Para dy vjetësh e gjysmë Tunio Zafer dhe ekipi i tij vunë re të meta serioze në drejtim të sigurisë dhe përdorimit të shërbimeve ekzistuese cloud (“kompjuterizimi në re”). Vendosën se mund të përpunojnë alternativë, e cila t’u përgjigjet në mënyrë më të mirë nevojave të përdoruesve. Për më pak se tre vjet pCloud tashmë mund të lavdërohet me katër milionë përdorues nga e tërë bota. Tunio Zafer shpjegon si shërbimet që ofrohen nga kompania bullgare i lehtësojnë përdoruesit.
pCloud është vendi, ku mund të ruhen fotografi, video, dokumente, mbi të cilët disa kolegë mund të punojnë bashkërisht, të kenë akses tek ato në të gjitha pajisjet e tyre, nga mbarë bota në çdo kohë brenda ditës dhe natës. Kishe raste, kur konkurrentët tanë kishin të meta dhe informacioni i përdoruesve të tyre ishte bërë i arritshëm për të gjithë. Për këtë arsye siguria ishte një prej elementeve mbi të cilën ne bëmë përpjekje serioze për të krijuar një shërbim maksimalisht të sigurt. Përpiqemi t’u ofrojmë përdoruesve bashkë me sigurinë dhe mënyrën e përdorimit të lehtë.
Cilat janë anët më të mira të pCloud nga sistemet e ngjashme?
Njeri prej problemeve kryesore në drejtim të informacionit dhe aksesit në të është se konkurrentët tanë punojnë mbi parimin, tek i cili tërë informacioni që është në cloud, duhet të jetë i pranishëm edhe në kompjuterët e përdoruesve, që ata të mund të punojnë me këta fajlla. Kjo çon në kufizimin e hapësirës së lirë të pajisjeve të përdoruesve përfundimtarë. Bëhet e qartë, se ata nuk mund të kenë hapësirë të pakufizuar në cloud dhe të ruajnë më shumë prej hapësirës se lirë që kanë në kompjuterët e tyre. Këtë probleme e zgjidhëm me pCloud Drive, nëpërmjet të cilit u ofrojmë përdoruesve akses dhe mundësi të punojnë mbi të gjitha fajllat e tyre në cloud, pa pasur nevojë t’i ruajnë në kompjuterin e vetë. Me rëndësi më të madhe është siguria e informacionit. Ne ofrojmë shërbimin pCloud Crypto. Ai i lejon përdoruesit përfundimtar të kriptojë informacionin në pajisjen e vet dhe ai të dërgohet në cloud. Shërbimi është aq i sigurt, se ne si kompani, e cila mirëmban këtë shërbim, nuk kemi akses tek fajllat dhe nuk mund të shohim përmbajtjen e tyre. Këto janë dy drejtimet kryesore ku jemi më të mirë se konkurrentët tanë.
Kompania e ka shpallur në saitin e vet një sfidë ndaj hakerëve të mbarë botës - në qoftë se dikush arrin të zbulojë kodin kriptues të shërbimit, do të fitojë 100 000 dollarë ose ekuivalentin e tyre në bitcoin. Tunio Zafer tha gjithashtu:
Ekipi ynë punoi mbi pCloud Crypto në vazhdim të 5-6 muajve. Pasi e vumë në shfrytëzim, kishim nevojën tua ofrojmë përdoruesve tanë – të tanishëm dhe të ardhshëm dhe t’i bindim se shërbimi është i sigurt. Vendosëm, se mënyra sipas së cilës mund t’i bindim përdoruesit se shërbimi vërtetë është i sigurt, është të sfidojmë hakerët e mbarë botës të provojnë të asgjësojnë pCloud Crypto. 2 800 hakerë nga tërë bota provuan, ishin para së gjithësh nga Amerika dhe India, nga Bullgaria gjithashtu. Në fillim startuam me çmim prej 20 000 dollarësh. Në raundin e dytë e ngritëm çmimin në 100 000 dollarë. Por 6 muaj më vonë shërbimi vazhdon të jetë i sigurt dhe në këtë mënyrë ne treguam, se informacioni i përdoruesve tanë është i mbrojtur në mënyrë maksimale. Dëshirojmë të shtojmë ekipin tonë në Bullgari dhe të vazhdojmë të tregojmë, se këtu mund të realizohen projekte serioze, se specialistët bullgar IT janë nga më të mirët në tregun botëror.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaOrganizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..