Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Integrimit Evropian i Malit të Zi Igor Lukshiç erdhi për një vizitë pune në Bullgari. Vetë ai e caktoi vizitën e tij si një provë të rëndësisë së madhe të marrëdhënieve të Malit të Zi me Bullgarinë. Dhe me të vërtetë, Bullgaria është vendi i parë, që vizitohet nga shefi i diplomacisë së Malit të Zi gjatë vitit 2016. Rastësisht apo jo, gjatë ditës së parë të bisedimeve të Lukshiçit në Sofje mediat e Malit të Zi shpallën se qeveria në Podgoricë ka ofruar , tashmë zyrtarisht, kandidaturën e tij për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.
Bisedimet në Sofje i caktuan marrëdhëniet dypalëshe si tradicionalisht të mira, por që kanë nevojë për modernizim të bazës së tyre juridike. Vendosmëria e dy shteteve për të përballuar prapambetjen në këtë drejtim u ripohua nga nënshkrimi i Marrëveshjes dypalëshe për sigurinë sociale. Me këtë dokument jo vetëm anulohen rregullat e vjetra në këtë sferë, të miratuara në mes të shekullit të kaluar, gjatë vitit 1957, por hapet gjithashtu një derë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve, pasi ruhen sigurimet e tyre sociale dhe shëndetësore në atdhe. Mendohet se marrëveshja do ta lehtësojë Malin e Zi në bisedimet e tij për anëtarësim në BE sipas kapitullit 19 të lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në këtë kuptim nënshkrimi i saj mund të interpretohet gjithashtu si përkrahje ndaj perspektivës evropiane të vendit. Pritet që Bullgaria dhe Mali i Zi të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme në fushën e arsimit, turizmit dhe të investimeve.
Vizita e Lukshiçit në Sofje koincidoi gjithashtu me një moment, kur perspektiva e Malit të Zi për t’u aderuar në NATO është një temë shumë e ndjeshme. Pasi gjatë dhjetorit të vitit 2015 shteti i vogël ballkanik u ftua për t’u bashkuar me aleancën, Rusia paralajmëroi se në rast se kjo ndodh ajo do të ndërpresë të gjitha projektet me të. Gjysmë muaj para fillimit të bisedimeve për aderimin, gjatë bisedimeve me Lukshiçin në Sofje Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Mitov siguroi se pasi marrëveshja për anëtarësim në NATO nënshkruhet, Bullgaria do të jetë ndër vendet e para, të cilat do ta ratifikojnë. Kështu qeveria në Sofje ripohoi qëndrimin e saj tashmë të njohur se anëtarësia e Malit të Zi në NATO “nuk është rrezik për Rusinë, por ajo do të forcojë demokratizimin dhe stabilitetin e shtetit ballkanik dhe kështu do të kontribuojë për stabilizimin dhe demokratizimin e tërë regjionit.”
Ministri Mitov i premtoi homologut të tij malazez gjithashtu bashkëpunim në sektorët e drejtësisë dhe të energjetikës.
Vizita e Ministrit të Malit të Zi në Bullgari është pjesë gjithashtu e një kornize prej kontaktesh bilaterale. Sot, gjatë ditës së dytë të kësaj vizite, Sofja do të jetë mikpritëse e një takimi joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Takimi në kryeqytetin bullgar i ministrave të jashtëm dhe i zyrtarëve të tjerë nga regjioni tregon se më shumë se 20 vjet pas themelimit të tij procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore vazhdon të jetë i gjallë dhe të forcojë bashkëpunimin e pjesëmarrësve në përballimin e sfidave, pa pasur rëndësi nëse vendet janë anëtare apo jo të BE-së dhe të NATO-s. Kurse një prej këtyre sfidave sot është përballimi i problemeve të lidhura me fluksin e madh të refugjatëve, të cilët kalojnë përmes regjionit.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..