Kryetari shumëvjeçar i Këshillit të Mediave Elektronike (SEM) doc. Georgi Llozanov befasisht dha dorëheqje. Ai u argumentua: “nuk ka arsye ligjore që Këshilli të refuzojë regjistrimin e një televizioni të ri në Bullgari. Por arsye morale, siç duket, ka: Nuk dua me votën time si anëtar i Këshillit të Mediave Elektronike, as me nënshkrimin tim si Kryetar i tij të legalizojë në mediat elektronike retorikën agresive të medias online, e cila lehtësisht kalon në regjistrat e fjalës agresive, me gjithë se kjo nuk është detyrimisht mbi bazën e shenjës racore, etnike ose fetare (...) Ndodhem para një kontradikte, prej së cilës nuk shohë rrugëdalje tjetër, përveç se të largohem nga Këshilli.”
Në Bullgari dorëheqje nuk jepen lehtë. Në rastin konkret “hatersat” menjëherë do të shtonin, se me dorëheqje dhe pa dorëheqje, ditët nga mandati i doc. Llozanovit janë të numëruara. Por me rëndësi është, se Kryetari i SEM me dorëheqjen e tij shtroi pyetje ne lidhje me mjedisin mediatik në Bullgari, të cilët rëndojnë mbi shoqërinë si “gur mulliri”. Askush nuk duhet të jetojë me iluzionet, se Ligji për Radio-Televizionin, mbrojtës i të cilit është Këshilli i Mediave Elektronike, mund të jete garant për mediat ideale. Ligjet krijojnë kornizën. Por është e qartë, se baza e tanishme normative nuk është e mirë, sepse nuk jep mundësi për verifikimin faktik të burimeve për financimin e mediave, nuk parashikon pragje të përqendrimit të pronës mediatike, nuk mbron gazetarët nga pronarët e mediave, nuk sanksionon fjalët e urrejtjes, nuk detyron mediat të deklarojnë orientimin e tyre politik, por lejon krijimin e transmetimeve nga politikanë profesionistë.
Në klasifikimet për lirinë e fjalës organizatat e mëdha ndërkombëtare si “Reporterë pa kufij”, “Freedom House” dhe “Asociacioni i gazetarëve evropianë” i vlerësojnë mediat bullgare si gjithnjë e më pak demokratike, më pak profesionale dhe nën vartësi të madhe. Sipas këtyre organizatave, ato nuk zbatojnë funksionet e veta kryesore – të informojnë dhe të edukojnë shoqërinë, por më tepër u janë orientuar materisë zbavitëse dhe propagandimit të hapur dhe të qëllimshëm të ideve të caktuara të pronarëve të tyre, të cilët vazhdojnë të jenë të fshehtë dhe të paqartë. Një seri sondazhesh për gjendjen e mediave në Bullgari tregojnë vartësinë e madhe të gazetarëve nga pronarët, politikanët dhe reklamuesit. Secili gazetar i dytë nga kolegët e anketuar të 40 mediave ankohet nga presioni i ushtruar politik mbi punën e tij, ndërsa secili i tretë flet për presion nga ana e reklamuesve. Fenomeni autocensura është gjë normale për jo pak gazetarë në vendin tonë. Në këtë sfond, auditori i informuar nga mediat, duhet vetë të bëjë konkluzionet. Në fakt spektatorët, dëgjuesit dhe lexuesit u janë nënshtruar presionit propagandistik dhe manipulativ, në vend që të marrin informacion të drejtë dhe të krijojnë larmi të mendimeve.
Mediat në një shkallë të madhe hyjnë në censurën jo zyrtare dhe shkaqet për këtë janë vështirësitë ekonomike në këtë sferë, gjithashtu mungesa e konsensusit dhe kuptimit në drejtim të detyrave të mediave në kushtet e demokracisë. Mjedisi mediatik është me rëndësi vendimtare për praninë dhe funksionimin e shoqërisë demokratike. Në shtetet e zhvilluara demokratike ky është parim bazë i patundur. Tek ne përqendrimi i mediave në struktura të njëjta oligarkike dhe mungesa e transparencës së plotë mbi pronarët e mediave kërcënojnë demokracinë dhe e bëjnë një demokraci fasade.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..