Përpara 4 vjetëve Ljudmill Egov shpik një makinë të vetme për nga lloji i vet për Bullgarinë për mbirjen e farave. Me të çdo një familje mund të rrisë në kushte shtëpie gjatë gjithë vitit një ushqim tepër shëndetësor-të farërave të mbira bile dhe të kërpudhave në një çmim simbolik prej rreth dy leva në muaj. Këto ushqime janë të dëshmuara se janë të shëndetshme dhe të dobishme, më tepër për fëmijët. Në bazë të të gjithë treguesve makina është më e mirë në moment por dhe më e lirë, jo vetëm në Bullgari, por dhe në botë. Ideja, e cila e motivon Ljudmillin gjatë punimit të mikrofermës është që ajo të mos të jetë angazhuese dhe e pranishme për çdo një shtëpi:
Kjo është diçka si mini sistem hidroponik për shtëpinë. Ai është i krijuar, që të mund tu lejojë njerëzve të zakonshëm të prodhojnë filiza ose të mbira vet në shtëpi. Vihen farërat dhe një elektronikë precize kujdeset që të ketë gjithmonë një sasi të nevojshme ajri dhe lagështi në kontejner. Farërat fillojnë të zhvillohen rriten dhe pas kësaj mund të hahen. Dihet se ky është një ushqim shumë i dobishëm. E gjithë historia filloj rreth djalit tim. Kur ai qe rreth 2 vjeç e gjysmë, ju prishën dhëmbët dhe gjendja qe pa shpresë. Dentistja thoshte se nuk mund të rregullohen. Kurse unë vendose se mundet dhe pasi bëra një studim, e kuptova se, të mbjellat përmbajnë shumë minerale dhe enzime dhe se me ndihmën e tyre trupi mund të remineralizohet. E krijove këtë makinë dhe filluam ti japim sallata. Ai vet donte të ushqehet me to. Për 8 muaj gërryerjet ndaluan plotësisht, u zhdukën që të gjitha njollat dhe gropat e krijuara nëpër dhëmbë. Atëherë e kuptova, se kjo me të vërtetë është një ushqim çudibërës. Dentistja tha se, një precedent i tillë nuk ka pasur më përpara në praktikën e saj dhe se nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë një gjë të tillë. Po, për mua është fakt, të cilin e kam dokumentuar me fotografi. Atëherë e kuptova se, mikrofermë duhet të ketë në çdo shtëpi. Kjo është me rëndësi, më në veçanti për fëmijët, sepse nga njëra anë, gjendja me dhëmbët tek ta është katastrofave. Së dyti , sepse ky është një ushqim shumë i lirë-për 2 leva në muaj njeriu mundet ta prodhojë dhe të ketë në shtëpi çdo ditë në tavolinë një kupë të tërë me mbirje të tilla.
Mikroferma është e krijuar të punojë me një ndërhyrje minimale-elektronika kujdeset për çdo gjë, dhe nuk është fare e nevojshme që njeriu të ketë njohje nga fusha e bujqësisë, që të mund të punoj me të. Ajo mund të punojë rreth 10 ditë me një mbushje, me fjalë të tjera njeriu mundet qetësisht të shkojë në pushim, kurse makina do të punojë më vete gjatë asaj kohe. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar nga cilësia e produkteve ushqimore, të cilët i përdorin dhe i kuptojnë dobitë nga mënyra e jetës së përshtatur me natyrën. Kjo tendencë vihet re dhe në kërkimin e mikrofermave:
Rrethi i njerëzve, të cilët e blejnë këtë makinë është nga ata, të cilët e kanë tejkaluar ushqimin e zakonshëm shëndetësor dhe e kanë kuptuar se nuk ka sesi të jesh i shëndetshëm duke blerë gjëra plot me nitrate, pesticide ose janë GMO. Çdo një herët ose vonë arrin deri tek konkluzioni se duhet të rrisë ushqimin vet. Ai që ka kopsht-mirë, por për njerëzit në qytet kjo makinë është alternativa e vetme të rritet ushqim pa kimikate në të. Kemi bërë furnizime drejt Anglisë, Gjermanisë, Greqisë...Tani për tani kryesisht u kemi dërguar bullgarëve. E blerë njëherë makina do të punojë minimum 5 vjet. Po kaq po punon prototipi. Nuk do të ketë nevojë prej pajisjesh të posaçme ose diçka e cila nuk mund të gjendet jashtë shtetit, pohon Egov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: www.mikroferma.com
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..