Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mikroferma bullgare-punon derisa nuk je në shtëpi

БНР Новини

Përpara 4 vjetëve Ljudmill Egov shpik një makinë të vetme për nga lloji i vet për Bullgarinë për mbirjen e farave. Me të çdo një familje mund të rrisë  në kushte shtëpie gjatë gjithë vitit një ushqim tepër shëndetësor-të farërave të mbira bile dhe të kërpudhave në një çmim simbolik prej rreth dy leva në muaj. Këto ushqime janë të dëshmuara se janë të shëndetshme dhe të dobishme, më tepër për fëmijët. Në bazë të të gjithë treguesve makina është më e mirë në moment por dhe më e lirë, jo vetëm në Bullgari, por dhe në botë. Ideja, e cila e motivon Ljudmillin gjatë punimit të mikrofermës është që ajo të mos të jetë angazhuese dhe e pranishme për çdo një shtëpi:

Снимка

Kjo është diçka si mini sistem hidroponik për shtëpinë. Ai është i krijuar, që të mund tu lejojë njerëzve të zakonshëm të prodhojnë filiza ose të mbira vet në shtëpi. Vihen farërat dhe një elektronikë precize kujdeset që të ketë gjithmonë një sasi të nevojshme ajri dhe lagështi në kontejner. Farërat fillojnë të zhvillohen rriten dhe pas kësaj mund të hahen. Dihet se ky është një ushqim shumë i dobishëm. E gjithë historia filloj rreth djalit tim. Kur ai qe rreth 2 vjeç e gjysmë, ju prishën dhëmbët dhe gjendja qe pa shpresë. Dentistja thoshte se nuk mund të rregullohen. Kurse unë vendose se mundet dhe pasi bëra një studim, e kuptova se, të mbjellat përmbajnë shumë minerale dhe enzime dhe se me ndihmën e tyre trupi mund të remineralizohet. E krijove këtë makinë dhe filluam ti japim sallata. Ai vet donte të ushqehet me to. Për 8 muaj gërryerjet ndaluan plotësisht, u zhdukën që të gjitha njollat dhe gropat e krijuara nëpër dhëmbë. Atëherë e kuptova, se kjo me të vërtetë është një ushqim çudibërës. Dentistja tha se, një precedent i tillë nuk ka pasur më përpara në praktikën e saj dhe se nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë një gjë të tillë. Po, për mua është fakt, të cilin e kam dokumentuar me fotografi. Atëherë e kuptova se, mikrofermë duhet të ketë në çdo shtëpi. Kjo është me rëndësi, më në veçanti për fëmijët, sepse nga njëra anë, gjendja me dhëmbët tek ta është katastrofave. Së dyti , sepse ky është një ushqim shumë i lirë-për 2 leva në muaj njeriu mundet ta prodhojë dhe të ketë në shtëpi çdo ditë në tavolinë një kupë të tërë me mbirje të tilla.

Снимка

Mikroferma është e krijuar të punojë me një ndërhyrje minimale-elektronika kujdeset për çdo gjë, dhe nuk është fare e nevojshme  që njeriu të ketë njohje nga fusha e bujqësisë, që të mund të punoj me të. Ajo mund të punojë rreth 10 ditë me një mbushje, me fjalë të tjera njeriu mundet qetësisht të shkojë në pushim, kurse makina do të punojë më vete gjatë asaj kohe. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar nga cilësia e produkteve ushqimore, të cilët i përdorin dhe i kuptojnë dobitë nga mënyra e jetës së përshtatur me natyrën. Kjo tendencë vihet re dhe në kërkimin e mikrofermave:

Rrethi i njerëzve, të cilët e blejnë këtë makinë është nga ata, të cilët e kanë tejkaluar ushqimin e zakonshëm shëndetësor dhe e kanë kuptuar se nuk ka sesi të jesh i shëndetshëm duke blerë gjëra plot me nitrate, pesticide ose janë GMO. Çdo një herët ose vonë arrin deri tek konkluzioni se duhet të rrisë ushqimin vet. Ai që ka kopsht-mirë, por për njerëzit në qytet kjo makinë është alternativa e vetme të rritet ushqim pa kimikate në të. Kemi bërë furnizime drejt Anglisë, Gjermanisë, Greqisë...Tani për tani kryesisht u kemi dërguar bullgarëve. E blerë njëherë makina do të punojë minimum 5 vjet. Po kaq po punon prototipi. Nuk do të ketë nevojë prej pajisjesh të posaçme ose diçka e cila nuk mund të gjendet jashtë shtetit, pohon Egov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: www.mikroferma.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD