Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Lëvizja kombëtare “E dua Bullgarinë”

Foto: Fillon Lëvizja kombëtare “E dua Bullgarinë”

Bullgaria – tokë e bekuar nga perënditë, e përkëdhelur nga tingujt magjik të muzikës së Orfeut. Tokë që ka thithur gjakun e derdhur të mijëra trimeve të njohur dhe të panjohur, që të lulëzojë mbi të trëndafili aromatik bullgar. Kjo tokë duhet të njihet dhe të dashurohet. Për këtë bëjnë thirrje dy djem – Ljubomir Angellov dhe Ivajllo Kirovi, të cilët janë nismëtarët e Lëvizjes kombëtare “E dua Bullgarinë”.

“Ne jemi dy shokë që nga vitet shkollore. Merremi me fotografi. Prej 15 vjetësh udhëtojmë anembanë vendit dhe vazhdimisht zbulojmë vende të reja interesante. Shumë njerëz bëjnë ekskursione të ndryshme në Bullgari, bëjnë fotografi me celularë ose fotoaparate, por në fund të fundit ato nuk janë në dispozicion të publikut të gjerë. Ideja jonë ishte që të gjitha këto kënde të bukura të atdheut tonë, të mbledhura në album të bukur, të mbeten për secilin udhëtar si një kujtim i mrekullueshëm” – tregon Ljubomiri.

Kështu lindi ideja për albumin me fotografi të bukura – stikera, të cilët turistët do të mund t’i blejnë në mbi 100 objektet turistike në vend, tendenca është që numri i tyre vazhdimisht të rritet. Iniciativa është e hapur dhe në të mund të përfshihen edhe objekte të tjera të njohura dhe më pak të njohura. “Prej kohe bashkëpunojmë me shumë muze në Bullgari – saktëson Ljubomiri. – E nisëm iniciativën me ata, me të cilët jemi në kontakt. Kohën e fundit interesi rritet dhe vazhdimisht na kërkojnë dhe edhe nga objekte të tjera turistike, nga muze dhe qendra informative, të cilët janë gati t’i bashkohen nismës sonë.”

Gjatë viteve të fundit bullgarët udhëtojnë shumë deri në vende më të të afërta dhe më të largëta dhe sikur vendi i tyre mbetet në plan të dytë.

“Nuk është kështu – është kategorik Ljubomir Angellovi. – Kur udhëtoj, më bën përshtypje sa shumë njerëz frekuentojnë objektet turistike në vend dhe kjo më gëzon. Njerëzit e rinj udhëtojnë shumë nëpër vendin dhe unë mendoj, se ata e duan Bullgarinë.”

Pas viteve të nihilizmit në drejtim të virtyteve bullgare, monumenteve bullgare dhe pasurive natyrore, pas ndryshimeve demokratike kohën e fundit jemi dëshmitar të formimit të një interesi të ri  të orientuar në njohjen e rrënjëve bullgare nga ana e të rinjve në Bullgari. Ai mbështet edhe nga politika e Ministrisë së Turizmit për stimulimin e zhvillimit të turizmit të brendshëm.

“Ndoshta kjo është rruga – të mbështeten objektet, të bëhet reklamë, të krijohet infrastrukturë dhe njerëzit të mund të marrin informacion për vendet që vizitojnë. Në saj të pranisë së Internetit, kjo realizohet shpejtë – ndan Ljubomir Angellovi. – I tillë është qëllimi i Lëvizjes kombëtare “E dua Bullgarinë” – të popullarizojmë objekte të ndryshme dhe në këtë mënyrë të nxisim turizmin në vend, të ndihmojmë muzetë dhe objektet turistike, me të cilat punojmë dhe për të cilat kujdesen njerëz me shumë dashuri, duke ruajtur në këtë mënyre historinë tonë të gjallë.”

Ai saktëson, se nga 35 deri në 65% prej çmimit të fotografive-stikera janë destinuar për qëllime bamirëse – për zhvillimin e objektit përkatës turistik. Stikerat mund të blihen në objekte të njohura turistike si monumenti “Shipka”, Lugina e trëndafiltëve, kalaja “Carevec” në Veliko Tërnovo etj.

“Ndër objektet më pak të njohura është kompleksi arkeologjik nga epoka e bakrit dhe gurit “Kaleto” në qytetin Mezdra. Pak njihet dhe koleksioni muzeal “Vasill dhe Atanas Atansaovi” në qytetin Lloveç. Ai është hapur në vitin 2008 dhe mban emrin e doc. Vasill Atanasovit, i cili e ka dhuruar tërë koleksionin e vet prej mineraleve të mbledhur në vazhdim të 40 vjetëve. Shpresojmë, se nëpërmjet iniciativës “E dua Bullgarinë” do të popullarizojmë dhe Muzeun e mrekullueshëm letrar-artistik “Çudomir” në qytetin Kazanllëk, i cili kujdeset për ruajtjen, studimin dhe popullarizimin e shkrimtarit tonë të madh, piktor dhe aktivist shoqëror Çudomir, godina e të cilit është monument arkitekturor i kulturës.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria u prezantua në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi

Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..

botuar më 25-02-24 5.16.MD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD

Të rinjtë bullgarë do të eksplorojnë Evropën përmes një udhëtimi falas me tren

558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...

botuar më 25-02-23 8.30.PD