Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dorëheqje dhe pyetjet që mbeten pa përgjigje

БНР Новини
Foto: BGNES

Kryetari shumëvjeçar i Këshillit të Mediave Elektronike (SEM) doc. Georgi Llozanov befasisht dha dorëheqje. Ai u argumentua: “nuk ka arsye ligjore që Këshilli të refuzojë regjistrimin e një televizioni të ri në Bullgari. Por arsye morale, siç duket, ka: Nuk dua me votën time si anëtar i Këshillit të Mediave Elektronike, as me nënshkrimin tim si Kryetar i tij të legalizojë në mediat elektronike retorikën agresive të medias online, e cila lehtësisht kalon në regjistrat e fjalës agresive, me gjithë se kjo nuk është detyrimisht mbi bazën e shenjës racore, etnike ose fetare (...) Ndodhem para një kontradikte, prej së cilës nuk shohë rrugëdalje tjetër, përveç se të largohem nga Këshilli.”

Në Bullgari dorëheqje nuk jepen lehtë. Në rastin konkret “hatersat” menjëherë do të shtonin, se me dorëheqje dhe pa dorëheqje, ditët nga mandati i doc. Llozanovit janë të numëruara. Por me rëndësi është, se Kryetari i SEM me dorëheqjen e tij shtroi pyetje ne lidhje me mjedisin  mediatik  në Bullgari, të cilët rëndojnë mbi shoqërinë si “gur mulliri”. Askush nuk duhet të jetojë me iluzionet, se Ligji për Radio-Televizionin, mbrojtës i të cilit është Këshilli i Mediave Elektronike, mund të jete garant për mediat ideale. Ligjet krijojnë kornizën. Por është  e qartë, se baza e tanishme normative nuk është e mirë, sepse nuk jep mundësi për verifikimin faktik të burimeve për financimin e mediave, nuk parashikon pragje të përqendrimit të pronës mediatike, nuk mbron gazetarët nga pronarët e mediave, nuk sanksionon fjalët e urrejtjes, nuk detyron mediat të deklarojnë orientimin e tyre politik, por lejon krijimin e transmetimeve nga politikanë profesionistë.

Në klasifikimet për lirinë e fjalës organizatat e mëdha ndërkombëtare si “Reporterë pa kufij”, “Freedom House” dhe “Asociacioni i gazetarëve evropianë” i vlerësojnë mediat bullgare si gjithnjë e më pak demokratike, më pak profesionale dhe nën vartësi të madhe. Sipas këtyre organizatave, ato nuk zbatojnë funksionet e veta kryesore – të informojnë dhe të edukojnë shoqërinë, por më tepër u janë orientuar materisë zbavitëse dhe propagandimit të hapur dhe të qëllimshëm të ideve të caktuara të pronarëve të tyre, të cilët vazhdojnë të jenë të fshehtë dhe të paqartë. Një seri sondazhesh për gjendjen e mediave në Bullgari tregojnë vartësinë e madhe të gazetarëve nga pronarët, politikanët dhe reklamuesit. Secili gazetar i dytë nga kolegët e anketuar të 40 mediave ankohet nga presioni i ushtruar politik mbi  punën e tij, ndërsa secili i tretë flet për presion nga ana e reklamuesve. Fenomeni autocensura është gjë normale për jo pak gazetarë në vendin tonë. Në këtë sfond, auditori i informuar nga mediat, duhet vetë të bëjë konkluzionet. Në fakt  spektatorët, dëgjuesit dhe lexuesit u janë nënshtruar presionit propagandistik dhe manipulativ, në vend që të marrin informacion të drejtë dhe të krijojnë larmi të mendimeve.

Mediat në një shkallë të madhe hyjnë në censurën jo zyrtare dhe shkaqet për këtë janë vështirësitë ekonomike në këtë sferë, gjithashtu mungesa e konsensusit dhe kuptimit në drejtim të detyrave të mediave në kushtet e demokracisë. Mjedisi mediatik është me rëndësi vendimtare për praninë dhe funksionimin e shoqërisë demokratike. Në shtetet e zhvilluara demokratike ky është parim bazë i patundur. Tek ne përqendrimi i mediave në struktura të njëjta oligarkike dhe mungesa e transparencës së plotë mbi pronarët e mediave kërcënojnë demokracinë dhe e bëjnë një demokraci fasade.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD