Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Tanja Millaçiç: Arti të krijosh jetë

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Hyj në kompleksin mjekësor të doktorit Shterev dhe në derë më presin dy binjakë biondë, të cilët mbase qenë rreth 5 muajsh dhe babai i tyre. Karroca e tyre është tepër moderne – në dy kate. Njëri binjak është i shtrirë në katin e sipërm, kurse tjetri poshtë, si komshinj. Binjaku nga kati i sipërm qesh dhe shikon me sy të gatshëm për të bërë ndonjë bela, kurse tjetri i përdredh buzët, sepse sikur i shpëtojnë gjërat pa i parë mirë. Me buzëqeshjen të cilën ma dhuruan bebet nisem për tek kabineti i Tanja Millaçiç, doktorëshë mbi embriologjinë dhe udhëheqëse e sektorit embriologjik dhe andrologji panë kompleksit. Pas një luhatje të gjatë nëpër labirintet e spitalit takohem me të dhe nuk kam durim që të më thotë se kur dhe përse zgjedh për tu zhvilluar pikërisht në këtë profesion:

“Kur qesh 14 vjeçe, pash një film dokumentar për in vitron. Atëherë më bëri një përshtypje të madhe. Përmendën se, teknologët bio “bëjnë” bebe in vitro dhe unë akoma atëherë u ndeza pas kësaj. Dhe që në atë moment e dija se me çfarë dua të merrem. Pedagogët në fakultetin Biologjik më thanë se, ky është një sektor shumë i vogël në Bullgari dhe se kryesisht mjekët merren me këtë, dhe jo biologët. Sipas tyre nuk do të mundesha të realizohem.”

Pavarësisht nga zhgënjimi në çast, Tanja mundet të realizojë dëshirën e vet dhe ngrohet mjaftë në karrierën e saj. Pavarësisht nga veprimtaritë gllabëruese në vendin e punës, Tanja shpejton të ikë nga spitali, që të mund të hyjë në rolin numër 2 për ditën-në rolin e nënës dhe të bashkëshortes. Përpara viteve familja Millaçiç ka dashur shumë të kenë fëmijë dhe kanë punuar mjaftë mbi këtë çështje. Pas një pritje mjaft të gjatë fati vendos ta dhurojë Tanjën dhe bashkëshortin e saj jo me një, por me dy djem-binjak.  Po kështu po kaq të ëmbël si ata me të cilët u njoha në të hyrë të kompleksit. Gëzimi është shumë i madh, por ditët e përditshme kalojnë shumë ngadalë dhe progresi përsëri e pushton Tanjën.

“Për veten time e kuptova se, me qenë se u ktheva në punë shumë herët – mezi pas 9 muajve pas lindjes, shumë gjëra nga kontakti me fëmijët më mungonte. Tani po mundohem ti zëvendësoj. E kuptoj shumë mirë se koha nuk mund të kthehet mbrapa, pavarësisht se njëri nga djemtë premton të shpik makinë të kohës, me të cilën të na bëj më të rinj një ditë. I uroj secilit të provojë lumturinë nga kjo të ketë fëmijë dhe të mundet ti edukojë mirë.”

Tani binjakët janë 8 vjeç, shkojnë në shkollë dhe merren me shumë gjëra jashtë shkollës: ditën e martë janë në basketboll, të enjten në tenis, marrin mësime suplementare në letërsi kurse gjatë ditën së premte shkojnë në kinema, ditën e shtunë kanë gjermanisht dhe matematikë, kurse pas mësimeve shëtitje në park, ngasin biçikletë ose shkojnë të rrëshqasin me patina. Me ta gjithmonë janë dhe prindërit e tyre, të cilët kanë gjetur çelësin drejt asaj sesi të shpërndajnë kohën e tyre midis punës, fëmijëve, veprimtarive të përditshme jetike si gatimi, pastrimi dhe pak pushim. Çdo të mërkurë Tanja punon që nga mëngjesi herrët deri vonë në darkë mbi kazuse të rënda, lidhur me profesionin e saj, kurse të paktën 3 herë për vit merr pjesë në forume shkencore dhe kongrese lidhur me shëndetin reproduktiv, sterilitetin e të tjera. Deri tani ka marrë pjesë në mbi 50 takime të tilla, ku ka mbajtur leksione dhe kumtesa shkencore, kryesisht në Evropë. Ka qenë moderator të seksioneve dhe organizuese të kongreseve në Bullgari, kurse që prej 3 vjetëve dhe në Evropë – sivjet ne Helsinki (pranë Asociacionit mbi embriologjinë njerëzore). Aktualisht është organizatore e dy sesioneve për embriologji në kongresin e 17 për sterilitet të Asociacionit Bullgar mbi sterilitetin dhe shëndetin reproduktiv.  Veprimtaria e saj përfshin ftesa të lektorëve, përcaktimin e temave, vendosjen, modernizimin e gjuhës angleze e shumë gjëra të tjera.

Pavarësisht nga grafiku i ngarkuar, Tanja gjithmonë gjen kohë për emocione pozitive. Ja se çfarë u përgjigj ajo kur e pyeta  se kush është momenti më i preferuar nga puna e saj:

“Dita e lajmit të mirë, kur ne lidhemi me të gjitha familjet, të cilave u kemi ndihmuar. Spitali mbushet me fëmijë. Bile më rrëqethet mishi kur e tregoj, por në çdo korridor ka bebe dhe fëmijë të rritur. Zakonisht ka shumë hare, shumë muzikë dhe hare. Kjo më përmbush pozitivisht ,pavarësisht se shumë nga njerëzit të mos e dinë se kush qëndron pas laboratorit. Ata kanë kontakt kryesisht me mjekët shërues. Pavarësisht se nuk na dinë me emër, ose me fytyrë, takimi është jashtëzakonisht i ngrohtë dhe imponues, sepse ai të jepe shpresë dhe synim të vazhdosh para.”

Doktoresha Tanja Millaçiç ja përkushton veten e vet fëmijëve dhe artit të mund të krijosh jetë, kurse kjo për të është kyçi drejt lumturisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD