Bullgaria – tokë e bekuar nga perënditë, e përkëdhelur nga tingujt magjik të muzikës së Orfeut. Tokë që ka thithur gjakun e derdhur të mijëra trimeve të njohur dhe të panjohur, që të lulëzojë mbi të trëndafili aromatik bullgar. Kjo tokë duhet të njihet dhe të dashurohet. Për këtë bëjnë thirrje dy djem – Ljubomir Angellov dhe Ivajllo Kirovi, të cilët janë nismëtarët e Lëvizjes kombëtare “E dua Bullgarinë”.
“Ne jemi dy shokë që nga vitet shkollore. Merremi me fotografi. Prej 15 vjetësh udhëtojmë anembanë vendit dhe vazhdimisht zbulojmë vende të reja interesante. Shumë njerëz bëjnë ekskursione të ndryshme në Bullgari, bëjnë fotografi me celularë ose fotoaparate, por në fund të fundit ato nuk janë në dispozicion të publikut të gjerë. Ideja jonë ishte që të gjitha këto kënde të bukura të atdheut tonë, të mbledhura në album të bukur, të mbeten për secilin udhëtar si një kujtim i mrekullueshëm” – tregon Ljubomiri.
Kështu lindi ideja për albumin me fotografi të bukura – stikera, të cilët turistët do të mund t’i blejnë në mbi 100 objektet turistike në vend, tendenca është që numri i tyre vazhdimisht të rritet. Iniciativa është e hapur dhe në të mund të përfshihen edhe objekte të tjera të njohura dhe më pak të njohura. “Prej kohe bashkëpunojmë me shumë muze në Bullgari – saktëson Ljubomiri. – E nisëm iniciativën me ata, me të cilët jemi në kontakt. Kohën e fundit interesi rritet dhe vazhdimisht na kërkojnë dhe edhe nga objekte të tjera turistike, nga muze dhe qendra informative, të cilët janë gati t’i bashkohen nismës sonë.”
Gjatë viteve të fundit bullgarët udhëtojnë shumë deri në vende më të të afërta dhe më të largëta dhe sikur vendi i tyre mbetet në plan të dytë.
“Nuk është kështu – është kategorik Ljubomir Angellovi. – Kur udhëtoj, më bën përshtypje sa shumë njerëz frekuentojnë objektet turistike në vend dhe kjo më gëzon. Njerëzit e rinj udhëtojnë shumë nëpër vendin dhe unë mendoj, se ata e duan Bullgarinë.”
Pas viteve të nihilizmit në drejtim të virtyteve bullgare, monumenteve bullgare dhe pasurive natyrore, pas ndryshimeve demokratike kohën e fundit jemi dëshmitar të formimit të një interesi të ri të orientuar në njohjen e rrënjëve bullgare nga ana e të rinjve në Bullgari. Ai mbështet edhe nga politika e Ministrisë së Turizmit për stimulimin e zhvillimit të turizmit të brendshëm.
Ai saktëson, se nga 35 deri në 65% prej çmimit të fotografive-stikera janë destinuar për qëllime bamirëse – për zhvillimin e objektit përkatës turistik. Stikerat mund të blihen në objekte të njohura turistike si monumenti “Shipka”, Lugina e trëndafiltëve, kalaja “Carevec” në Veliko Tërnovo etj.
“Ndër objektet më pak të njohura është kompleksi arkeologjik nga epoka e bakrit dhe gurit “Kaleto” në qytetin Mezdra. Pak njihet dhe koleksioni muzeal “Vasill dhe Atanas Atansaovi” në qytetin Lloveç. Ai është hapur në vitin 2008 dhe mban emrin e doc. Vasill Atanasovit, i cili e ka dhuruar tërë koleksionin e vet prej mineraleve të mbledhur në vazhdim të 40 vjetëve. Shpresojmë, se nëpërmjet iniciativës “E dua Bullgarinë” do të popullarizojmë dhe Muzeun e mrekullueshëm letrar-artistik “Çudomir” në qytetin Kazanllëk, i cili kujdeset për ruajtjen, studimin dhe popullarizimin e shkrimtarit tonë të madh, piktor dhe aktivist shoqëror Çudomir, godina e të cilit është monument arkitekturor i kulturës.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë..
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR..