Sofja ka nevojë për veprime radikale, në qoftë se duam që ajo të ndryshohet dhe të bëhet një qytet normal. Mjedisi urban duhet të sigurojë kushte të mira të jetesës, pa diskriminim, me hapësira cilësore publike, ku të ketë akses çdo një qytetar, pavarësisht nga statusi i tij social. Kjo është pozita, e cila i bashkon anëtarët e Komitetit të Iniciativës për ndryshim në sistemin e planifikimit urban. Këta janë organizatorët e Forumit të parë PRO zhvillimit urban, forum ky i cili u zhvillua më 5 prill në Bethaus në Sofje. Morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve, arkitektë, urbanistë, ish këshilltarë bashkiakë dhe këshilltarë të tanishëm bashkiakë, intelektualë dhe qytetarë aktivë. U shqyrtuan oferta në tri panele të veçanta për statusin e kryearkitektit, për funksionin e ri dhe vendin e Këshillit Bashkiak të Ekspertëve për rregullimin e territorit dhe për nevojën për një strukturë të pavarur kërkimore në sistemin e planifikimit urban.
Arkitekti Pavell Jançev është një prej organizatorëve të forumit. E pyetëm se çfarë pritet nga kryearkitekti i ardhshëm dhe çfarë ofertash ka përpunuar Komiteti i Iniciativës?
Në fillim startuam me idenë se aktualisht kryearkitekti ka tepër shumë përgjegjësi dhe përkatësisht shoqëria mendon se shumë prej problemeve të Sofjes varen drejtpërsëdrejti nga ai. Kjo i detyrohet faktit se Këshilli Bashkiak dhe kryetari i tij i kanë dhënë atij shumë pushtet dhe përgjegjësi dhe përkatësisht, kur ai është i vetmi, që flet, ai është gjithashtu i vetmi fajtor. Ne propozojmë që këto përgjegjësi të ndahen, Ai të jetë agjenti administrativ, i cili miraton çdo një projekt, dhe ta çlirojmë nga funksioni i vizionerit, i cili duhet të dijë se si do të duket qyteti pas 10-20 vitesh.
Një prej theksave të forumit ishte nevoja për krijimin e bilancit midis interesit publik dhe atij privat. Për Valentina Bakallovën, juriste në ekipin e tre kryearkitektëve në Bashkinë e Kryeqytetit, kryearkitekti i ardhshëm duhet të luajë rolin e balancierit dhe për këtë është me rëndësi faza e planifikimit urban, kur interesat e ndryshëm hasen dhe shqyrtohen, që të arrihet marrëveshje.
Sa i përket debatit për krijimin e një këshilli ekspertësh pranë Bashkisë së Kryeqytetit, Pavell Jançev komentoi:
Sipas disa pjesëmarrësve biznesi nuk është paraqitur mirë në Bashkinë e Kryeqytetit, por sipas disa pjesëmarrësve të tjerë është e kundërta – aktualisht ai është duke marrë pjesë në një degë të tërësishme, sa i përket planifikimit, degë kjo e cila merret me reklamë të jashtme dhe ja se çfarë janë rezultatet. Reklama e jashtme në Sofje ka fituar epërsi të madhe në identitetin vizual të qytetit. Për mendimin tim si urbanist qytetarët duhet të dëgjohen, por gjithmonë duhet të ketë një ekspert-urbanist, i cili të udhëheqë procesin, të jetë ndërmjetës, që të pasurohet plani përkatës. Mirëpo, duhet të ketë dikë, i cili ta mbajë përgjegjësinë politike.
Paneli i tretë i ishte kushtuar nevojës për një strukturë kërkimore në sistemin e planifikimit urban, sistem ky i cili të merret me të ashtuquajturat “politika urbane”. Të gjithë ranë dakord se ka nevojë për një strukturë të tillë, por tani për tani janë duke u diskutuar përmasat dhe deri në çfarë shkalle ajo mund të jetë e pavarur. Për docenten Milena Jakimova, pedagoge në degën e sociologjisë në Universitetin e Sofjes, grupi duhet të jetë një hallkë e vogël analitike, që të mos bëhet thjeshtë një instrument i dhënies së legjitimitetit ekspert dikujt, i cili nuk merr përgjegjësi politike.
Në përfundim, Pavell Jançev nënvizon se këto veprime radikale janë të mundshme menjëherë, po të ketë vullnet politik:
Kryearkitekti i ri do të tregojë nëse është i aftë për këto veprime vendimtare. Tani për tani financa për planifikim dhe studime nuk mungojnë, pra ka nevojë vetëm për vullnet politik për këto veprime vendimtare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Pavell Jançev
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..