Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shërbimi bullgar cloud me sfidë prej 100 000 $ ndaj hakerëve të mbarë botës

“pCloud është banka zvicerane për fajllat tuaj”, thotë Tunio Zafer, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Para dy vjetësh e gjysmë Tunio Zafer dhe ekipi i tij vunë re të meta serioze në drejtim të sigurisë dhe përdorimit të shërbimeve ekzistuese cloud (“kompjuterizimi në re”). Vendosën se mund të përpunojnë alternativë, e cila t’u përgjigjet në mënyrë më të mirë nevojave të përdoruesve. Për më pak se tre vjet pCloud tashmë mund të lavdërohet me katër milionë përdorues nga e tërë bota. Tunio Zafer shpjegon si shërbimet që ofrohen nga kompania bullgare i lehtësojnë përdoruesit.

СнимкаpCloud është vendi, ku mund të ruhen fotografi, video, dokumente, mbi të cilët disa kolegë mund të punojnë bashkërisht, të kenë akses tek ato në të gjitha pajisjet e tyre, nga mbarë bota në çdo kohë brenda ditës dhe natës. Kishe raste, kur konkurrentët tanë kishin të meta dhe informacioni i përdoruesve të tyre ishte bërë i arritshëm për të gjithë. Për këtë arsye siguria ishte një prej elementeve mbi  të cilën ne bëmë përpjekje serioze  për të krijuar një shërbim maksimalisht të sigurt. Përpiqemi t’u ofrojmë përdoruesve bashkë me sigurinë dhe mënyrën e përdorimit të lehtë.

Cilat janë anët më të mira të pCloud nga sistemet e ngjashme?

Njeri prej problemeve kryesore në drejtim të informacionit dhe aksesit në të është se konkurrentët tanë punojnë mbi parimin, tek i cili tërë informacioni që është në cloud, duhet të jetë i pranishëm edhe në kompjuterët e përdoruesve, që ata të mund të punojnë me këta fajlla. Kjo çon në kufizimin e hapësirës së lirë të pajisjeve të përdoruesve  përfundimtarë. Bëhet e qartë, se ata nuk mund të kenë hapësirë të pakufizuar në cloud dhe të ruajnë më shumë prej hapësirës se lirë që kanë në kompjuterët e tyre. Këtë probleme e zgjidhëm me pCloud Drive, nëpërmjet të cilit u ofrojmë përdoruesve akses dhe mundësi  të punojnë mbi të gjitha fajllat e tyre në cloud, pa pasur nevojë t’i ruajnë në kompjuterin e vetë. Me rëndësi më të madhe është siguria e informacionit. Ne ofrojmë shërbimin pCloud Crypto. Ai i lejon përdoruesit përfundimtar të kriptojë informacionin në pajisjen e vet dhe ai të dërgohet në cloud. Shërbimi është aq i sigurt, se ne si kompani, e cila mirëmban  këtë shërbim,  nuk kemi akses tek fajllat dhe nuk  mund të shohim përmbajtjen e tyre. Këto janë dy drejtimet kryesore ku jemi më të mirë se konkurrentët tanë.

Снимка

Kompania e ka shpallur në saitin e vet një sfidë ndaj hakerëve të mbarë botës - në qoftë se dikush arrin të zbulojë kodin kriptues të shërbimit, do të fitojë 100 000 dollarë ose ekuivalentin e tyre në bitcoin. Tunio Zafer tha gjithashtu:

Ekipi ynë punoi mbi pCloud Crypto në vazhdim të 5-6 muajve. Pasi e vumë në shfrytëzim, kishim nevojën tua ofrojmë përdoruesve tanë – të tanishëm dhe të ardhshëm dhe t’i bindim se shërbimi është i sigurt. Vendosëm, se mënyra sipas së cilës mund t’i bindim përdoruesit se shërbimi vërtetë është i sigurt, është të sfidojmë hakerët e mbarë botës të provojnë të asgjësojnë pCloud Crypto. 2 800 hakerë nga tërë bota provuan, ishin para së gjithësh nga Amerika dhe India, nga Bullgaria gjithashtu. Në fillim startuam me çmim prej 20 000 dollarësh. Në raundin e dytë e ngritëm çmimin në 100 000 dollarë. Por 6 muaj më vonë shërbimi vazhdon të jetë i sigurt dhe në këtë mënyrë ne treguam, se  informacioni i përdoruesve tanë është i mbrojtur në mënyrë maksimale. Dëshirojmë të shtojmë ekipin tonë në Bullgari dhe të vazhdojmë të tregojmë, se këtu mund të realizohen projekte serioze, se specialistët bullgar IT janë nga më të mirët në tregun botëror.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD