Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës bullgarë ndërtuan shkollë për fëmijë ganezë

БНР Новини
Foto: Езикова гимназия „Пейо Яворов” в гр. Силистра

Kur njeriu ka ëndrra dhe në të vërtetë dëshiron, që ato të realizohen, rrugë gjithnjë ka. Në këtë na bind historia e klasës së 11 “a” të Gjimnazit me Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja “Pejo Javorov” në qytetin Silistra me udhëheqëse Kremena Radoeva. Në sajë të përpjekjeve të tyre sot 78 fëmijë ganezë nga rajoni Vollta mësojnë në dhoma të reja të klasës. Gjithçka filloi me ardhjen e mësuesit amerikan të gjuhës angleze Majkëll Pelehaç dhe takimin e tij me të rinjtë bullgarë, të cilët besojnë se mund të ndryshojnë botën. Mirëpo, si ky amerikan erdhi në Bullgari dhe me çfarë mbresa mbetën nxënësit e tij bullgarë?

Për këtë na tregon Doroteja Deçeva – nxënëse e Gjimnazit: “Majkëll Pelehaç është një mësues amerikan vullnetar i programit “Fullbrajt”. Kur erdhi në shkollë, ai zgjodhi klasën tonë. Në mësimet e anglishtes ai na tregonte për analfabetizmin në botë, për bamirësinë e kështu me radhë. Nxënësit e klasës sonë e respektuan si një njeri i organizuar, i cili mbron parimet e tij dhe i cili synon te qëllimet e tij.”

Mirëpo, pse ky vullnetar zgjodhi pikërisht Bullgarinë?

“Dëshira e tij ishte të punojë në një vend i cili nuk ka popullaritet ndër amerikanët. Shumë prej bashkatdhetarëve të tij edhe nuk dinë ku ndodhet Bullgaria. Mirëpo, ai arriti të tregojë, se në vendin tonë ka njerëz të mirë dhe zemërbardhë, të cilët janë gati të ndryshojnë botën” – rrëfen Doroteja Deçeva.

Në bllogun e tij Majkëll Pelehaç tregonte, se ky udhëtim i lejon atij të gërshetojë shumë gjëra prej të cilave është i preokupuar si udhëtime, njohja me kultura të ndryshme, arsimi, dëshira t’u ndihmojë të tjerëve. Kjo prirje e brendshme lindi gjatë udhëtimeve të tij nëpër kontinente të ndryshme, ku ai hasi peripeci dhe përjetoi mungesa të ndryshme, të cilat çdo ditë i përjetojnë shumë njerëz në botë.

Mësuesi amerikan dhe fëmijët bullgarë të përkrahur nga mësuesit e tyre, nga të afërmit dhe miqtë i vënë vetes si detyrë, që për 25 ditë të grumbullojnë 25 mijë dollarë amerikan për ndërtimin e një shkolle të fëmijëve të Ganës. Për më tepër se rroga minimale në Bullgari për vitin e kaluar ishte 211 dollarë amerikanë. Në shikim të parë detyra ishte tepër ambicioze. Si fëmijët i reaguan idesë së mësuesit të tyre të anglishtes Majkëll Pelehaç? Vallë a ishin të bindur, se ajo ishte realiste? Këtyre pyetjeve iu përgjigjet prapë nxënësja Doroteja Deçeva:

“Në fillim kishim një qëndrim skeptik ndaj idesë. Asnjeri nuk besonte se për 25 ditë do të arrijmë të grumbullojnë 25 mijë dollarë. Mirëpo, gjetëm përkrahje dhe kështu filluam të besojmë, se do të realizojmë idenë.”

Nxënësit grumbulluan mjetet nëpërmjet koncerteve bamirëse dhe tregjeve, llogarive speciale bankare të reklamuara në mediat amerikane dhe bullgare, një video në gjuhët angleze dhe bullgare. Fushata nisi më 31 mars të vitit 2015. Në fund të afatit të treguar shuma e grumbulluar arriti 28 780 dollarë amerikan. Vendosën, që mjetet e grumbulluara mbi shumën e caktuar të shfrytëzohen për kualifikim të mësuesve afrikanë. Njerëzit nga Vollta u përfshin në këtë nismë me punë vullnetare në ndërtimin e shkollës. Kështu sot në sajë të nismës së nxënësve bullgarë dhe mësuesit vullnetar amerikan në Ganën e largët 78 fëmijë vendës disponojnë një godinë të re, ku mund të mësojnë. Në një nga muret e godinës ka një pllakë përkujtimore me një mesazh nga fëmijët e qytetit bullgar Silistra: “U kushtohet njerëzve të zakonshëm, të cilët mund të bëjnë ndryshime jo të zakonshme.”

“Të gjithë nga klasa mendojnë, se realizimi i kësaj nisme na bëri njerëz më të mirë. I treguam botës, se gjithçka është e mundshme, mjafton vetëm motivacioni dhe përkrahja” – shpjegon Doroteja Deçeva. Përsa iu përket qortimeve të disa njerëzve, se njeriu më parë duhet të rregullojë jetën e vet dhe pas kësaj t’u ndihmojë të tjerëve, vajza e re mendon:

“Njerëzit, që kanë qëndrim negativ ndaj botës dhe vetëm qortojnë të tjerët, nuk meritojnë vëmendje. Më e rëndësishmja është e mira, të cilën e ka bërë njeriu, pa menduar për kë është. Kryesorja është që ditë pas dite bota të bëhet një vend më i mirë për jetë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gjimnazi “Pejo Javorov” në qytetin Silistra



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD