Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra kulturore “Kazino detare” – emblema e jetës kulturore në qytetin Burgas

БНР Новини
Foto: Ana Mihajllova

E ndriçuar nga rrezet e diellit, Qendra kulturore “Kazino detare” i përngjan një anije të bardhë, e cila ka zbarkuar në gjirin e qytetit Burgas. Ajo është krijuar gjatë vitit 2011 dhe që atëherë e deri tani në të janë zhvilluar qindra mijë ngjarje kulturore, dhe po kështu dhe shumë ekspozita interesante. Mes tyre janë thesari i artë i Panagjurishtes, të Vëllçetrënit dhe të Rogozenit si dhe ekspozita e cila vjen për vizitë me diamante, me gurë të çmuar dhe kristale të Muzeut “Toka dhe njerëzit”. Sivjet gjatë stinës më intensive të verës në Qendër përgatisin bashkërisht më Bankën Popullore Bullgare një ekspozitë të madhe të artë. Në “Kazinonë detare” bëjnë dhe prezantime të librave, koncerte klasike e të tjera. Aty lidhen dhe martesa civile, zhvillohen dhe takime pune.

Akoma për historinë , rëndësinë dhe rolin e qendrës kulturore në jetën e qytetit Burgas bisedojmë me drejtoreshën e saj Ljudmilla Kutieva:

“Vet godina është krijuar gjatë vitit 1938. Atëherë shpallet konkurs nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Atanas Sirekov. Projekti, i cili fiton është i Viktorija Angjellovës. Për ndërtimin është zgjedhur vend, nga i cili shikohet i gjithë gjiri i Burgasit, kurse godina i përngjan një anije, të vënë mbi pjerrësinë e gjirit. Ajo ka qenë e ndërtuar për restorant dhe ka qenë kazino. Është quajtur “Kazinoja detare e Burgasit”, sepse qytetarët e dalluar të qytetit të cilët kanë marrë vendimin për ndërtimin kanë udhëtuar në vende të ndryshme dhe aty i kanë mahnitur restorantet e zbukuruara në mënyrë më të pasur me kazino.”

Në fakt këtu asnjëherë nuk ka pasur ruletë, por ka pasur restorant, i cili ka ekzistuar vite të gjata. Që të gjithë qytetarët e Burgasit nga brezi më i vjetër e lidhin godinën me fëmijërinë e vet dhe me mbrëmjet të cilat familjet e tyre i kanë kaluar në tarracën e restorantit. Përse bashkia e Burgasit vendos ta quaj Qendrën Kulturore “Kazino detare”? Ja akoma fakte kureshtare për këtë godinë, si dhe për rëndësinë saj për qytetin detar:

“Çdo një sallë ka emër dhe këto emra janë të qytetarëve të shquar të qytetit. Aktualisht gjendemi në sallën “Aleksandër Gjeorgjiev-Koxhakafalijata”. Ky është një nga dhuruesit më të mëdhenj të Burgasit. Salla fqinje mban emrin e piktorit të madh të Burgasit Gjeorgji Baev. Kurse salla tjetër është emëruar me emrin e poetit të madh Hristo Fotev. Salla më e sipërme është në emër të Petja Dubarovës.

Kur e inauguruam Qendrën Kulturore, vinin shumë njerëz dhe thoshin – po këtu a nuk ndodhet restoranti?Kurse sot ata kaq u mësuan me ngjarjet, të cilat rastisin këtu, saqë kur afron ora 17-17.30, me fjalë të tjera hapja e ekspozitës ose prezantimi i librit, ata vijnë dhe presin fillimin e ngjarjes kulturore, bile nuk e ndjekin fare programin.”

Sot qendra kulturore “Kazino detare” punon shumë mirë me qendrat kulturore Çeke dhe Polake, Gjote Institut, Institutin “Servantes”, Institutin kulturor francez, me Shoqatën për këmbim kulturor midis Indisë dhe Bullgarisë. Institucionet kulturore bullgare dhe të huaja propozojnë këtu të vijnë për vizitë ekspozita të ndryshme, teatro me shfaqjet e veta, të zhvillohen koncerte, sepse qendra kulturore “Kazino detare” është një shtëpi ideale për iniciativa të ngjashme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD