Nga data 15 deri më 17 prill 2016 në territorin e të gjithë vendit do të zhvillohet iniciativa kombëtare “Bullgaria këndon”, me të cilën do të shënohet fillimi i festimeve, kushtuar 90 vjetorit nga krijimi i Bashkimit Koral Bullgar. “Le të bashkohen zërat e bukur bullgarë mbi të gjithë atdheun tonë në një kor të fuqishëm dhe e gjithë Bullgaria të këndojë”! – kjo është motoja e iniciativës.
“Kjo është një iniciativë e Bashkimit Koral Bullgar – “Bullgaria këndon” dhe ajo lindi në prag të 90 vjetorit të organizatës. Donim të tregojmë se, veprimtaria korale në Bullgari është e gjallë dhe interesante – tregon Galina Llukanova. – Ajo ka ndryshuar gjatë viteve dhe shumë njerëz merren me këtë, pavarësisht se është jashtë fokusit të vëmendjes shoqërore në këtë moment. Kjo është një muzikë shumë e gjallë. Ka grupe të shumta dhe të freskëta, dhe interpretime moderne, dhe këtë do të mundohemi që të tregojmë tani. Jemi jashtëzakonisht të lumtur se kemi një interesim kaq të madh ndaj aktivitetit. Mbi 150 grupe kanë deklaruar pjesëmarrje. Iniciativa organizohet prej nesh, por dhe nga vetë koret, nga baskitë nëpër vende, të cilët dhanë përkrahjen e tyre, por dhe nga vet koristët. Më e mira është se do të formohet një festë e vërtetë. Mesazhi i kompanisë tonë është “Bashkë”. “Të jemi së bashku”. Të tregojmë se jemi të fortë bashkë dhe mund të bëjmë më shumë gjëra. Shpresojmë që në këtë mënyrë të mund të tregojmë se tradita është e gjallë dhe vazhdon. Historia 90 vjeçare e veprimtarisë korale në Bullgari është interesante.
Koret e para janë të krijuara akoma përpara Çlirimit (më 1878). Gjatë vitit 1926 është pjekur dëshira për një organizatë, e cila të bashkojë njerëzit. Janë mbledhur që të këndojnë njerëz me një pozitë shumë serioze qytetare. Në këtë mënyrë kanë deklaruar praninë e vet, ndjenjën rilindëse se janë inteligjenca, e cila do ta drejtojë vendin drejt diçkaje të re. Është kuptuar se, kultura është kartëvizita jonë nëpër botë. Kemi grupe të shkëlqyera me suksese të mëdha dhe pikërisht ata, vite të tëra me radhë kanë qenë ambasadorët e kulturës në Bullgari. Koret tona kanë fituar vendet e para në konkurset më prestigjioze nëpër botë dhe kjo është një art, të cilit i është përkushtuar një nder i merituar. Dhe prandaj jemi të lumtur sepse jemi bashkë, dhe kaq shumë kore na e dëshmojnë këtë, kurse baskitë tona na i ofrojnë sallat falas. Ajo zhvillohet siç e kanë llogaritur organizatorët nëpër vend. Do të ketë koncerte në të hapur, salla bashkiake, vatra kulture, galeri. Në Sofje na zgjatën dorë nga Lidhja e Kompozitorëve, Shtëpia e Kulturës “Sredec”, Universiteti i Sofjes na dhe aulën, Akademia Kombëtare Artistike, Vatra e kulturës “Aleko Konstantinov”.
“Në qytetin e Plovdivit kërkuam salla për një kontingjent të madh publiku, sepse vetëm koristët janë 300 dhe ne presim që publiku të jetë disa herë nga kaq – tregon Jana Deliradeva. – Opera shtetërore e Plovdivit na dha sallonin e vet për dy koncerte në një ditë – absolutisht falas, për të cilën e falënderojmë drejtoreshën zonja Nina Najdenova. Plovdivi i vjetër na ofroi “Bazilikën e vogël” – një hapësirë e bukur dhe akustike, të përdorur për grupe të dhomës. Çdo një nga kolegët kërkoi një variant maksimalisht të mirë për pozicionimin e koreve, që të mund t’i prezantoi në dritën e tyre më të mirë. Kishte një ide që një koncert të zhvillohet në shpellën në Madara. Ky është botimi i parë dhe nuk prisnim një pjesëmarrje kaq aktive. “Bullgaria këndon” u bë një ngjarje e madhe dhe për shkak të formacioneve të larmishme korale: kishtare, popullore, shkollore, të dhomës, të përziera, të fëmijëve. Që të gjithë u munduan të formojnë një pamje të larmishme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..