Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria këndon” – një iniciativë kombëtare e Bashkimit Koral Bullgar

Foto: “Bullgaria këndon”

Nga data 15 deri më 17 prill 2016 në territorin e të gjithë vendit do të zhvillohet iniciativa kombëtare “Bullgaria këndon”, me të cilën do të shënohet fillimi i festimeve, kushtuar 90 vjetorit nga krijimi i Bashkimit Koral Bullgar. “Le të bashkohen zërat e bukur bullgarë mbi të gjithë atdheun tonë në një kor të fuqishëm dhe e gjithë Bullgaria të këndojë”! – kjo është motoja e iniciativës.

Fushata është e Bashkimit Koral Bullgar me qëllim popullarizimin e të kënduarit koral. Organizohet për herë të parë. Në kuadrin e 3 ditëve do të zhvillohen koncerte në 22 qytete nga i gjithë vendi dhe 145 grupe. Iniciativa ka për qëllim të tregojë përkatësinë e mijëra bullgarëve ndaj këtij arti të pranueshëm dhe ndikues, të prezantojë bukurinë, pasurinë dhe koloritin e mjeshtërisë korale në Bullgari, t’i bashkojë koret nga vendi në emër të një ideje të përbashkët për ringjalljen e veprimtarisë korale, të krijuar përpara afro një shekulli. Ngjarja realizohet me ndihmën dhe përkrahjen e partnerëve të shumtë dhe bashkëmendimtarë. Për artin koral bullgar dhe për rilindjen e tij si një pasuri kombëtare na tregojnë Galina Llukanova – dirigjente e korit “Shën Paraskeva” pranë Akademisë Kombëtare dhe Artistike dhe kryetare e Bashkimit Koral Bullgar, dhe Jana Deliradeva – sekretare ekzekutive e Bashkimit Koral Bullgar.

“Kjo është një iniciativë e Bashkimit Koral Bullgar – “Bullgaria këndon” dhe ajo lindi në prag të 90 vjetorit të organizatës. Donim të tregojmë se, veprimtaria korale në Bullgari është e gjallë dhe interesante – tregon Galina Llukanova. – Ajo ka ndryshuar gjatë viteve dhe shumë njerëz merren me këtë, pavarësisht se është jashtë fokusit të vëmendjes shoqërore në këtë moment. Kjo është një muzikë shumë e gjallë. Ka grupe të shumta dhe të freskëta, dhe interpretime moderne, dhe këtë do të mundohemi që të tregojmë tani. Jemi jashtëzakonisht të lumtur se kemi një interesim kaq të madh ndaj aktivitetit. Mbi 150 grupe kanë deklaruar pjesëmarrje. Iniciativa organizohet prej nesh, por dhe nga vetë koret, nga baskitë nëpër vende, të cilët dhanë përkrahjen e tyre, por dhe nga vet koristët. Më e mira është se do të formohet një festë e vërtetë. Mesazhi i kompanisë tonë është “Bashkë”. “Të jemi së bashku”. Të tregojmë se jemi të fortë bashkë dhe mund të bëjmë më shumë gjëra. Shpresojmë që në këtë mënyrë të mund të tregojmë se tradita është e gjallë dhe vazhdon. Historia 90 vjeçare e veprimtarisë korale në Bullgari është interesante.

Koret e para janë të krijuara akoma përpara Çlirimit (më 1878). Gjatë vitit 1926 është pjekur dëshira për një organizatë, e cila të bashkojë njerëzit. Janë mbledhur që të këndojnë njerëz me një pozitë shumë serioze qytetare. Në këtë mënyrë kanë deklaruar praninë e vet, ndjenjën rilindëse se janë inteligjenca, e cila do ta drejtojë vendin drejt diçkaje të re. Është kuptuar se, kultura është kartëvizita jonë nëpër botë. Kemi grupe të shkëlqyera me suksese të mëdha dhe pikërisht ata, vite të tëra me radhë kanë qenë ambasadorët e kulturës në Bullgari. Koret tona kanë fituar vendet e para në konkurset më prestigjioze nëpër botë dhe kjo është një art, të cilit i është përkushtuar një nder i merituar. Dhe prandaj jemi të lumtur sepse jemi bashkë, dhe kaq shumë kore na e dëshmojnë këtë, kurse baskitë tona na i ofrojnë sallat falas. Ajo zhvillohet siç e kanë llogaritur organizatorët nëpër vend. Do të ketë koncerte në të hapur, salla bashkiake, vatra kulture, galeri. Në Sofje na zgjatën dorë nga Lidhja e Kompozitorëve, Shtëpia e Kulturës “Sredec”, Universiteti i Sofjes na dhe aulën, Akademia Kombëtare Artistike, Vatra e kulturës “Aleko Konstantinov”.

“Në qytetin e Plovdivit kërkuam salla për një kontingjent të madh publiku, sepse vetëm koristët janë 300 dhe ne presim që publiku të jetë disa herë nga kaq – tregon Jana Deliradeva. – Opera shtetërore e Plovdivit na dha sallonin e vet për dy koncerte në një ditë – absolutisht falas, për të cilën e falënderojmë drejtoreshën zonja Nina Najdenova. Plovdivi i vjetër na ofroi “Bazilikën e vogël” – një hapësirë e bukur dhe akustike, të përdorur për grupe të dhomës. Çdo një nga kolegët kërkoi një variant maksimalisht të mirë për pozicionimin e koreve, që të mund t’i prezantoi në dritën e tyre më të mirë. Kishte një ide që një koncert të zhvillohet në shpellën në Madara. Ky është botimi i parë dhe nuk prisnim një pjesëmarrje kaq aktive. “Bullgaria këndon” u bë një ngjarje e madhe dhe për shkak të formacioneve të larmishme korale: kishtare, popullore, shkollore, të dhomës, të përziera, të fëmijëve. Që të gjithë u munduan të formojnë një pamje të larmishme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD