvilluam një koncert të përbashkët me formacionin e tyre të fëmijëve, ku qe i pranishëm dhe kompozitori i madh leton Rajmond Paullush. Disa herë kemi qenë në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve në Sen Deni-në Francë.”

Mes kompozitorëve të cilët i kanë përkushtuar krijimet e veta muzikantëve të vegjël janë krijues të njohur bullgar si – Vili Kazasjan, Petër Stupell, Bencion Eliezer, Vjaçesllav Kushev, Ljubomir Denev. A ka akoma këngë të pa incizuara të cilat “Fëmijët e Radios” duan të përfshijnë në repertorin e vet?

“Mbase do të incizonim këngën “O, reja ime e vogël”, një këngë shumë e njohur në bazë të tekstit të Ran Bosilekut – përgjigjet Ilina. – Gëzohem shumë se incizuam këngën “Lule e dashur” – një pamje klasike, e cila i edukon fëmijët në një dashuri ndaj natyrës, ndaj Zotit. Këngët të cilat i përgatitëm për koncertin përfshijnë historinë e grupit tonë – që nga të parat e përfshira në repertor deri tek më të rejat. Kompozitori i ri Vlladimir Canev, i cili jeton në Japoni, shkroi posaçërisht për 25 vjetorin tonë “Këndoni me “Fëmijët e Radios”. Ajo do të tingëllojë në koncert. Kemi ftuar dhe ish pjesëmarrës në grup. Ata do të marrin pjesë në këngën finale me titull “O, shok, tungjatjeta” ideja e së cilës është që muzika dhe e mira me të vërtetë mund të shpëtojnë botën.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD