Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një forum për zhvillimin urban apelon për një Sofje më të ndryshme

БНР Новини

Sofja ka nevojë për veprime radikale, në qoftë se duam që ajo të ndryshohet dhe të bëhet një qytet normal. Mjedisi urban duhet të sigurojë kushte të mira të jetesës, pa diskriminim, me hapësira cilësore publike, ku të ketë akses çdo një qytetar, pavarësisht nga statusi i tij social. Kjo është pozita, e cila i bashkon anëtarët e Komitetit të Iniciativës për ndryshim në sistemin e planifikimit urban. Këta janë organizatorët e Forumit të parë PRO zhvillimit urban, forum ky i cili u zhvillua më 5 prill në Bethaus në Sofje. Morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve, arkitektë, urbanistë, ish këshilltarë bashkiakë dhe këshilltarë të tanishëm bashkiakë, intelektualë dhe qytetarë aktivë. U shqyrtuan oferta në tri panele të veçanta për statusin e kryearkitektit, për funksionin e ri dhe vendin e Këshillit Bashkiak të Ekspertëve për rregullimin e territorit dhe për nevojën për një strukturë të pavarur kërkimore në sistemin e planifikimit urban.

Arkitekti Pavell Jançev është një prej organizatorëve të forumit. E pyetëm se çfarë pritet nga kryearkitekti i ardhshëm dhe çfarë ofertash ka përpunuar Komiteti i Iniciativës?

СнимкаNë fillim startuam me idenë se aktualisht kryearkitekti ka tepër shumë përgjegjësi dhe përkatësisht shoqëria mendon se shumë prej problemeve të Sofjes varen drejtpërsëdrejti nga ai. Kjo i detyrohet faktit se Këshilli Bashkiak dhe kryetari i tij i kanë dhënë atij shumë pushtet dhe përgjegjësi dhe përkatësisht, kur ai është i vetmi, që flet, ai është gjithashtu i vetmi fajtor. Ne propozojmë që këto përgjegjësi të ndahen, Ai të jetë agjenti administrativ, i cili miraton çdo një projekt, dhe ta çlirojmë nga funksioni i vizionerit, i cili duhet të dijë se si do të duket qyteti pas 10-20 vitesh.

Një prej theksave të forumit ishte nevoja për krijimin e bilancit midis interesit publik dhe atij privat. Për Valentina Bakallovën, juriste në ekipin e tre kryearkitektëve në Bashkinë e Kryeqytetit, kryearkitekti i ardhshëm duhet të luajë rolin e balancierit dhe për këtë është me rëndësi faza e planifikimit urban, kur interesat e ndryshëm hasen dhe shqyrtohen, që të arrihet marrëveshje.

Sa i përket debatit për krijimin e një këshilli ekspertësh pranë Bashkisë së Kryeqytetit, Pavell Jançev komentoi:

Sipas disa pjesëmarrësve biznesi nuk është paraqitur mirë në Bashkinë e Kryeqytetit, por sipas disa pjesëmarrësve të tjerë është e kundërta – aktualisht ai është duke marrë pjesë në një degë të tërësishme, sa i përket planifikimit, degë kjo e cila merret me reklamë të jashtme dhe ja se çfarë janë rezultatet. Reklama e jashtme në Sofje ka fituar epërsi të madhe në identitetin vizual të qytetit. Për mendimin tim si urbanist qytetarët duhet të dëgjohen, por gjithmonë duhet të ketë një ekspert-urbanist, i cili të udhëheqë procesin, të jetë ndërmjetës, që të pasurohet plani përkatës. Mirëpo, duhet të ketë dikë, i cili ta mbajë përgjegjësinë politike.

Снимка

Paneli i tretë i ishte kushtuar nevojës për një strukturë kërkimore në sistemin e planifikimit urban, sistem ky i cili të merret me të ashtuquajturat “politika urbane”. Të gjithë ranë dakord se ka nevojë për një strukturë të tillë, por tani për tani janë duke u diskutuar përmasat dhe deri në çfarë shkalle ajo mund të jetë e pavarur. Për docenten Milena Jakimova, pedagoge në degën e sociologjisë në Universitetin e Sofjes, grupi duhet të jetë një hallkë e vogël analitike, që të mos bëhet thjeshtë një instrument i dhënies së legjitimitetit ekspert dikujt, i cili nuk merr përgjegjësi politike.

Në përfundim, Pavell Jançev nënvizon se këto veprime radikale janë të mundshme menjëherë, po të ketë vullnet politik:

Kryearkitekti i ri do të tregojë nëse është i aftë për këto veprime vendimtare. Tani për tani financa për planifikim dhe studime nuk mungojnë, pra ka nevojë vetëm për vullnet politik për këto veprime vendimtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Pavell Jançev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD