Afrо 279 mijë veta kanë vizituar Muzeun Kombëtar Historik dhe filialet e tij gjatë vitit të kaluar, bënë të ditur nga Qendra e shtypit pranë Ministrisë së Kulturës. Më i vizituar nga filialet e tij është Kisha mesjetare e Bojanës – monument në Listën e UNESKO-s për trashëgiminë kulturore botërore. Rreth 49 700 veta, pjesa dërmuese prej të cilëve janë të huaj, kanë pasur mundësinë ta frekuentojnë gjatë vitit 2015. Përafërsisht 35 mijë turistë kanë shkruar në kishën “Shenjtorët Teodor Tiron dhe Teodor Stratilat” në fshatin Dobërsko, e cila shquhet me pikturat e saj – murale. Turistët kanë shfaqur interes edhe ndaj filialeve të tjera të muzeut – ndaj Manastirit në Zemen dhe vaporit “Radecki”.
Më shumë për aspektet në veprimtarinë e muzeut gjatë vitit të kaluar tregon drejtori i tij prof. Bozhidar Dimitgrov.
“Në fillim të vitit të kaluar Muzeu Kombëtar Historik u ngarkua nga udhëheqja e larte e shtetit me detyrën të rivendosë dy simbole të rëndësishme të shtetësisë bullgare: kurorat e mbretërve dhe mbretëreshave bullgare dhe Bazilikën e madhe në Pliska – kisha më e madhe në Evropë deri në shekullin e XIV. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të IX, është shkatërruar nga turqit në fund të shekullit të XIV. Godina e saj është e gjatë 102 metra, është e gjerë 30 metra. Është ndërtuar me blloqe të mëdha guri në formë kuadrati, me peshë deri në gjysmë tonë. Ka inspiruar fuqi dhe respekt ndaj shtetit bullgar. Është shkatërruar deri në themele, kur Mithad pasha në shekullin e XIX filloi ndërtimin e hekurudhës midis qyteteve Ruse – Varna. Para pak kohe filloi rivendosja e saj, përpara kësaj u bënë studime arkeologjike sipas kërkesave ndërkombëtare. Kur restaurohet një godinë, këto studime arkeologjike duhet të jenë përfunduar në 100%. Kështu që ato u përfunduan më 1 nëntor dhe atëherë filloi restaurimi me gurë nga guroret origjinale të përdorur në kohën e mbretit Boris I Pagëzori. Ndërkohe praktika ndërkombëtare rekomandon, nëse është e mundshme të përdoret metoda anestiloza. Ajo nënkupton që të përdoren detajet e gurta dhe prej tullave nga ndërtesat e vjetra.”
Ekipi ka mbledhur gurë rreth bazilikës dhe manastirit afër saj dhe ka vlerësuar se 10% prej materialit që do të përdoret mund të ai i vjetri. Vigjilja e Krishtlindjeve u ka sjellë atyre surprizë. Në njërin prej transmetimeve të tij televiziv Bozhidar Dimitrov ka shpjeguar, se dihet nga historia se blloqet e gurta nga bazilika me urdhër të Mithad pashës janë përdorur për ndërtimin e hekurudhës.
“Gjatë transmetimit tjetër ma morën në telefon dy dëgjues me interesa ndaj historisë. Njeri prej tyre bile ka shkruar librin “Historia e transportit hekurudhor në Bullgari”. Dhe ai më tha, se vërtetë Mithad Pasha i ka përdorur këta gurë, pa i copëtuar, për ndërtimin e stacioneve të trenit dhe pajisjeve përgjatë hekurudhës. Më dhanë listën e objekteve, për të cilat dihet, se janë ruajtur deri tani ose janë në gjendje të rrënuar. Ato ishin braktisur në kohën e komunizmit, kur lokomotivat me avull janë ndërruar me lokomotiva elektrikë ose me naftë. Kur shkoja atje dhe i pashë u habita, vërtetë këta ishin gurët nga Pliska. Kryeministri urdhëroi që Ministri i Transportit Moskovski të lidhet me Ministrin e Kulturës Vezhdi Rashidov që këta gurë të merren. Ata janë disa mijëra kubikë dhe sipas mendimit të arkitektit i cili ka bërë projektin për rivendosjen e bazilikës, do të përdoret rreth 70 % prej materialit të vjetër. Në praktikë ajo do të rimëkëmbet kryesisht me gurët që kanë qenë në të në kohën e mbretit Boris.”
Gjatë vitit të kaluar qeveria lëshoi 500 mijë leva (250 mijë euro) për rimëkëmbjen e kishës. Sivjet priten akoma 600-700 mijë. Përveç kësaj prof. Dimitrov ka ndërmarrë një fushatë të gjerë donatore. Në të dhurojnë qindra bullgarë nga vendi dhe nga jashtë, rusë, që kanë ardhur të jetojnë në Bullgari. Dy mjekë bullgarë jashtë shtetit – Petko Spiridonov dhe Galja Koleva, çdo muaj dërgojnë përqindje prej pagës së tyre, Patriku Ekumenik gjithashtu ka bërë dhurim.
“Nuk kërkoj shuma të mëdha, e kam thënë jo një herë në televizion, le të bëjmë si hebrenjtë, të cilët kur fillojnë të ndërtojnë sinagogë ftojnë sa më shumë njerëz me shuma të vogla. Kështu secili do të dijë, se ka 5 tulla ose tre gurë në të” – shënoi Bozhidar Dimitrovi.
Dhurues janë bërë dhe fëmijët nga Shkolla fillore “Kirill Hristov” në qytetin Stara Zagora. “U lidha me drejtorin dhe e pyeta: çfarë janë këto para? Ai u përgjigj, se fëmijët kanë vendosur çdo ditë të dërgojnë nga 1 levë nga parat që kanë për mëngjes. Kështu që shkoja në Stara Zagora dhe mbajta një ligjëratë para fëmijëve në shenje falënderimi” – rrëfen historiani.
Për restaurimin e kurorave për të cilat u bë fjalë, me mjete të dhuruara u rikrijua kurora, të cilën Inokentij i III ia kishte dhuruar mbretit bullgar Kallojan (1197-1207). Këtë kurore e kanë mbajtur të gjithë mbretërit bullgarë pas tij, përfshi edhe atë të fundit Ivan Shishman. Para pak kohe muzeu u pasurua edhe me një kurore mbretërore trake.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Wikipedia dhe Bulfoto
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus"...