Kur njeriu ka ëndrra dhe në të vërtetë dëshiron, që ato të realizohen, rrugë gjithnjë ka. Në këtë na bind historia e klasës së 11 “a” të Gjimnazit me Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja “Pejo Javorov” në qytetin Silistra me udhëheqëse Kremena Radoeva. Në sajë të përpjekjeve të tyre sot 78 fëmijë ganezë nga rajoni Vollta mësojnë në dhoma të reja të klasës. Gjithçka filloi me ardhjen e mësuesit amerikan të gjuhës angleze Majkëll Pelehaç dhe takimin e tij me të rinjtë bullgarë, të cilët besojnë se mund të ndryshojnë botën. Mirëpo, si ky amerikan erdhi në Bullgari dhe me çfarë mbresa mbetën nxënësit e tij bullgarë?
Për këtë na tregon Doroteja Deçeva – nxënëse e Gjimnazit: “Majkëll Pelehaç është një mësues amerikan vullnetar i programit “Fullbrajt”. Kur erdhi në shkollë, ai zgjodhi klasën tonë. Në mësimet e anglishtes ai na tregonte për analfabetizmin në botë, për bamirësinë e kështu me radhë. Nxënësit e klasës sonë e respektuan si një njeri i organizuar, i cili mbron parimet e tij dhe i cili synon te qëllimet e tij.”
Mirëpo, pse ky vullnetar zgjodhi pikërisht Bullgarinë?
“Dëshira e tij ishte të punojë në një vend i cili nuk ka popullaritet ndër amerikanët. Shumë prej bashkatdhetarëve të tij edhe nuk dinë ku ndodhet Bullgaria. Mirëpo, ai arriti të tregojë, se në vendin tonë ka njerëz të mirë dhe zemërbardhë, të cilët janë gati të ndryshojnë botën” – rrëfen Doroteja Deçeva.
Në bllogun e tij Majkëll Pelehaç tregonte, se ky udhëtim i lejon atij të gërshetojë shumë gjëra prej të cilave është i preokupuar si udhëtime, njohja me kultura të ndryshme, arsimi, dëshira t’u ndihmojë të tjerëve. Kjo prirje e brendshme lindi gjatë udhëtimeve të tij nëpër kontinente të ndryshme, ku ai hasi peripeci dhe përjetoi mungesa të ndryshme, të cilat çdo ditë i përjetojnë shumë njerëz në botë.
Mësuesi amerikan dhe fëmijët bullgarë të përkrahur nga mësuesit e tyre, nga të afërmit dhe miqtë i vënë vetes si detyrë, që për 25 ditë të grumbullojnë 25 mijë dollarë amerikan për ndërtimin e një shkolle të fëmijëve të Ganës. Për më tepër se rroga minimale në Bullgari për vitin e kaluar ishte 211 dollarë amerikanë. Në shikim të parë detyra ishte tepër ambicioze. Si fëmijët i reaguan idesë së mësuesit të tyre të anglishtes Majkëll Pelehaç? Vallë a ishin të bindur, se ajo ishte realiste? Këtyre pyetjeve iu përgjigjet prapë nxënësja Doroteja Deçeva:
“Në fillim kishim një qëndrim skeptik ndaj idesë. Asnjeri nuk besonte se për 25 ditë do të arrijmë të grumbullojnë 25 mijë dollarë. Mirëpo, gjetëm përkrahje dhe kështu filluam të besojmë, se do të realizojmë idenë.”
Nxënësit grumbulluan mjetet nëpërmjet koncerteve bamirëse dhe tregjeve, llogarive speciale bankare të reklamuara në mediat amerikane dhe bullgare, një video në gjuhët angleze dhe bullgare. Fushata nisi më 31 mars të vitit 2015. Në fund të afatit të treguar shuma e grumbulluar arriti 28 780 dollarë amerikan. Vendosën, që mjetet e grumbulluara mbi shumën e caktuar të shfrytëzohen për kualifikim të mësuesve afrikanë. Njerëzit nga Vollta u përfshin në këtë nismë me punë vullnetare në ndërtimin e shkollës. Kështu sot në sajë të nismës së nxënësve bullgarë dhe mësuesit vullnetar amerikan në Ganën e largët 78 fëmijë vendës disponojnë një godinë të re, ku mund të mësojnë. Në një nga muret e godinës ka një pllakë përkujtimore me një mesazh nga fëmijët e qytetit bullgar Silistra: “U kushtohet njerëzve të zakonshëm, të cilët mund të bëjnë ndryshime jo të zakonshme.”
“Të gjithë nga klasa mendojnë, se realizimi i kësaj nisme na bëri njerëz më të mirë. I treguam botës, se gjithçka është e mundshme, mjafton vetëm motivacioni dhe përkrahja” – shpjegon Doroteja Deçeva. Përsa iu përket qortimeve të disa njerëzve, se njeriu më parë duhet të rregullojë jetën e vet dhe pas kësaj t’u ndihmojë të tjerëve, vajza e re mendon:
“Njerëzit, që kanë qëndrim negativ ndaj botës dhe vetëm qortojnë të tjerët, nuk meritojnë vëmendje. Më e rëndësishmja është e mira, të cilën e ka bërë njeriu, pa menduar për kë është. Kryesorja është që ditë pas dite bota të bëhet një vend më i mirë për jetë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gjimnazi “Pejo Javorov” në qytetin Silistra
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..