Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbase nuk do të pranojë idenë e Orbanit për mur nëpër kufirin me Greqinë

БНР Новини
Foto: BTA
Një javë pasi u drejtoi apel Bullgarisë dhe Maqedonisë të ngrenë murr rreth kufirit me Greqinë për frenimin e fluksit të migracionit, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Bullgarinë. Në Sofje ai ftoi kryeministrin Bojko Borisov më 15 shkurt të marrë pjesë në takimin e vendeve nga katërshja e Vishegradit /Hungaria,Polonia,Çekia dhe Sllovakia/ e thirrur për formimin e një pozite të përbashkët, të cilën grupi ta mbrojë ditë më vonë në mbledhjen e Këshillit Evropian, kushtuar fluksit të migracionit. Nga deklaratat e Orbanit kuptohet se ai pret nga Bullgaria një bashkëpunim të mundshëm mbi këtë çështje.
 
Kryeministri Borisov dëgjoi argumentet e kryeministrit Orban me kuptim. Gjatë drejtimit të të dyve, Bullgaria dhe Hungaria u bënë disa nga shtetet e para, të cilat pavarësisht nga kritikat e ashpra, ngritën rrethime rreth kufijve me fqinjët e vet, kurse sot, pavarësisht dhe me dallime në nuancat, mirëmbajnë pozita të përafërta. Jo rastësisht, pas bisedimeve të veta me Orbanin, Borisovi ripohoi tezën e vet se, Evropa duhet të mbyllë menjëherë kufijtë e vet të jashtëm për emigrantë, derisa të mund të strehohen ata të cilët tanimë janë të pranuar në territorin e saj. Dhe e bën me një bindje të plotë duke shënuar se,pasi ka mbrojtur këtë pozitë në disa këshilla evropiane pa i vënë veshin ndokush, sot Finlanda, Suedia dhe shtetet të tjera tanimë po kthejnë emigrantë.
 
Por vet Borisovi bëri një dallim të rëndësishëm midis vetes së vet dhe Orbanit duke theksuar se, kryeministri hungarez ka vepruar në mënyrë më bindëse prej tij duke e rrethuar vendin e vet shumë shpejt. Ky ndryshim pa dyshim që do të ndihet, bile në mënyrë më të ndjeshme  dhe sa i përket idesë për ndërtimin e “sistemit rezervë kufitar” kundra emigrantëve në bazë të vijës Bullgari-Maqedoni. Dhe kjo është kështu, sepse kryeministri Borisov mbase nuk do të gjejë mjaft vendosmëri, që të mund të ndërtojë murrë rrethues nëpër kufirin me Greqinë, e cila në ndryshim nga Turqia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe të Shengenit. Për aplikimin e një mase të ngjashme ka dhe një sërë argumentesh të tjera racionale. Si dhe më parë, ideja për ndërtimin e rrethimeve nëpër kufijtë në Bashkimin Evropian ka një përkrahje të dobët. Shtetet nga Bashkimi Evropian , të cilat aktualisht po ushtrojnë kontroll mbi kufijtë e jashtëm, e bëjnë përmes masave mbrojtëse pa një ndërtim të mureve. Pjesërisht nëpër kufijtë e Greqisë bashkimi aplikon një frenim të presionit të migracionit, përmes një misioni kolektiv të agjencisë FRONTEKS, në të cilën merr pjesë dhe Bullgaria- me një anije policore në rajonin e ishullit Lesbos, por dhe me një prani në operacionet tokësore të agjencisë evropiane përmes nëpunësve për një vërejtje kufitare dhe specialistë për vendosjen e kombësisë dhe marrjen e gjurmëve të gishtave. Përveç kësaj, pasi gjatë vitit të kaluar Bashkimi Evropian ndërmori masa për kufizimin e fluksit të migracionit përmes Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit tetor FRONTEKS e paralajmëroi Bullgarinë të përgatitet për një sulm të ri të refugjatëve, por nga ana e Turqisë.
 
Gjatë kohës së vizitës së vet në Sofje, kryeministri hungarez përsëri shprehu përkrahjen e  plotë të vendit të tij për pranimin e  kandidaturës të Bullgarisë për në Shengen. Sipas Viktor Orbanit, kundrejt Bullgarisë aplikohen masa të dyfishta, dhe Brukseli duhet të pohojë se Sofja ka punuar më mirë sa i përket krizës me refugjatët dhe “ në qoftë se Evropa kërkon të jetë korrekte, duhet të propozoi anëtarësi të Bullgarisë në Shengen, në qoftë se, “Bullgaria është dakord të hyjë në një institucion, i cili aktualisht po vdes”. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, përpara të cilave aktualisht është drejtuar hapësira e Shengenit, Bullgaria po vazhdon të jetë e interesuar nga aderimi ndaj saj, por e vërteta është se nuk e pranojnë për shkak të problemeve me korrupsionin dhe superioritetin e ligjit, dhe jo për shkak të mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë në sistemin gjyqësor dhe rendin e brendshëm është një ripohim të këtyre rezervave, kurse muri rreth kufirit me një vend-anëtar të Shengenit, siç është Greqia, vetëm mund të shtojë edhe me një nga kundërshtarët të hyrjes së saj në hapësirën për lëvizjen e lirë të njerëzve.
 
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD