Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria kibernetike gjen vend mes prioriteteve të shtetit

Foto: arkiv

Përfaqësues të qeverisë, udhëheqjet e grupeve parlamentare dhe shefat e shërbimeve të posaçme në vazhdim të pesë orëve në Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare pranë Presidentit të Republikës diskutuan politikat për garantimin e sigurisë kibernetike të Bullgarisë. Aktualisht vendi ka probleme më të rënda, si p.sh. kriza demografike, për shqyrtimin e së cilës gjatë marsit në konsultimet me presidentin u shpall forca më e madhe e opozitës në vend, PSB. Siç duket, siguria kibernetike doli më përpara në rendin e ditës të organit konsultativ, sepse problemet e lidhura me të, bëhen gjithnjë e më të padurueshme, ndërsa hakerët – gjithnjë e më sfidues.

Për sfidat e hakerëve flet fakti, se disa minuta pasi më 14 prill u shpall thirrja e mbledhjes së Këshillit Konsultativ, sajti i Presidencës përsëri u bë objekt i sulmit të tyre. Vitin e kaluar, sajti i saj ishte sulmuar në përgjigje të kërkesës së Kreut të Shtetit që Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare të hetojë bllokimin e sajteve të KQZ dhe MPB në ditën e zgjedhjeve.

Këshilli konstatoi rritjen e intensitetit të sulmeve kibernetike kundër institucioneve shtetërore dhe fushata të pjesshme kundër bankave, aeroporteve dhe elementeve të tjera të infrastrukturës kritike. Ka rrjedhur një volum i madh të dhënash personale të shtetasve bullgarë dhe të huaj, përmbajtja e faqeve në internet të institucioneve dhe dikastereve ishte zëvendësuar me mesazhe, që përfshijnë propagandë antidemokratike dhe radikalizuese.

Shërbimet e posaçme ende nuk kanë shpallur kush qëndron prapa sulmeve kibernetike në ditën e zgjedhjeve. Por mungesa e efektivitetit në kundërveprimet në këtë sferë është vetëm pjesë e problemit, sepse Këshilli Konsultativ për Siguri Kombëtare merr në konsideratë tërë vargun e të metave me karakter parandalues, të cilat të imponojnë standarde minimale të sigurisë. Në mënyrë masive në Bullgari përdoren sisteme të vjetra operative kompjuterike dhe aplikacione të pa licencuara. Përdoruesi përfundimtar i administratës së shtetit nuk ka kulturë të mjaftueshme kompjuterike dhe kompetenca, ndërsa numri i ekspertëve me dije për sigurinë kibernetike është i pamjaftueshëm bile në dikasteret me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Duhet të shënohet, se problemet dihen dhe nga shtatori i vitit 2014 Bullgaria ka Koordinator kombëtar për sigurinë kibernetike, por ky fakt nuk çoi në ndonjë ndryshim të madh. Në vitin 2014 Ministri Ushtarak Velizar Shallamanovi alarmonte, se “diçka që kërkon 3-4 muaj në NATO, në Bullgari kërkon tre vjet në sferë, ku teknologjitë ndërrohen në çdo katër muaj, ndërsa kompliciteti i sulmeve kibernetike rritet vazhdimisht”. Dy vjet më vonë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare Kryeministri Bojko Borisov nuk la arsye për optimizëm duke komentuar, se në sferën e sigurisë kibernetike masat gjithmonë kanë qenë të pamjaftueshme, sepse revolucioni në teknologjitë informative është i tillë, se çdo ditë gjendet edhe sulm adekuat nga ana e hakеrëve.

Vendimet e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kibernetike nuk parashikojnë kthim tek puna me makinat e vjetra të shkrimit, por komplet masash dhe rekomandimesh drejtuar parlamentit dhe qeverise. Parlamentit iu rekomandua të miratoje projektin për ndryshime në Ligjin për qeverisjen elektronike, që parashikojnë krijimin e Agjencisë shtetërore “Qeverisja elektronike” dhe Ndërmarrjes shtetërore “Operator unik i sistemit”, ndërsa qeverisë – të miratojë me përparësi Strategjinë kombëtare “Bullgaria e qëndrueshme kibernetike 2020”. Ministritë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Transportit, si dhe Shërbimet e posaçme duhet të marrin mjete suplementare për rritjen e numrit të ekspertëve të angazhuar me sigurinë kibernetike, si dhe për blerjen e teknikës së re për parandalim dhe kundërveprim sulmeve kibernetike. Nga Ministria e Mbrojtjes u kërkua gjithashtu të marrë rol më aktiv në stërvitjen e përvitshme të NATOS “Cyber Coalition”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD